web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fotot/Gjendja në Rio tejet kritike. Kufoma në det dhe banda që grabisin turistët

28 Korrik 2016, 11:21, Aktualitet CNA

Asnjëherë më parë nuk ka patur kaq shumë probleme dhe diskutime në startin e një Olimpiade.
Duket se Rio de Zhaneiro po kalon çdo parashikim dhe se kritikat e delegatëve që kanë vizituar facilitetet ishin vetëm maja e ajsbergut.

?The Guardian? ka renditur 4 probleme kryesore me të cilët ballafaqohen turistët dhe atletët elitarë për evenimentin që nis në 5 gusht në Brazil, e që me të gjitha gjasat nuk do të jenë të vetmet.

Çdo gjë mund të harrohet nëse çdo sportist do të kishte sigurinë për të shëtitur në çdo zonë të qytetit unik brazilian, por ky nuk është rasti i Rio de Zhaneiros.

Grabitje të çfarëdolloj mënyre shihen nga ora në orë në rrugët e kryeqendrës olimpike të botës këtë verë, madje autoritetet kanë denoncuar plane konkrete të bandave për të sulmuar turistët. Në gjysmën e parë të vitit janë raportuar 14 vrasje në ditë në Rio de Zhaneiro, ndërsa vetëm në muajin maj, kishte gati 10 mijë grabitje të raportuara, cka lë të kuptojë se numri në total është shumë më tepër e kaq.

85,000 ushtarë dhe policë që do të patrullojnë pas pak ditësh, duket se nuk ofrojnë sigurinë e duhur.

Trafiku në Rio është sfidues edhe kur nuk e ka vëmendjen e botës, e nëse kësaj i shtohet fluksi i delegacioneve dhe vizitorëve, kaosi në transport bëhet vërtet apokaliptik.

Shumë linja autobusësh dhe shtimi i mbulimit me metro supozohej se do të ndihmonin por projekti është shtyrë disa herë, dhe nuk do të inaugurohet deri në 1 gusht.

Sikur të mos mjaftonin bandat e armatosura dhe pisllëku pranë stadiumit, edhe më keq është gjendja në det, ku do të garojnë notarët maratonistë.

Aty ka mbetje të shumta, jashtëqitje njerëzore dhe kufoma të hedhura nga bandat .

Fotot e mëposhtme tregojnë se si është pjesa e detit ku do të garojnë lojtarët olimpikë.

?U kemi thënë notarëve të mos hapin gojën në ujë, pasi ujë është plot me jashtëqitje?, thotë mjeku Daniel Becker.

Ndërkohë edhe pse ka rënë numri i rasteve me virusin Zika, ky mbetet një kërcënim real për cilindo që do të vizitojë Rio de Zhaneiron.

Nga 17 mijë raste në muajin Shkurt, numri ka rënë në 2 mijë në fundin e majit. /citynews/





Lajmet e fundit nga