Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Hillary Clinton hyri në histori si e para grua që siguroi emërimin si kandidate presidenciale e një partie kryesore politike në Shtetet e Bashkuara. Tani ajo shpreson t?i shtojë karrierës së saj kapitullin më të rëndësishëm dhe më domethënës. Nga zonjë e parë, më pas në senatore, nëse fiton në nëntor ajo do të bëhet Presidentja e Shteteve të Bashkuara. Anketat tregojnë se Hillary gjen tek elektorati mbështetje të zjarrtë në një segment, ndërsa zgjon antipati të thellë tek të tjerë. Ajo është një ndër njerëzit më të famshëm në botë, por ata që e njohin nga afër thonë se ajo është e rezervuar dhe nuk i shfaq në publik disa anë të natyrës së saj. Korrespondentja Cindy Saine i hedh një vështrim jetës së kësaj gruaje që, edhe ata që e duan, edhe ata që e urrejnë e pranojnë se ka dëshmuar që është e aftë dhe e vendosur për betejën politike:
Hillary Clinton arriti shumë pranë fitores në 2008, kur u përpoq të sigurojë emërimin e Partisë Demokrate si kandidate presidenciale, por humbi përballë Barack Obamës.
Në atë kohë, kur deklaroi tërheqjen nga gara, ajo u ndal tek vështirësitë që kishte hasur si grua në politikë, duke i quajtur pengesat ?tavani prej xhami?, dhe 18 milionë votat që mori si çarje në këtë tavan:
?Nuk arritëm dot ta thyejmë këtë radhë tavanin, por falë jush i kemi shkaktuar 18 milionë të çara dhe tani drita depërton si kurrë më parë dhe na mbush me shpresë dhe me bindjen se rruga do të jetë pak më e lehtë radhës tjetër?.
Në faqen elektronike të fushatës së saj ajo flet për fëmijërinë e vështirë të nënës së vet, Dorothy Rodham, që e frymëzoi të futej në politikë:
?Nënën e braktisën prindërit e saj dhe kur ishte tetë vjeç, e dërguan të jetonte me gjyshërit që nuk e donin. Por njerëzit e mbajtën afër me dashamirësi. Një mësuese e shihte që nëna ime nuk kishte para për të blerë ushqim në shkollë dhe filloi të sillte ushqim me vete edhe për të?.
Në adoleshencë Hillary ishte republikane. Angazhimi në politikë vazhdoi edhe gjatë studimeve në Wellesley ku ajo mbajti fjalimin e diplomimit në 1969.
Ajo ndryshoi kahje politike gjatë studimeve për jurisprudencë në Yale, ku u njoh edhe me Bill Clintonin. Ata u martuan në 1975 dhe u vendosën në shtetin e tij, Arkansas, ku ai u bë guvernator në 1978. Vajza e tyre Chelsey lindi në Arkansas.
Gjatë atyre viteve, gazetari Ron Fournier i ndiqte nga afër Clintonët si reporter në kryeqytetin e shtetit, Little Rock. Ai thotë se Hillary është më e zgjuar dhe më me humor se Bill Clintoni:
?Bill Clinton di si të tregojë një histori, një shaka, por Hillary ka humor të momentit. Ajo di si të tallet me veten, ka atë të qeshurën tipike që i acaron shumë njerëz, por që mua më duket shumë tërheqëse, pasi është e vërtetë. Kur je në prani të saj, është një e qeshur ngjitëse?.
Ish-zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Bob Weiner thotë se Hillary Clinton është më e zgjuar se Presidenti Obama apo bashkëshorti i saj Bill Clinton kur është fjala për të kuptuar një problem, por ka një të metë të madhe:
?Ajo e di edhe vetë që nuk është karizmatike; i mungon karizma, por ka zgjuarsi dhe ka aftësinë qeverisëse që është gjë e madhe?.
Kur Bill Clinton u zgjodh president në 1992, ajo mori mbi vete një rol aktiv si zonjë e parë, por nuk arriti të sigurojë mbështetje për propozimin e saj për kujdes shëndetësor universal.
Vitet në Shtëpinë e Bardhë sollën edhe skandalin Lewinsky, për marrëdhënien jashtë-martesore të Presidentit Clinton me një praktikante. Ishte një goditje personale dhe publike për Hillary Clintonin, që e ka lënë atë të vrarë dhe të poshtëruar.
Por Hillary di si të ngrihet përsëri pas një humbjeje. Ajo u zgjodh senatore në 2000 dhe u rizgjodh në 2006. Në 2008, Presidenti Obama e emëroi sekretare shteti, një rol që e ndihmoi të ngrinte me të madhe të drejtat e grave përmes diplomacisë së butë.
Tani ajo ka përpara betejën më të fortë të karrierës, përballë miliarderit Donald Trump i cili, ashtu si vetë zonja Clinton, ka rryma të forta pro dhe kundër tij.
Anketat tregojnë se gara do të jetë shumë e fortë. Por e kaluara e Hillary Clintonit tregon se ajo është e gatshme dhe e përgatitur të luftojë deri në fund./VOA
Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një personi ...
Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin i ka bërë thirrje deputetë...
Publicisti Artur Zheji me datë 15 korrik 2016, i është drejt...
Nga Gjergj ThanasiNë fillim të vitit 2015 agjencitë ligjzbat...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është shprehur ...
Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të “Ni...
Edi Rama ka një sens ironie shumë të hollë. Në ironi ai ka n...
Ministria e Transporteve ka reaguar lidhur me akuzat e Parti...
Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e një shqiptar...
Pak ditë më parë pjesa më e madhe e mediave e raportoi ftoht...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se shefi i qeve...
Dashamir Saraçi, i cili ishte objekt i një sulmi me lëndë dj...
Ndërkohë që Beogradi ishte në gjumë në natën e 28 nëntorit 2...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku e ka konsideruar qesharake...
Nuk jane 7 ligjet që kërkohen të votohen me ngut nga ndërkom...
Një shpërthim tronditi një qendër emigrantësh në Gjermani, n...
Papa ka thënë se ai nuk mendon se lufta është fetare, por më...
Aktori dhe regjizori Astrit Çerma gjen të përbashkëtat e Ili...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...