Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Vlorës
Edvin Ndreu, i renditur me 84 pikë në garën për drejtoritë...
Edvin Ndreu, i renditur me 84 pikë në garën për drejtoritë...
Pas afrimit të PD-së me LSI-në të përforcuar me miratimin e reformës në drejtësi, disa deputetë të partisë më të madhe të opozitës po ndihen më të lehtësuar për të folur për një koalicion të ardhshëm mes dy partive. Ditët e fundit, në shumë nga mediat vendase janë parë deklaratat e disa prej të zgjedhurve të selisë blu që i bien ndesh betimeve solemne të Lulzim Bashës: ?Sa të jem unë kryetar i PD-së, nuk do të ketë kurrë koalicion me Ilir Metën?.
Natyrisht, PD-ja është në të drejtën e saj të vendosë që ta ftojë apo ta rrefuzojë partinë e vogël të së majtës. Është gjithashtu legjitime që demokratët të vendosin në liri të plotë për rrugën dhe mënyrën që do të zgjedhin për tu rikthyer në pushtet.
Por, nëse ata e arrijnë këtë me anë të LSI-së, vërtet kjo nuk do të prekte legjitimitetin, por nga ana tjetër do të cënonte ndjeshëm lirinë e zgjedhjeve në këtë vend.
Dhe për këtë arsyeja nuk është e vogël.
Plot tre vite më parë, me koalicionin e 1 prillit, Ilir Meta shërbeu për një ndryshim amoral të pushtetit në vend. Opozita e Ramës, megjithëse nuk kishte lënë akuzë pa ngritur, nga ato për vjedhje deri tek ato për vrasje, kundër qeverisë Berisha, nuk arriti të marë asnjë deputet më shumë. Ajo u tregua e pazonja ti bindte shqiptarët se meritonte një shumicë të qartë. Kështu megjithëse u fol shumë për 1 milion shuplakat, për dënimin e një qeverisjeje arogante, të keqe dhe të koruptuar, ndryshimi i pushtetit ndodhi me një ?puç? politik. Ai mund të interpretohet qartë si kalimi i një pjese të qeverisë me opzitën, që solli edhe rokadën e madhe të 23 qershorit.
Se ç?polli ky ndryshim dhe të gjithë ata që e besonin tre vite më parë tani e kanë të qartë. Ai katapultoi një pjesë të ministrave nga një kamp në tjetrin, ruajti paprekshmërinë e së njëjtës kastë, riciklimin e të njëjtëve biznesmenë dhe vazhdimin e një pjese të koncesioneve. Rilindja nuk bëri dot një revolucion, ajo thjeshtë u bë zgjatimi i një dështimi.
Tani të gjithë e kanë të qartë se si mund të jetë një ndryshim i ri pushteti falë një rokade të re të Ilir Metës, nëse ky i fundit vendos të kalojë me PD-në. Gjithçka që do të prodhohet do të jetë thjeshtë vazhdim i agonisë.
Por problem i këtij ndryshimi imagjinar pushteti, që nuk po paraqitet më si tabu as nga PD-istët, nuk ka të bëjë vetëm me ruajtjen e së njëjtës elitë politike, mediatike dhe financiare, në dëm të të gjithë shqiptarëve.
Ai është më i madh sesa kaq. Ai ka tëbëjë me prekjen e thelbit të sistemit tonë demokratik. Sepse ai zeron dhe bën të pavlefshme votën masive të elektoratit. Nëse kjo skemë zbatohet në mënyrë të përhershme nuk janë më zgjedhësit që vendosin, por thjeshtë kapriçot e Ilir Metës.
Në 2013 LSI, nuk u largua nga koalicioni me Berishën, sepse ky i fundit vodhi, vrau apo u prish me perendimorët. Ai u largua se lideri historik i PD-së e talli keq për zgjedhjen e presidentit, nuk e pyeti fare për emërimin në ShISH dhe as nuk i la dorë të lirë në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
Për të njëjtat arsye aspak parimore, LSI mund të largohet edhe nesër nga Rama: jo sepse ky i fundit ka lëshuar ministrat si qenë kusarë nga zinxhiri, jo sepse ai po tallet me Shqipërinë si me një telajo eksperimentale, jo sepse ai po bën ndërtuesit e kamur gjithnjë e më të pasur dhe po mbush burgjet me të margjinalizuar gjithnjë e më të varfër. Nëse Ilir Meta e mbaron kohën e dashurisë me PS-në, ai do ta bëjë këtë me frikën e atij që i kanoset goditja nga prapa shpine, me makthin e atij që ndihet i spiunuar në Uashington dhe Bruksel, me grykësinë e atij që në mes të shllafarisë nuk i japin aq sa i duhet.
Në një ditë të ardhshme gënjeshtrash ai mund të shpallë se kontrata mbaroi dhe të ndryshojë kamp duke përsëritur kështu një precedent anti demokratik: atij që shijon frytet e pushtetit dhe në fund nxiton të votohet si opozitë.
Një gjë e tillë ishte frytëdhënëse tre vite më parë për Ramën. Ajo mund të rrezultojë si një dhuratë e papritur nesër për Bashën.
Por, një ndryshim i tillë pushteti është fatkeq për shqiptarët. Ai bën që pjesa me pragmatiste, më klienteliste dhe më pa aspirata e shoqërisë të vendosë për të tërën. Ai krijon paradoksin absurd se sa do që të lirë të shkojnë në zgjedhje shqiptarët, përsëri në pushtet do të kenë Ilirin.
Dhe se si janë qeverisjet me Metën, tanimë e dinë të gjithë. E panë me Berishën e dytë dhe Ramën e parë./lapsi
Policia italiane arrestoi një shqiptar që merrej me tregtimi...
Selim Belortaja, zv.ministër i Jashtëm si përfaqësues i LSI,...
Mendohet se nuk ka asgjë më të rrezikshme në natyrë se dy ti...
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby gj...
Save the Children tha se bomba nga sulmi ajror, goditi hyrje...
“Me heshtjen bëhet mëkat, kur në vend qe të protestohet me z...
Vendimi i fundit i Qeverisë, sipas të cilit për blerjet onli...
Administrata e Tatimeve dhe Doganave kryesojnë abuzimet me b...
Papa Françesku u përlot gjatë një vizite në kampin e Aushvic...
Ylli Dylgjeri përmes një komenti në rrjetet sociale kërkon ...
Në pritje për të pyetur gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, të pe...
Kompania Facebook, ka njoftuar se fitimet tremujore janë rri...
Ka qenë Tirana ajo që ka udhëhequr rritjen ekonomike në viti...
Premtuan se do të qeverisnin së bashku; premtuan një rilindj...
Ministria e Ekonomisë ka reaguar në lidhje me akuzat e deput...
Kreu i ALUIZN-it, Artan Lame, reagon lidhur me gjyqin e humb...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar në rrjetet sociale...
Ishulli më i bukur në botë, gjendet në Filipine. Ishulli quh...
Në 25 tetor do të publikohet Progres Raporti i Shqipërisë. D...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...