web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr në burgun e Shënkollit/Dyshohet për të plagosur

30 Korrik 2016, 14:48, Aktualitet CNA

Një zjarr është raportuar në ambientet e burgut të Shënkollit në Lezhë.

Nuk dihen ende rrethanat sesi ka rënë zjari, por nga raportimet e para mësohet se ai ka rënë në katin e dytë të godinës.

Dyshimet janë se zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i një bombule gazi, megjithëse hetimet do të përcaktojnë edhe shkakun.

Forcat të shumta policie dhe zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë raportohet se si pasojë e zjarrit janë lënduar dy persona, që janë transportuar drejt spitalit rajonal.

/citynews/





Lajmet e fundit nga