web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zv.ministri i LSI ironizon Spartak Ngjelën/Mendoni sikur mos e kish pranuar rolin e fallxhorit

29 Korrik 2016, 15:41, Aktualitet CNA

Selim Belortaja, zv.ministër i Jashtëm si përfaqësues i LSI, përmes një postimi në rrjetet sociale ironizon avokat Spartak Ngjelën dhe komentet e shqetësimet e tij. Belortaja i është referuar reagimeve të Spartak Ngjelës për Reformën në Drejtësi.

?Mendoni për një çast sikur avokat Ngjela të mos e kish pranuar këtë rolin e fallxhorit dhe profetit në ..Reformën e Drejtësisë.

Te mos pranonte që të na zbulonte ne, publikut të verbër, disa copëza nga planet sekrete të SHBA dhe BE, mbi të paparat që do ndodhin, mendoni sikur të mos kishte pranuar ta udhëhiqte vetë ai, gjithë reformën në drejtësi, të mos i kish caktuar asaj misionin, objektivat, të mos i kish vënë shpatullat, të mos shpartallonte vetë, personalisht, çdo ditë, çdo lider a ish-lider politik e çdo KM (përveç njërit..), e mendoni dot? ..ku do të ishte katandisur ky vend?!

Se ..ju kujtohet besoj, ç?shkëlqim llamburitës kishte Drejtësia shqiptare në kohën kur ky ishte ?Ministër Drejtësie?! Kriminelët asokohe i kishe të gjithë ..ose në bodrum ose ..poshtë divanit. Ky dhe vetëm ky pra, jep shpresa..që atë nivel ..ta kapim prapë??, shkruan Belortaja. /citynews/





Lajmet e fundit nga