E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Nga Ben Andoni
Në ditët tona po vjen si një paradoks i madh përballja e qytetarit të thjeshtë shqiptar me forcën politike që e përfaqëson. Po i drejtohemi argumentit rreth shtresave, që identifikohen logjikisht më shumë me të Majtën. Në këtë logjikë, për vit e më shumë, dhe sidomos vjen e bëhet më e theksuar në kohën e zgjedhjeve, që një qytetar ta kuptojë se partia që i drejtohet për votën është ideologjikisht e Majtë apo e Djathtë. Tollovia e qëndrimeve ideologjike dhe tezave shpesh pa përmbajtje, që kanë bërë të dyja partitë në të 26ta vitet e fundit, ka treguar se politikanët më shumë predikojnë në një miks qëndrimesh mes dy drejtimeve dhe shpesh çuditshëm. Për t?u shënuar është se me sistemin e sotëm zgjedhor, kryetarët e dy partive kanë tagrin për të vendosur në rekrutimin e deputetëve të tyre, e me këtë rast dhe formësimin e ideologjisë së partive të tyre, që më së pari thjesht prej këtyre zgjedhjeve tregon se ata, vetë, nuk ?dinë? se çfarë përfaqësojnë.
Shembulli më i qartë është PSja mbushur me të pasur dhe biznesmenë, por edhe me njerëz që janë larg interesit të shtresave të gjera të popullsisë. Dhe, mjafton të dëgjosh artikulimet e tyre për të mos kuptuar realisht se kë përfaqësojnë sot ata që de jure kanë marrë mandate si të Majtë! Në një element, mbase nuk mund ta fajësosh shumë Shqipërinë, pasi e Majta shqiptare është një nga hallkat më të dobëta të Familjes së të Majtës evropiane, që në shekullin XXI është duke u gjendur përballë mungesës së një ideje të qartë në qëndrimin kundër kapitalizmit dhe globalizimit. Kësaj i shtohet dhe kakofonia e zërave dhe opinionet e ngritura nga mediat sociale, të cilat kanë krijuar e do të krijojnë votues, që s?kanë asnjë lidhje me ideologjinë. E ashtuquajtura e Majta shqiptare, falë një qëndrimi pa sens në jo pak raste, e ka humbur krejt mbështetjen shpirtërore të klasave jo të pasura si logjikë, që nga ana tjetër votojnë thjesht individin e partisë sesa ideologjinë që i përfaqëson. Të themi është bërë një sport interesash të ngushta sesa ideologji mendimi dhe shprehje.
Që e Majta është larg interesit të thjeshtë të njerëzve, e kupton nga qëndrimi i saj sa i përket aspektit ekonomik. Shumë specialistë të ekonomisë flasim e pretendojnë në matricat e Shqipërisë në ekonominë e tregut, kur ndërkohë që prona private, themeli i saj ka ende një mal përpara që të formalizohet, të trashëgohet, të shitet e kështu me radhë. Shteti ynë social, që duhej të përfaqësonte PSja, e votuar masivisht, nuk mund të bëhet shtet social pa u bërë më parë shtet i së drejtës dhe ligjit. Një element, që për hir të së vërtetës sapo e dha një sinjal pozitiv në përfshirjen për të kaluar Reformën e Drejtësisë. Qeverisja e z.Rama, paçka mundësisë së papërsëritshme të përsëritjes së atij rezultati votimi pati mundësinë për reforma rrënjësore ekonomike afatgjata në të mirë të gjithë shqiptarëve, por deri më sot ka dështuar shpesh me rënien e të ardhurave buxhetore të parashikuara, por edhe me problemet e mëdha të shpenzimeve qeveritare.
Dhe, për më tepër, mungesën e politikave të Majta të qeverisë e kupton nga rëndësia që u jepet çështjeve që kërkon interesi publik. Kjo qeveri është krejt e shurdhër ndaj kauzave mjedisore, jo rrallë atyre të të drejtave themelore të njeriut dhe qytetarit të thjeshtë, mbrojtjes së hapësirës publike, shkollimit të të varfërve, politikave sociale ndaj moshave të treta, ekspansionit arrogant të kapitalit etj. E Majta, nga ana tjetër, duhej të identifikohej dhe të ndihte të drejtat dhe interesat e punëtorisë, një gjë që jo vetëm s?e ka bërë, por me politikën e vet s?ka lënë asnjë shteg për lëvizjen e sindikalizmit, që e rrënoi edhe agresioni dashakeq ideologjik i së Djathtës në Shqipëri. Dhe, sot, mbrojtja institucionale e punëtorit dhe njeriut të thjeshtë është gati si një nocion i pazbatueshëm. Të marrësh shembujt e punëtorëve të naftës, atyre të të tjerëve në fusha të ndryshme, ku shteti i sotëm më shumë ka punuar hapur kundër tyre, për të ndihur qarqe të pasurish.
E, nga ana tjetër, e Majta shqiptare me politikat e saj është edhe krejt larg zbatimit të reformave që do të ndihte përmirësimin e jetës së njeriut të thjeshtë, votuesin potencial të saj. Të kujtojmë shërbimin shëndetësor falas të proklamuar nga qeveria ?Rama? dhe të kujtosh se peshën specifike sot e kanë mjekësia private, arsimimi, mungesa e politikave për rininë etj., e kupton se e Majta shqiptare është jo vetëm cinike, por deri përbuzëse me masat e saj, që e kanë zgjedhur. Në një farë mënyre, ajo është në trendin e sotëm të këtij zhvillimi kapitalist ku nuk prodhohen vetëm të papunë, por edhe njerëz që nuk gjejnë dot punë ose, më rëndë, që as nuk u afrohet fare punë. Me pak fjalë, nëse e Majta nuk arrin të identifikohet me shtresat në nevojë, të dëgjojë interesat e tyre, t?ua zbusë taksat dhe të mos bëjë akrobaci reformash, apo të lërë në burg njerëzit e varfër që nuk paguajnë dritat dhe të marrë me të mirë vetëm biznesmenët, nuk ka arsye të ekzistojë.
Ashtu si, në fakt, edhe nuk ekziston më realisht, përveçse de jure, për sloganet e një partie që pret zgjedhjet e tjera, thjesht për të sunduar në interes të një grupi të vogël njerëzish. Në një nga fjalimet e tij, kryetari i Partisë Socialiste, kryeministri Rama tha se reformat që po ndërmerr qeveria e tij përcaktojnë fatin e një gjenerate të tërë! Fjalë të mëdha, por që duhet t?i kujtohet se ai s?është kryeministër epokash, ai është thjesht kryeministri i radhës, që me politikat e Majta të ideologjisë së partisë së tij, kinse të Majtë, duhet të ndihmojë njerëzit që të mos kenë frikë nga drejtimi i tij dhe t?i lërë të jetojnë në suazën e ideologjisë së tyre natyrore. Kaq, nëse ka më ende të Majtë shqiptare e nuk po i ngulin dhe gozhdët e fundit për ta degdisur në një rrugë nga e cila është vështirë për t?u kthyer./ Gazeta Shqiptare
Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta shprehën...
Denion Meidani, djali i ish-Presidentit Rexhep Meidani, vijo...
Shqipëria solidarizohet dhe shpreh gatishmërinë për të ndihm...
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar s...
Alepo këto ditë është për banorët e saj një ferr në tokë. Mi...
Një kështjellë gjigande mesjetare ka dalë në shitje.Castel V...
Nga Alban DaciJam dakord se jemi në politikë e për rrjedhojë...
Gjendet trupi i pajetë i një personi në landfillin e Sharrës...
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Ambasadori austriak ...
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi në një intervist...
Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Klodiana Shala, ka...
Çdo kush është viktimë potenciale e fantazmave, megjithatë n...
Kryeministri Edi Rama vijon pushimet me familjen e tij në vi...
Një familje me 5 anëtarë janë gjetur të vdekur në Pensilvani...
Rëndohet bilanci i viktimave si pasojë e motit të keq në Maq...
Partia Demokratike i kërkon Qeverisë të kompensojë çdo bagët...
Policia greke arrestoi në orët e para të mëngjesit të sotëm ...
Vizita dhe pushimet e ish-Kryeministrit britanik Tony Blair ...
Policia Kufitare këshillon përdoruesit e mjeteve lundruese p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...