web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arratisja e shtetasit turk nga Rinasi/Policia: Ja si qëndron e vërteta!

8 Gusht 2016, 19:25, Aktualitet CNA

 

Policia e Tiranës ka sqaruar çështjen e shtetasit turk në aeroportin e Rinasit, për të cilën Partia Demokratike tha se është arratisur, megjithëse ishte në listën e personave që i ndalohej hyrja në territorin shqiptar.

Policia pranon se shtetasi turk ka arritur të largohet nga mjediset e aeroportit, ndërkohë që oficeri i policisë po plotësonte dokumentacionin përkatës. Sipas policisë, shtetasi I.E nuk rezulton i shpallur në kërkim, por ai nuk justifikonte qëllimin e udhëtimit.

?Sot më datë 08.08.2016 ka ardhur nga Stambolli për në Shqipëri shtetasi turk I. E. Pas intervistimit nga Policia Kufitare, këtij shtetasi i është refuzuar hyrja për Shqipëri pasi nuk justifikionte qëllimin e udhëtimit.

Sipas procedures ai u transferua përkohësisht në zonën e tranzitit deri në përfundim të procedurave për kthimin e tij në Stamboll.

Gjatë kohës që ky shtetas qëndronte në këtë zonë, duke përfituar nga fluksi i madh i pasagjerëve ka dalë duke kaluar tek zona e kontrollit të pasagjerëve dhe më pas ka hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Dokumentat e identifikimit të shtetasit turk ndodhen tek oficeri i Policisë kufitare pasi oficeri po plotësonte dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu theksojmë se motivi i refuzimit paraprak i hyrjes në Shqipëri ishte mungesa e arsyes bindese të udhëtimit.

Ky shtetas nuk rezulton person në kërkim apo me probleme me drejtësinë.

Vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e shoqërimin e shtetasit turk për ta dërguar drejt Turqisë?, thuhet në njoftimin e policisë.

/citynews/





Lajmet e fundit nga