Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Zgjedhjet për Kryebashkiakun e Dibrës duket se po trajtohen jo vetëm si një test nga opozita dhe mazhoranca, por edhe si një tregues force. Kur kanë mbetur 3 javë nga data kur mbi 50 mijë dibranë do të votojnë për zgjedhjen e qytetarit numër 1 të Bashkisë së Peshkopisë, tonet mes palëve duket se do të ashpërsohen, po kështu edhe makineria zgjedhore.
Opozita me problemet e saj ka hyrë në këtë proçes me një nga figurat më dinjitoze të Grupit të saj Parlamentar, Sherefedin Shehun, i cili në 2013 u mandatua si deputet nga të njëjtët qytetarë që më 11 shtator do t?I duhet të votojnë për postin e Kryebashkiakut. Opozita nuk ka se çfarë humb në këtë betejë zgjedhore, për faktin se në 2015-ën, Bashkia e Dibrës u fitua nga Shukri Xhelili, i mbështetur nga koalicioni ASHE i drejtuar nga PS, por i shkarkuar pas një skandali seksual, ku për një vend pune, kërkonte favore seksuale.
Në anën tjetër, PS ka përzgjedhur në garë një mjek, Muharrem Rama, kandidaturë e cila erdhi pas asaj të Kreut të Tatimeve të Bashkisë së Dibrës, emri i të cilit u lakua si kandidat zyrtar, por më pas PS u tërhoq nga ky vendim, duke nxjerrë si kandidat një mjek. Veç lojrave me kandidatët dhe kostos që ka nga ish-Kryebashkiaku Xhelili, PS hyn në këtë proçes me probleme të shumta në koalicion, veçanërisht me LSI-në, e cila deri më tani nuk është shprehur në mbështetje të kandidatit socialist, madje asnjë nga funksionarët lokalë të kësaj partie, nuk është angazhuar në fushatën e tij.
Në kushte të tilla duket se përballja e 11 Shtatorit, nëse do të respektohen standardet zgjedhore dhe do të ketë rregulla të pastra loje, favorizon dukshëm Sherefedin Shehun, i cili mbështetet zyrtarisht nga 12 parti, ndërkohë që 6 të tjera, nuk arritën të regjistroheshin zyrtarisht si pjesë e koalicionit opozitar, por kanë shprehur mbështetje të plotë ndaj kandidatit të PD-së.
Por nga mënyra sesi po trajtohen zgjedhjet e 11 Shtatorit, vështirë që PS të pranojë humbjen, aq më tepër në një bashki që e fitoi 1 vit më parë me kandidaturën e Shukriut. Dyshimet janë se me kalimin e ditëve, në fushatën e PS mund të angazhohen drejtues të administratës lokale, të institucioneve lokale, jo vetëm të Bashkisë së Dibrës, por edhe Bashkive në kufi me të. Fakti që fushata e PS në Dibër drejtohet nga ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, ngreh dyshime se në mbështetjen e kandidatit Muharrem Rama mund të rreshtohen ato që quhen drejtorët milionerë, por që realisht janë drejtuesit e OSHEE.
Po kështu dyshimet janë që me kalimin e ditëve dhe ofrimin e datës së zgjedhjeve, në mbështetje të kandidatit të propozuar nga Rilindja, mund të angazhohen edhe institucionet e tjera si Tatimet, kjo edhe për faktin se drejtuesi i tyre, u përfol si një kandidat deri në momentin e fundit, çka do të thotë se me një urdhër partiak, angazhimi i administratës që drejton është 100 % i sigurtë.
Partia Demokratike denoncoi presionet që po ushtrohen ndaj arsimtarëve, pavarësisht se në reagimin e Ministrisë së Arsimit kjo u konsiderua si shpifje. Pavarësisht se kush do të rezultojë fitues më 11 Shtator, zgjedhjet në Bashkinë e Peshkopisë, janë një gur prove për Qeverinë Rama në aspektin e garancive për respektimin e standardeve zgjedhore. Nëse për një bashki, që nuk konsiderohet e nivelit të parë, do të ketë tentativa për të manipuluar rezultatin, për të blerë vota, apo për të angazhuar administratën shtetërore përmes presioneve, atëherë ajo që mund të ndodhë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare është e paimagjinueshme. /citynews/
Tonet e fushatës për zgjedhjet e 11 Shtatorit për postin e K...
Policia e Lezhës ka reaguar mbi incidentin e ndodhur mes dy ...
WASHINGTON : Në natën mes datave 20-21 gusht 1968, Çekosllov...
Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, por që sipas policisë...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një komenti në rr...
Maxhoranca parlamentare tërhiqet edhe nga neni 6 që censuron...
Nga Andi BushatiNjë nismë idiote për censurimin e mediave që...
Kryetari i Partisë Demokratike, Menduh Thaçi do të merret në...
Fundjava Ndryshe ka postuar në rrjetin social FB një video n...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka reaguar pas akuzave...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vijon pushimet, ndërkohë që ...
Ndërtimi pa leje i një kati pallati në mes të Tiranës nga nd...
Zbardhur e vërteta e videos ku një polic rrugor qëllon me gr...
Policia e Durrësit bën të ditur se rreth mesnatës, në lagjen...
Ka reaguar ministrja e Arsimit Lindita Nikolla fill pas akuz...
Policia e Durrësit po punon për identifikimin dhe kapjen e a...
Tek Gjiri Lazit mësohet se është mbytur ndërsa lahej në det ...
Frika e humbjes së zgjedhjeve në bashkinë e Dibrës, mësohet ...
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.B. ...
Policia Rrugore e Durrësit arrestoi në flagrancë Gentjan Frr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...