Kursi i këmbimit, 16 korrik 2026
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Tashmë nuk ka asnjë dyshim që përplasja mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-deputetit socialist Koço Kokëdhima nuk ka kthim pas dhe dy politikanët, dikur miq dhe mbështetës, sot ndoshta mund të jenë kundërshtarët më të fortë për njëri tjetrin.
Por cili ka dalë i humbur nga kjo përplasje mes dy kryesuesve të listës elektorale për Qarkun e Vlorës në zgjedhjet e fundit parlamentare?
Edi Rama mandatoi Koço Kokëdhimën si përfaqësuesin më të lartë në pothuajse të gjithë Jugun e vendit. Aq mandate kishte Kokëdhima në rajonin Vlorë-Gjirokastër sa ai nisi të quhej Kryeministri i Jugut, për vetë faktin se në opinion ishte krijuar idea se asnjë gjë nuk mund të lëvizte pa lejen e ish-deputetit socialist.
I gjithë ky pushtet dhe besim në duart e Kokëdhimës dhe pa një kontroll çoi disa herë në përplasje mes ish-deputetit dhe kolegëve të tjerë, të cilët ishin përfaqësues të të njëjtave qarqe, Vlorës dhe Gjirokastrës.
Por mbështetja që Kokëdhima kishte nga Rama ishte absolute, aq sa atij iu besua të eksperimentojë me organizimin e strukturave të Partisë Socialiste, edhe pse kundërshtitë këtë rradhë nuk ishin vetëm nga deputetët socialist të këtyre rajoneve, por edhe nga Gramoz Ruçi, njohësi më i mirë i strukturave dhe organizimit të Partisë Socialiste.
Gjithsesi Kokëdhima nuk u ndal, teksa në të gjitha strukturat e PS-së arriti të linte në hije disa nga figurat lokale, duke u përqëndruar në emra të tjerë, ofrimin e të rinjve. Pra Kokëdhima, arriti të krijonte një piramidë të tijën jo vetëm strukturave të PS-së, por edhe në emërimet shtetërore në rajonin Vlorë-Gjirokastër, ku ai ishte deputeti i plotëfuqishëm.
Nisur nga këto, Edi Rama duket se do e ketë të vështirë me strukturat e PS-së, kjo për faktin se deri para përplasjes me Kokëdhimën, çdo lëvizje e kryer është bërë edhe me miratimin e tij, qoftë edhe duke heshtur.
Megjithëse për të mbuluar Vlorën dhe Gjirokastrën, Rama si kryetar i PS-së, ka mandatuar dy ministra, duket se e ka të vështirë të punojë në një terren të qetë, i cili mund të minohet nga momenti në moment nga ish-miku i tij, Kokëdhima. Rama i ka besur Kokëdhimës edhe kur ai kishte përplasje me Kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli, edhe kur kishte përplasjet me deputetët e tjerë të PS në Vlorë-Gjirokastër, apo edhe kur mbështeti një kandidat jashtë koalicionit të ASHE në zgjedhjet e fundit vendore.
Ndoshta ish-deputeti ka bërë llogaritë që me një largim nga Rama dhe ofrim pranë LSI-së, edhe strukturat e tij në Vlorë-Gjirokastër do të bëjnë të njëjtën lëvizje, duke spostuar potencialet dhe burimet njerëzore nga një forcë politike në tjetrën, çka do të ishte një goditje për socialistët.
Si Vlora dhe Gjirokastra janë konsideruar hambarë votash për Partinë Socialiste, qoftë në 2013 ashtu edhe në 2015, ndërsa një pjesë e tyre mund të trafikohet drejt LSI-së, pikërisht për shkak të kontrollit të strukturave nga Kokëdhima.
Por gjithçka do të shihet nga rezultati i gjedhjeve të ardhshme parlamentare në Qarqet Vlorë-Gjirokastër, ku realisht do të duket pesha politike e ish-deputetit Kokëdhima dhe nëse Rama ka fituar apo ka humbur nga përplasja me të. /citynews/
SHBA ka rikthyer sulmet dhe bombardimet në Libi, pesë vjet n...
Pastrimi i parave në Shqipëri vijon të jetë në nivele ende t...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur zbardhjen e identitetit...
Nuk ka mundur ti rezitojë dot dëshirës për të bërë fotografi...
Largimi i LSI-së nga koalicioni me Partinë Socialiste nuk e ...
Një 38-vjeçar nga qyteti i Lushnjës është vënë në prangat e...
Katër persona humbën jetën në një aksident tragjik që ndodhi...
...
Ndonjëherë është shumë mirë të ëndërroni një vend të qetë dh...
Një 23 vjecar u arrestua mbrëmjen e sotme pasi ka përplasur ...
Analisti Ilir Kulla rendit 10 arsyet që sipas tij në 2017, K...
Pas shumë ditë kërkimesh policia turke ka arritur të kapë më...
Administrata tatimore ka zbarkuar sot në terren në një aksio...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vettingut kanë qenë kryeqe...
Një 33-vjecar nga qyteti i Durrësit është vënë në rangat...
Gjergj Filipi, shqiptari i kërkuar nga autoritetet italiane ...
Akuzat e Hillary Clinton që i drejtohen Moskës për sulmin e ...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Kry...
Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka reaguar përmes një kom...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...