web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jorida Tabaku: Qesharake rritja e pensioneve me 1.6% nga qeveria

27 Korrik 2016, 16:06, Aktualitet CNA

Deputetja demokrate Jorida Tabaku e ka konsideruar qesharake rritjen e pensioneve në masën 1.6%.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se 635 000 penionistë sot paguajnë më shtrenjtë 25% energjinë elektrike.

?Qesharake rritja e pensioneve me 1,6% e qeveria mburret se po rriten më shumë se vjet që u rritën me 1,3%. 635 000 penionistë që sot paguajnë më shtrenjtë 25% energjinë elektrike, që sot paguajnë tarifa universitare për fëmijët 30% më të larta, që paguajnë biletë autobuzi 25% më të lartë, që paguajnë më shtrenjtë për çdo ushqim e produkt se ka tatim fitim e tatim mbi të ardhurat 50% më të lartë duhet të kënaqen me indeksimin e pensionit me pothuajse inflacionin!? përfundon reagimin deputetja Tabaku./citynews





Lajmet e fundit nga