Reforma në Drejtësi/ Basha: Ka përpjekje për rikthim të tensioneve mes palëve
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është shprehur ...
Nga Gjergj Thanasi
Në fillim të vitit 2015 agjencitë ligjzbatuese perëndimore kishin arritur në konkluzionin, që mënyra e veprimit e Kalifatit Islamik për arsye pragmatike ndryshonte nga ajo e Al Qaedas. DAESH-i nuk kishte problem të përdorte kriminelët ordinerë, llumin e qyteteve europiane, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare për të kryer, apo lehtësuar kryerjen e atentateve terroriste në Europë. Tashmë ishte bërë e qartë që ISIS po bashkëpunonte me lloj lloj kriminelësh ordinerë për të futur ilegalisht armë në vendet e BE-së, për të pajisur operativët e vet me dokumente të falsifikuara apo për të gjetur vendstrehime të sigurta. Plackitja e bankave në Mosul, kontrabanda e naftës irakene dhe siriane si edhe trafiku i objekteve arkeologjike i sillnin ISIS-it të ardhura të mjaftueshme për të blerë shërbimet e kriminelëve ordinerë në Europë. Tragjedia e Nicës mund të parandalohej, që më shumë se një vit më parë, nësë organet ligjzbatuese franceze do të koordinonin më mirë punën me homologët italianë dhe do të zhbirilonin pikërisht këto lidhje të keqbërësve ordinerë me terroristët.
Në këtë kontekst i kujtojmë lexuesit se më 26 maj 2015 shqiptarja me shtetësi franceze Enkelejda Ramazan Zace u kap nga policia italiane në pikën e kalimit kufitar të Ventimiljas (Ventimiglia) duke trafikuar klandestinë për në Francë. Në makinën e Zaces u kapën 3 meshkuj sirianë, 2 eritreas dhe një nënë siriane me dy vajza të moshave 2 dhe 5 vjece.Pikërisht Zace dhe bashkëjetuesi i saj po shqiptar do të ishin furnizuesit me armë të terroristit tunizian , Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, që kreu masakrën e Nicës. Asnjë nga organet ligjzbatuese franceze nuk i kushtoi rëndësi arrestimit të kryer nga policia italiane një vit më parë. Nëse organet ligjzbatuese franceze do të bashkëpunonin me italianët, jo vetëm që do shmangej akti terrorist në Nicë, por do të zbulohej i tërë rrjeti i xhihadistëve tunizianë dhe bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, të cilët ishin thjesht keqbërës ordinerë. Disa media italiane e pasqyruan arrestimin e Zaces (për më shumë shiko linkun: http://www.sanremonews.it/leggi-notizia/argomenti/cronaca/articolo/ventimiglia-altri-due-passeur-arrestati-questa-notte-stavano-facen ose edhe linkun: http://www.riviera24.it/2015/05/immigrazione-clandestina-altri-2-passeur-arrestati-a-ventimiglia-tra-i-profughi-una-mamma-con-due-figlie-piccole-196207/) Fatkeqësisht diplomatët francezë në Romë e nëvlerësuan rastin dhe nuk ua komunikuan shërbimeve franceze këtë informacion duke e quajtur si të parëndësishëm.
Arrestimi në Ventimilja i Zaces u pasqyrua dhe në mediat shqiptare (për më shumë konsultoni linkun: http://durreslajm.com/kronike/enkelejda-zace-arrestohet-p%C3%ABr-trafik-klandestin%C3%ABsh-n%C3%AB-franc%C3%AB.) Njëlloj si diplomatët francezë të Romës edhe këta të Tiranës duke filluar nga z. Jean-Louis Jacquinet
nuk i kushtuan rëndësi lajmit në mediat shqiptare. Sic duket diplomatët, ?zanatlinjtë? francezë përsa i përket shfrytëzimit të burimeve të hapura të informacionit sot janë shumë larg nivelit të?Zonjës Doktoreshë,? Elsbeth Schragmuller të fiks 100 viteve më parë. Xhanëm këta të Shqipërisë nuk kanë faj se janë shumë të zënë duke i dhënë identetitete të reja operativëve të DGSE-së me anë të pajisjes së tyre me pasaporta biometrike shqiptare të prodhuara false nga sistemi. (Sic!).
Nëse do shfrytëzoheshin këto burime të hapura informcioni, jo vetëm do të evitohej Masakra e Nicës, por edhe do të ishte prangosur me kohë rrjeti i dytë i xhihadistëve magrebinë dhe keqbërësve ordinerë shqiptarë, që bashkëpunojnë me ta për arsye përfitimi material. Sot do të ishin në pranga edhe të tjerë ?maluketër? përvec atyre të 7-të (përfshi dy arrestimet e datës 25 korrik).Do të ishte shpështjellë tashmë i tëërë lëmshi kriminal duke filluar nga Porti i Durrësit në Bari, në qytezat e Gravinas dhe ? e më pas deri në Ventimilia e Nicë. Me siguri do të ishin gjetur edhe kallashnikovët e tjerë të trafikua nga Shqipëria drejt Nicës, si kopjet kineze model 56 edhe ato shqiptare model ASH 82 tip sub-kompakt. Madje mund të ishin gjetur edhe prova për hipotezën e agjensive ligjzbatuese europiane, që në mes të grupeve të refugjatëve të luftës të ardhura nga Siria e Iraku, që i drejtohen BE-së, me raste ka edhe operativë të DAESH-it.
Tashmë masakra u krye, por gjithsesi ka kohë për të likujduar mbetjet magrebine të kësaj celule tërroriste dhe për të cuar para drejtësisë keqbërësit ordinerë shqiptarë, që nga tahmaja për para u bënë ?ortakë? me këta kasapë mesjetarë të Kalifatit Islamik./Shkruar ekskluzivisht për citynews.al
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është shprehur ...
Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të “Ni...
Edi Rama ka një sens ironie shumë të hollë. Në ironi ai ka n...
Ministria e Transporteve ka reaguar lidhur me akuzat e Parti...
Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e një shqiptar...
Pak ditë më parë pjesa më e madhe e mediave e raportoi ftoht...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se shefi i qeve...
Dashamir Saraçi, i cili ishte objekt i një sulmi me lëndë dj...
Ndërkohë që Beogradi ishte në gjumë në natën e 28 nëntorit 2...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku e ka konsideruar qesharake...
Nuk jane 7 ligjet që kërkohen të votohen me ngut nga ndërkom...
Një shpërthim tronditi një qendër emigrantësh në Gjermani, n...
Papa ka thënë se ai nuk mendon se lufta është fetare, por më...
Aktori dhe regjizori Astrit Çerma gjen të përbashkëtat e Ili...
Një shtetas është arrestuar, ndërsa një tjetër u shpall në k...
Pjesëtarë të shoqërisë civile do të protestojnë nesër në orë...
Naim Rexha, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Ko...
Aplikimet për regjistrimin në universitete për maturantët ni...
Ankthi kronik mund të konsiderohet si sëmundje e vërtetë dhe...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...