Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Alban DACI
Figura e Skënderbeut zë një vend të veçantë në historinë botërore e shqiptare. Ai është trajtuar më së shumti si një strateg i madh, si një ndër gjeneralët më të mëdhenj të gjithë kohërave. Megjithatë, Skënderbeu ka edhe një dimension tjetër që nuk njihet shumë. Ai ishte një ndër intelektualët më të mëdhenj të kohës së tij, një njeri shumë dimensional e mund të konsiderohet pa frikë si një filozof. Ai ishte i lidhur ngushtë me dijen, zotëronte disa gjuhë të huaja. Historia njeh si politolog të rrallë Makiavelin i cili është pas periudhës së Skënderbeut. Shkrimet e tij për shtetin dhe politikën mendohet se janë frymëzuar në oborret e Firences, por unë tashmë jam i bindur se një frymëzues i rëndësishëm i Makiavelit ka qenë edhe Skënderbeut që ishte shumë i njohur në Vatikan, Romë dhe në Republikat italiane.
Nëse Makiaveli njihet si themeluesi i Shkencave Politike. Unë, jam i bindur se themeluesi i vërtetë ishte Skënderbeu dhe Makiaveli ka qenë nxënësi i tij. Dallimi themelor mes Skënderbeut dhe Makiavelit është se i pari ishte teoricient i shkencave politike dhe lider. Pra, Skëndërbetu i kishte të gjitha mundësitë që teoritë e ti për politikën dhe qeverisjen ti vendoste në zbatim. Ndërsa, Makiaveli mbetet vetëm një mbledhjes i analizave politike të princave dhe tiranëve. Megjithatë ka një dallim të madh mes Makiavelit dhe Skënderbeut. Nëse fjalimi i rrallë para princave para vdekjes është i vërtetë i botuar i marrë nga autori Stephan Zannovich me titull ?Le Grand Castriotto d?Albanie, Histoire? i botuar në vitin 1779 nga shtëpia botuese J.J. Kesler, Frankurt, atëherë ne duhet të interesohemi edhe për një dimension tjetër të rëndësishëm të Skënderbeut, atë një politologu të vërtetë dhe të një filozofi shumë dimensional me orientim të qartë demokratik që është për tu pasur zili edhe në ditët e sotme. Nëse lexohet me kujdes ky fjalim, atëherë mund të themi se: edhe modeli amerikan i demokracisë apo edhe ajo franceze ka një orientim të fortë të Skënderbeut. Fjalimi i Skënderbeut para vdekjes me princat e tij është një leksion i vërtetë mbi Shtetin e së Drejtës, mbi demokracinë, mbi liritë dhe të drejtat e njeriut e mbi të gjitha për marrëdhëniet fetare në lidhje me shtetbërjen. Ndër të tjera në fjalimin e tij Skënderbeut thotë: ? Nuk është sipërfaqja e vendit ajo që bën një fron të respektueshëm, por aftësia e atij që ulet mbi të?. Me këtë Skënderbeut tregon rëndësinë që ka lidershipi për një vend, Kjo frazë është shumë e rëndësishme për një vend si Shqipëria, që ka një histori të madhe, potenciale të mëdha që kalojnë kufijtë e saj. Skënderbeut na jep një leksion të rëndësishëm kundër censurës duke pohuar, se ajo nuk duhet të justifikohet për asnjë arsye, as për të mopolizuar pushtetin.
Kjo pjesë është mjaft aktuale edhe sot, që shtypi shqiptar është në një krizë të thellë për shkak se kontrollohet nga pushteti që e përdor si vegël personale. Ja çfarë thotë Skënderbeut për censurën: ?Krijoni vendshkrime të paçensuruara në të gjithë sipërfaqen e mbretërisë ku mund të publikohen të gjitha padrejtësitë dhe dhuna që mund të ushtrohen nga drejtuesit e krahinave tuaja?. Me ketë pjesë Skënderbeut flet hapur për atë që quhet sot e drejta e mendimit të lirë dhe liria e fjalës. Madje, ai u bën kërkesë qytetarëve që ta mbrojnë dhe ta përhapin fjalën e lirë. Një leksion tjetër mjaft të rëndësishëm që na jep Skënderbeu në fjalën e tij që është edhe mjaft intelektuale është fakti se ai i kushton një rëndësi të veçantë drejtësisë. Madje, na këshillon që Drejtësia të jetë parësore.
Duke parë historinë e konceptit të drejtësisë në shtetformimin tonë, mund të themi se nuk e kemi dëgjuar aspak këshillën e Skënderbeut. Ja çfarë shkruan ai për drejtësinë: ?Kur sapo të keni marrë drejtimin e pushtetit, ju do të kujdeseni për Drejtësinë, e cila është themeli i të gjitha virtyteve?. Sot, pas 500 vitesh shqiptarët flasin pikërisht për reformën në drejtësi dhe mundësinë që ajo të pengohet nga persona që nuk e duan atë. Skënderbeut flet edhe për një problem tjetër mjaft aktual të Shqipërisë. Ai flet pikërisht për tranzicionin ekonomik që sot po përjeton Shqipëria dhe ka goditur shtresën e mesme, ose bizneset e vogla dhe të mesme. Skënderbeu për shtresat e mesme ekonomike: ?Ju do të mbroni artizanët, si njerëzit më të dobishëm të zonave të pushtetit tuaj, dhe do të parandaloni shtypjen e tyre nga pasanikët?. Një leksion tjetër mjaft i rëndësishëm i Skënderbeut është ajo që sot njihet indiferenca e politikës ndaj qytetarëve e shkëputja e politikanëve nga realiteti social. Politikanët shqiptar duket mes qytetarëve duke bërë premtime e takime vetëm në kohë fushatash.
Ndërsa Skënderbeu këshillon që politikanët dhe drejtuesit duhet të jenë të ndjeshëm ndaj të varfërve dhe personave nën nevojë. Izolimi i një politikani nga realiteti social sipas Skënderbeut e bën atë të konsiderohet armik i popullit dhe tiranë. Ja çfarë shkruan Skënderbeut për këtë gjë: ? Krenaria dhe luksi i bën pasanikët të pandjeshëm ndaj fatkeqësive të varfërve, të cilët nuk kanë as tituj (grada) e as mbështetje. Duhet të jeni të butë dhe të dashur me njerëzit tuaj ; dukuni shpesh mes tyre, bisedoni me ta, pyesni ata nëse dëshirat tuaja për drejtësi janë ekzekutuar nga ministrat tuaj. Princi që qëndron i mbyllur me oborrtarët e tij shikohet nga populli i tij si armik dhe tiran?Dëgjoni ankesat dhe kërkesat e popullit tuaj me qetësi sa që ti frymëzoni besim atij për t?ju ndihmuar të korrigjoni abuzimet dhe fatkeqësitë e shtetit?. Leksionet e Skënderbeut janë shumë të rëndësishme edhe për marrëdhëniet fetare dhe për tolerancën fetare. Madje, mund të themi se Skënderbeut ka qenë shumë hapa para në këtë drejtim deri në ditë e sotme, sepse më parë feja nuk përbente prioritet në studimet e marrëdhënieve mes popujve. Skënderbeu ndalon persekutimet, mos tjetërsimin e besimit dhe respektimin e atyre që kanë besim të ndryshëm? Ja çfarë thotë ai në lidhje me këtë temë: ?Kujdesuni që Kombi juaj të rritet nëpërmjet fesë katolike, por mos persekutoni asnjeri që ta ndjekë atë me detyrim. Dielli, që është shëmbëllimi i Perëndisë, shkëlqen pa dallim për turkun ashtu si për të krishterin?. Po ashtu ai ndalon që atëherë luftën e Jihadit, ose kryqëzatat e duke i konsideruar të gjithë ata që luftojnë për fe si mashtrues që kërkojnë të përdorin Zotin për interesa personale?.
Çfarë perle kjo pjesë për ditët që ne përjetojmë e për të gjitha format e terrorizmit që duan të justifikojnë makabritetet e tyre në emër të Perëndisë. Skënderbeu na jep një leksion të rëndësishëm për një tjetër argument që sot është në ditët e tij më të vështira. Ai na jep leksion për meritokracinë. Nëse sot ka diçka që është cenuar thellë si vlerë njerëzorë apo një koncept bazë për të zhvilluar një demokraci të shëndoshë është pikërisht meritokracia, që tashmë është kapur për fyti nga politizimi ekstrem. Ja cfarë thotë Skënderbeut për meritokracinë: ?Mbroni meritën dhe shpërblejeni atë kudo që ajo ndodhet?./citynews
Ekonomia shqiptare vazhdon të përjetojë një nga vitet më të ...
Autokracitë nuk kanë vend në Bashkimin Europian. Këtë nuk e ...
Nga YLLI DYLGJERI/ Skandal me prostitute ne Brazil !?Kjo esh...
...
Karloq, Boll na u shite si një njeri me parime të lartë mora...
Të dhënat e siguruara nga Boldnews.al tregojnë se disa media...
Problematika e marrëdhënieve mes dy aleatëve qeverisës, PS-L...
Disa grupe radikale kroatësh në qytetin e Kninit, kanë djegu...
Ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse dhe policisë, pas nj...
Pasi aksidentoi një 48-vjeçar këmbësor në aksin Pogradec-Qaf...
Prokuroria e Vlorës ka përgatitur kërkesën për dhënien e mas...
Nga Mero BazeBerisha dhe Basha janë të qartë dhe të sinqertë...
Kam dy javë që nuk shoh dhe s’dëgjoj asnjë lajm me përjashti...
Organet ligjzbatuese italiane këto ditë kanë ndërmarrë një f...
Çdokush që kalon kohë në pjesën klases punetore të Amerikës ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...