web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto/ Gëlltiti 40 thika, sepse i pëlqente shija e tyre

21 Gusht 2016, 20:20, Aktualitet CNA

Jarnail Singh nga Guardaspur i Indisë, i është nënshtruar një operimi emergjent, për t?ia hequr 40 thika që i kishte në bark.

Brenda një periudhe kohore prej dy muajsh, 42-vjeçar i kishte përpirë këto mjete të mprehta, vetëm sepse i pëlqente shija që lëshonin.

Pasi i është bërë fotografimi me rreze X, mjekët kanë gjetur se ai ka një masë të fortë në stomak që ka marrë formën e tumorit.

Një grup prej 20 mjekësh, e kanë kryer me sukses operimin për pesë orë, për t?ia nxjerrë këto objekte që i shkaktonin dhimbje të mëdha.

Nuk dihet se si ia ka dalë ai t?i përpijë thikat, e të mos pësojë ndonjë prerje në fyt apo në pjesët tjera të trupit.





Lajmet e fundit nga