web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Loja e Ilir Metës me Ministritë/Çfarë po kërkon Kreu i LSI nga Edi Rama

8 Gusht 2016, 16:45, Aktualitet CNA

Ilir Meta, aleati kryesor i Edi Ramës në qeverisjen e vendit, duket se me presionin e ushtruar për largim nga koalicioni dhe krijimin e një qeverie teknike, ka pasur vetëm një qëllim, të shtojë influencën e LSI-së në Kabinetin Qeveritar, ose të ketë nën kontroll Ministri që do t?i shërbenin në zgjedhjet e ardhshme.

Filozofia mbi të cilën LSI ka operuar që nga krijimi i saj ka qenë e qartë dhe e thjeshtë, sa më shumë punësime në administratë, aq më shumë vota në zgjedhje pro saj. E gjithë kjo mënyrë e rritjes politike të një partie që u krijua në 2004 pas një çarjeje të disa politikanëve të asaj kohe me PS-në për shkak të përplasjeve për pushtet me Fatos Nanon, në ditët e sotme herë ka prodhuar barcaleta politike dhe herë shprehet përmes këngëve që i kushtohen Ilir Metës.

Duket se edhe lëvizjet e fundit të Ilir Metës në prag të miratimit të  reformës në drejtësi kanë pasur një synim të qartë, vendosjen e Edi Ramës nën presion dhe marrjen prej tij të një hapësire më të madhe në qeveri, që përkthehet në më shumë vende pune dhe si përfundim më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme.

Nëse i referohemi marrëveshjes së 1 Prillit mes Ramës dhe Metës, një nga pikat e saj, është ajo që LSI nuk mund të marrë drejtimin e atyre Ministrive që ka drejtuar në kohën e Qeverisë Berisha.

Por kjo i krijon kushtet Metës, që mund të kërkojë Ministrinë e Arsimit, e cila pothuajse ka të njëjtat asete njerëzore sikundër Shëndetësia, të cilën e drejtoi përgjatë mandatit të dytë të qeverisë Berisha. Provat se arsimtarët mund të përdoren në fushatë në mbledhje votash janë dhënë në 2007-ën, ku megjithëse ishin zgjedhje vendore, ministri i asaj kohe, Genc Pollo, arriti të kishte sukses me votat e partisë, që përktheheshin në mandate këshilltarësh bashkiakë dhe komunarë. Pra nisur edhe nga filozofia mbi të cilën funksionon LSI, një Ministri e tillë do ti shërbente shumë partisë së drejtuar nga Meta për të mbledhur vota, pse jo për të rritur punësimet dhe në përfundim për të shpresuar në një sukses elektoral. Ministria e Arsimit ka qenë një kërkesë e hershme e LSI-së edhe gjatë qeverisjes me demokratët, por atëherë nuk iu aprovua asnjëherë nga ish-Kryeministri Berisha.

Por një tjetër dikaster po me kaq shumë peshë në burimet njerëzore është Ministria e Mbrojtjes. Kjo ministri veç hapësirës që krijon në aspektet e punësimeve, ka një avantazh tjetër mbi asestet apo objektet që ka nën zotërim, që nisin me repartet ushtarake apo Uzinat Ushtarake, të cilat në pjesën më të madhe të tyre janë në fazë privatizimesh apo dhënie me qira. Kjo të bën të mendosh se edhe Ministria e Mbrojtjes mund të jetë një nga institucionet që mund të kërkohet me ngulm nga LSI

Variant i 3-të është që Ilir Metës t?i ofrohet Ministria e Brendshme, kjo me synimin e vetëm që ai të jetë si garant mes PS dhe PD për garancinë e procesit zgjedhor. Pra nisur nga fakti se Meta dhe LSI po trajtohen nga opozita si pjesa e përkëdhelur e pushtetit, Rama mund të përdorë skemën që Ministrinë e Brendshme t?ia lërë LSI-së, duke marrë garancitë se opozita do të hyjë në zgjedhje dhe nuk do të pranojë rezultatin.

Përkundrejt këtyre varianteve, LSI ndoshta është e gatshme të heqë dorë qoftë nga Ministria e Transporteve ashtu edhe nga ajo e Integrimit. Për të parën, sikundër është raportuar Meta ka kërkuar largimin e Haxhinastos për shkak të përplasjeve të brendshme, megjithëse ato s?janë zbardhur ndonjëherë. Por edhe për një arsye tjetër, pasi tashmë Ministria e Transporteve nuk ka më peshën që ka pasur më parë në aspektin e fondeve, kjo për shkak se gjithçka po operohet përmes projekteve rajonale, të cilat financohen nga FOndi Shqiptar i Zhvillimit dhe përgjegjës në Qeveri për këtë aspekt është zv.Kryeministri Niko Peleshi. /citynews/





Lajmet e fundit nga