web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Asgjësohen 14000 bimë kanabis

25 Gusht 2016, 12:58, Aktualitet CNA

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe forcat e FNSH-së ka asgjësuar rreth 14.000 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Në operacion u përfshi edhe Guardia Di Finanza. Në ndihmë të këtij operacioni, në bazë të 6 kordinatave të ardhura nga monitorimi nga ajri nga Guarda Di Financa, u evidentuan 6 parcela ku u asgjësuan rreth 14.000 bimëve narkotike, në Kodrat e fshatit Kalivaç, Njësia Administrative Krahës.

Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga