web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhet dëshmia e peshkatarit Italian/Më ofruan 5 mijë euro për të transportuar drogën

8 Gusht 2016, 19:12, Aktualitet CNA

Më dhanë 5 mijë euro për të transportuar drogën nga Shqipëria drejt Italisë. Është kjo dëshmia e dhënë nga 51 vjeçari Ivano Palermo, të cilit në barkën e peshkimit Guardia Di Finanza i gjeti dhe i sekuestroi 120 kg lëndë narkotike, e cila ishte ngarkuar në brigjet shqiptare.

Mediat italiane shkruajnë se 51 vjeçari ka rrëfyer para hetuesve italianë se një shqiptar e ka lidhur në telefon me trafikantët, të cilët i kanë premtuar edhe shumën prej 5 mijë euro për transportin e lëndës narkotike.

Sasi e drogës së sekuestruar, me çmimin e tregut arrin në 1 milionë euro.

Dëshmia e 51 vjeçarit është dhënë para Gjykatës në Leçe. /citynews/





Lajmet e fundit nga