web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokuroria hetoi 3 muaj policët ne Ersekë, dyshime për lidhje me kultivuesit e kanabisit

25 Gusht 2016, 11:19, Aktualitet CNA

Dyshimet mbi persona të policisë të përfshirë në kultivimin e kanabisit në zonën e Ersekës në Korçës kanë bërë që Prokuroria e Korçës në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, prej tre muajsh të vënë nën hetim punonjës policie të implikuar si të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Burime pranë grupit hetimor, konfirmojnë se në bazë të disa informacioneve të siguruara në rrugë operativa, punonjës të policisë po bashkëpunonin me kultivues të bimëve narkotike në një zonë malore pranë fshatrave Qinam dhe Radovickë në Ersekë. Janë të njëjtat burime që bëjnë me dije se, efektivët e përfshirë në këtë veprimtari kriminale i përkasin nivelit të ulët.

Sipas gazetës Sot, mësohet se punonjësit e përfshirë janë tre inspektorë të zonës, ku e gjet e mbjellë sasia prej 17.550 rrënjë kanabis sativa. Inspektorët kanë patur për detyrë që të raportonin tek eprorët e tyre për parcelat e mbjella me kanabis, por edhe pse kanë patur dijeni për mbjelljen e lëndës narkotike ata nuk kanë raportuar. Ndërsa Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë ë Brendshme ka nisur verifikimet e disa drejtuesve të komisariatit të Ersekës dhe Drejtorisë së Policisë së Korçës në lidhje me veprimet që ata kanë ndërmarrë. Aksioni për asgjësimin e bimëve narkotike u zhvillua tre ditë më parë dhe përveç sekuestrimit të rreth 17 550 rrënjëve me kanabis nuk pati asnjë person të arrestuar apo të shpallur në kërkim. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se aksioni është dekonspiruar dhe autorët kanë përfituat duke u larguar në drejtim të pa ditur.

Një operacion i mbajtur sekret për të shmangur rrjedhjen e informacionit dhe dekonspirimin e veprimeve policore ka nisur në orët e para të mëngjesit të 22 gushtit. Për herë të parë gjatë këtij viti  organizohet një operacion anti-kanabis me bashkëpunimin e Prokurorisë, Shërbimi Çështjeve të Brendshme Administrative, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt dhe Drejtorisë së Policisë Korçë.

Operacioni për arsye të sekretit hetimor është mbajtur i fshehtë duke mos e njoftuar policinë lokale të komisariatit të Ersekës, pasi ekzistonin dyshime se punonjës policie të këtij komisariati kanë bashkëpunuar me trafikantët. Në orët e para të mëngjesit trupat e FNSH dhe oficerë gjyqësore të Prokurorisë dhe SHÇBA pas një udhëtimi në terren të vështirë malor kanë mbërritur në zonën e mbjellë me kanabis. Sipërfaqja e mbjellë me kanabis ndodhet në një terren të thellë malor, në kufi të tre rretheve Kolonjë-Përmet-Skrapari. Operacioni për gjetjen dhe asgjësimin e lëndës narkotike zgjati rreth 24 orë. Ndërsa sasia e bimëve narkotike te asgjësuar nga policia është 17550 mije rrënjë. Burime nga Policia e Shtetit konfirmojnë se janë ngritur dyshime të forta se narko-trafikantët kanë bashkëpunuar me oficerë të policisë lokale kundrejt shumave të mëdha në para. Policët e implikuar në rastin në fjalë dyshohet se u kanë dhënë garanci trafikantëve se nuk do preken gjatë aksioneve policore në këmbim të pagesave të majme. Po ashtu policët e implikuar kanë fshehur informacionin për vendndodhjen e parcelave me kanabis dhe kanë raportuar të dhëna të rreme tek eprorët e tyre. Ata akuzohen se kanw dekonspiruar çdo lëvizje të policisë te trafikantët. /Citynews.al





06:41 Aktualitet

Triotol autobuzit

Nje autobuzi ne kryeqytet i eshte vendosur lende plasese. Po...

Lajmet e fundit nga