Elbasan, përmbyset zetori, humb jetën fermeri
Një 66-vjecar ka humbur jetën, pasi është zënë poshtë mjetit...
Aktivet e sistemit bankar janë rritur me rreth 11 miliardë lekë, apo rreth 1% në gjashtëmujorin e parë të vitit, në raport me dhjetorin 2015, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë.
Por, si janë investuar ato? Paratë, që grumbullojnë nga depozituesit, bankat i investojnë kryesisht, duke i depozituar në bankën qendrore, duke i vendosur në institucionet financiare jashtë, duke blerë letra me vlerë të qeverisë, apo duke dhënë kredi për bizneset dhe individët.
Deri vitin e kaluar, dy format e preferuara ishin vendosja e parave në institucionet financiare jashtë dhe në Bankën e Shqipërisë (kjo e fundit sidomos në gjysmën e dytë të vitit), duke lënë mënjanë kreditimin e ekonomisë, ndërsa dhe blerja e letrave me vlerë u reduktua, pasi qeveria emetoi eurobondin 450 milionë euro në nëntor të 2015-s. Në 2015-n, investimet në Bankën qendrore dhe bankat e huaja u rritën përkatësisht me 40 dhe 22 miliardë lekë, ndërsa huaja për ekonominë ra me 9 miliardë lekë, dhe portofoli i veprimeve me letrat me vlerë u reduktua me 20 miliardë lekë. Ndonëse më pak fitimprurëse, bankat vitin e kaluar zgjodhën të kryejnë investime më të sigurta, duke mos ?preferuar? të kreditojnë ekonominë.
Muajt e parë të 2016-s e kanë ndryshuar tërësisht këtë sjellje të bankave, të cilat nuk i kanë investuar më paratë jashtë, apo në bankën qendrore, por po i kthehen kredisë dhe blerjes së letrave me vlerë të qeverisë.
Pas vërshimit të parave të lira në tremujorin e katërt tek Banka Qendrore, kjo e fundit vendosi të mbyllë edhe këtë rubinet të të ardhurave, duke e bërë normën negative të euros në -0.55%, si një mjet ?presioni? që bankat të përqendrohen në kreditimin e ekonomisë. Si rrjedhojë, marrëdhëniet me bankën qendrore ranë me 30 miliardë lekë në qershor (-20%), në raport me dhjetorin 2015.
Bankat nuk kanë preferuar as të vendosin paratë jashtë në institucionet financiare, një zgjedhje kjo që kishte qenë mjaft e preferuar vitet e fundit, teksa bankat me kapital perëndimor pas 2010-s ulën ekspozimin në tregun shqiptar, në procesin e njohur si ?deleveraging?. Ky zë është rritur vetëm me 3 miliardë lekë, apo 1.5% për 6 mujorin në raport me fundin e 2015-s, nga 19 miliardë lekë (11%), që ishte rritja për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Një zhvillim pozitiv ka qenë rritja e kredisë për ekonominë. Në fund të qershorit,, zëri ?Huaja dhënë sektorit privat dhe individëve? u rrit me 13 miliardë lekë, apo rreth 2.41% në raport me dhjetorin 2015. Një vit më parë, Huaja dhënë sektorit privat ra me 1.5% me bazë vjetore në 2015-n, apo me 9.1 miliardë lekë (65 milionë euro). Treguesi i huas i raportuar tek aktivet e sistemit bankar është neto, duke hequr efektin e fshirjes së kredive të humbura nga bilancet e bankave. Kjo ishte performanca më e dobët historike e kredisë në sistemin bankar. Huaja bruto ndërkohë ra me 2.4% në 2015-n.
Në muajt e parë të 2016-s rritjen më të lartë e ka shënuar huaja afatmesme dhe ajo afatgjatë dhe ajo për pasuritë e paluajtshme.
Një tjetër alternativë e preferuar investimi në gjysmën e parë të këtij viti ka qenë dhe blerja e letrave me vlerë të qeverisë, ndonëse dhe yield-i i letrave me vlerë ka rënë ndjeshëm (në ankandin e fundit yield-i 1 vjeçar ishte 1.28%). Zëri ?Veprime me letrat me vlerë? është rritur me gati 30 miliardë lekë, pas rënies me 20 miliardë lekë vitin e kaluar.
Ngushtimi i alternativave të investimit, rënia e interesave, por dhe rritja e shpenzimeve për provigjione bënë që fitimi i sistemit bankar të binte me 39% për 6 mujorin. /monitor/
Një 66-vjecar ka humbur jetën, pasi është zënë poshtë mjetit...
Moti i keq ka rrezikuar mbytjen e një jahti gjerman në plazh...
Dy persona kanë mbetur të plagosur, pasi mjeti me të cilin a...
Policia e Sarandës ka sekuestruar rreth 70 kg lëndë narkotik...
Një pikë karburanti në Fushë-Prezë është grabitur mëngjesin ...
Në vitin 1985, Banka e Shqipërisë ka prodhuar një kartmonedh...
Alfred Qefalia, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë,...
Kreu i LZHK Dashamir Shehi, në intervistën e tij për të gaze...
...
Bashkia e Tiranës po ndëshkon zonën e Laprakës. Kështu shkru...
Prokuroria do të jetë institucioni që do të pësojë me shumë ...
Xhudistja Majlinda Kelmendi nuk ndalet… Ajo është kualifikua...
Të gjithë ata që kanë parashikuar të bëjnë disa ditë pushime...
Kosova ka shprehur gadishmërinë për të ndihmuar familjet e p...
Një 32-vjecare është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ...
Në shtypin shqiptar është përmendur disa herë fisi Kalash i ...
Interneti mbush 25 vjeç. Ky zhvillim është meritë e fizikant...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidh...
Partia Republikane nuk po gjen asnjë mjet për të frenuar kan...
Kapen në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër 4 shtetas të...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...