Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nga Spartak Ngjela
Përsëri po i gjejnë bishta votimit të ligjit organik të vetingut, prandaj po rrotullohen për të krijuar sërish krizë. Kanë frikë nga drejtësia dhe hetimi intensiv i pavarur. Ky është fakti. Por sërish ligji do të votohet. Dhe ja ç’po ndodh sakaq:
Te korruptuarit janë kundër Amerikës, dhe brenda tyre flasin sikur janë kundër ambasadorit amerikan Donald Lu; janë kundër Bashkimit Europian, dhe me shtypin e tyre flasin sikur janë kundër ambasadores Vllahutin dhe jo BE-së. Turp! Nuk u rriten dot derëzestë; kanë mbetur kalamaj.
Qaramanë; që shkuan në rresht për të votuar, nuk thanë asnjë fjalë, dhe tani thonë se na dëmtuan “ata që dolën nga rreshti”. Domethënë, po thone të vërtetën; sepse kuptohet që, që të gjithë këta qaramanë, me Saliun në krye, shkuan në votim më 21 korrik se ambasadori amerikan i kishte bërë rreth 100 vota. Dhe po kaq janë gati edhe për votimin e muajit gusht.
Por, kur ishit kaqë trima, pse votuat?
Ideja e fshehur e tyre është kjo: “për faktin që Reforma kalonte me anë të ‘renegateve’, u detyruam edhe ne që ta votojmë”. Por Saliu na tha që suksesi ishte i PD-së; prandaj, ç’hyjnë këtu ‘renegatet’?
Kalamaj… As atë që duhet ta fshehin, nuk rrinë dot pa e thënë. Pastaj dëgjojmë se “deputetët e PD-së janë kërcënuar me zarfa nga ambasadori amerikan në Tiranë prandaj e votuan Kushtetuten”.
Vetëm primitivët e kanë ditur të vërtetën kërcënim. Sigurisht, kështu ka qenë për ta, por jo sot. Kush ka frike nga e vërteta, ka llogari me të. Politika amerikane ka shkruar në letrën brenda zarfit, atë që kanë bërë birboret: domethënë të vërtetën. Aaa… keni frikë nga e vërteta? Fatkeqësi për juve dhe jo, as për të vërtetën dhe as për ambasadorin amerikan. Është po kjo arsye që i shtyn këta të thonë ndërkaq se po mbrojnë “sovranitetin e shtetit”.
Pse, ndihmën që politika amerikane po u jep shqiptarëve për t’i shpëtuar nga korrupsioni shtetëror dhe krimi i irganizuar, ju e quani cenim të sovranitetit të shtetit shqiptar? Pse trembeni? Trembeni sepse nuk e keni të vërtetën me vete. Sovraniteti i shtetit shqiptar ka marrë fund atëherë kur shteti u grabit dhe u përdor si vegël nga korrupsioni.
Çdo gabim ka kosto. Pse, shqiptarët ju thanë juve që t’i vidhni, t’i poshtroni dhe t’i detyroni të lënë vatrën e tyre? Jo, kjo ka qenë zgjedhja juaj.
Reforma në Drejtësi është shpenzim i madh, sepse ka të bëjë me identifikimin e krimit në Shqipëri. Domethënë me të vërtetën. Keni të vërtetën kundër, zotërinj, dhe jo Amerikën!
Koha kërkon shpronësimin tuaj, dhe kjo do të bëhet. Por, në lidhje me këtë, cila do jetë e vërteta që do shpallet? Janë rreth 800 milionë dollarë të përvetësuara nga mundi shqiptar, që mendohet se FBI i ka gjetur dhe do t’ua kthejë shqiptarëve.
Këtë do të shihni nëpër zarfa, prandaj më mirë qetë, të paktën të mos tregoheni fëminorë. Shkoni sërish dhe votoni, ky ishte fati juaj, një self induce lost – domethënë që, vajtët për të gjetur lumturinë, dhe kapët shkatërrimin tuaj. Nuk ndërtohet lumturia tënde duke dhunuar të tjerët. Kjo është e vërteta që më së pari na e ka thënë tragjedia shekspiriane. /citynews/
Sipas kandidatit Republikan për president Donald Trump rival...
Cilat janë plazhet më të bukura në Europë? Ndër plazhet më t...
Kur ka mbetur një muaj nga mbyllja e merkatos verore, Manche...
Nga Ben AndoniNë pak ditët e fundit, ai është faktorizuar, ë...
Pak para mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën në ...
Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker ka nomi...
Deputetët e opozitës dhe ata të mazhorancës, që nuk kanë mbj...
Policia e Vlorës ka arrestuar një 53 vjeçare pasi dyshohet s...
Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka komentuar kandidaturë...
Mbi 1125 pacientë kanë marrë shërbim shëndetësor në të 5 Qen...
Policia e Tiranës përgjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 8...
Një 48 vjeçar nga qyteti i Kukësit është vënë në prangat e p...
Gjashtëmujori i parë i vitit 2016 ka treguar qartë se konsum...
Deputeti i Partisë Demokratike Kastriot Islami ka komentuar ...
Tashmë nuk ka asnjë dyshim që përplasja mes Kryeministrit Ed...
SHBA ka rikthyer sulmet dhe bombardimet në Libi, pesë vjet n...
Pastrimi i parave në Shqipëri vijon të jetë në nivele ende t...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur zbardhjen e identitetit...
Nuk ka mundur ti rezitojë dot dëshirës për të bërë fotografi...
Largimi i LSI-së nga koalicioni me Partinë Socialiste nuk e ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...