Kryesia e “mallkuar” e socialistëve/Prej 3 vjetësh nuk zhvillon mbledhje
Kryesia e Partisë Socialiste, një nga forumet politike më të...
Dr Flori nuk është më në këtë botë. Me një overdozë pezmi dhe dëshire për të thënë ?Mjaft më?, ai u largua përgjithmonë. Por, refreni i njërës prej këngëve të tij të fundit, ?Zëmërthyer?, kushtuar aleancës së turpshme të një prillit, rifiton një kuptim të ri. Ato fjalë ende kumbojnë në veshin e gjithëkujt: ?Ai që veten tradhëtoi, nuk ka më shpresë për nesër??
Sot, kur Ilir Meta po e kërcënon partnerin e tij kryeministër me prishjen e qeverisë dhe krijimit të një kabineti teknik, ekoja e atij pazari të fëlliqur të tre viteve e ca më parë është më aktuale se kurrë.
Natyrisht, rrëzimi i Edi Ramës nga pushteti është larg të qenit një fatkeqësi. Megjithëse ai mban përbrenda paqartësinë për të ardhmen, ai do të qe një ndarje e lidhjeve të qeverisë me krimin, një fund i praktikave klienteliste në shpërdorimin e parasë publike, një goditje e pronarëve të ish mediave të Berishës të riblerë me troje ndërtimi, një fund i turpshëm për njeriun që e mbushi parlamentin dhe pushtetin lokal me banditë.
Por, fatkeqësisht, Edi Rama po shantazhohet sot, jo se është i tillë. Me këtë profil, Ilir Meta e ka pranuar prej tre vjetësh. Bashkë kanë shkallmuar konsensusin e ligjit për administratën publike. Bashkë kanë votuar reformën teritoriale si një salamandër elektorale. Bashkë kanë groposur megaskandalin e aferës DIA- CEZ.
Në konsensus të plotë kanë toleruar vjedhjet, abuzimet, përfitimet e njëri-tjetrit dhe bandave që i pasojnë. Në mirëkuptim të plotë i kanë ndarë madje edhe zonat e influencës të trafikut të drogës.
Edi Rama sot po shantazhohet për tjetër gjë: sepse, ndoshta pa dëshirë dhe pa vullnet, po e mban fjalën që i ka thënë ndërkombëtarëve për të miratuar reformën në drejtësi.
Parë në sipërfaqe, duket sikur ai është në anën e mirë të historisë. Sikur ai po i siguron, aq vota sa ka, një projekti të ndërkombëtarëve për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë. Për të mbyllur kapitullin e gjyqtarëve që marrin para në dorë për gjyqet e pronave në Butrint dhe pastaj amnistohen duke shpallur të pafajshëm politikanët që kapen me bllok në dorë.
E shikuar kalimthi, duket sikur Edi Rama gjendet sot më pranë me vullnetin e shumicës së shqiptarëve dhe koalicioni i vjetër, Berisha ?Meta, të cilin e evokoi sot kreu aktual i kuvendit, po luan në dëm të interesit të tyre.
Por ky iluzion nuk është aspak i vërtetë.
Dhe prova për këtë është shantazhi i sotëm i Metës.
Sot lideri i LSI-së nuk foli për shqiptarët. Ai foli vetëm për një njeri. Ai i ra pragut që të dëgjonte dera. Ai i tha Ramës se mund ta rrëzojë nga pushteti. Ai përmendi burgun duke nënkuptuar se kërcënimi është i vlefshëm për gjithkënd. Ai përmendi zgjedhjet duke e kërcënuar se nuk do ta linte ti vidhte ato me banda.
Ilir Meta përdori sot gjithë armët e mundshme të shantazhit, sepse ai e di se ka përballë një njeri të shantazhueshëm. Se ka përballë partnerin me të cilin janë përgjuar reciprokisht, dinë aferat e gjithësejcilit dhe mund ta shkatërrojnë pa droje njëri- tjetrin.
Me tonin me të cilin foli, Ilir Meta, tregoi edhe njëherë se Rama nuk është në gjendje të bëjë asgjë.
Se ai mund të jetë në anën e mirë të historisë, po aq sa mund të jetë një hajdut që ka frikë se e kallzon bashkëpunëtori i tij.
Se ai mund të ketë forcë të reformojë drejtësinë, po aq sa mund ta ketë atë një kandidat për të qenë subjekt i saj.
E në këtë kuptim, kjo që po ndodh sot, është një pasojë direkte e koalicionit të 1 prillit. Një konseguencë e vendimit për të ardhur në pushtet me ndihmën e Metës dhe të ?gjithë qelbësiarave?.
Në ditën kur iu desh të vendoste për pushtetin e ri, lideri i PS me sa duket i shkoi për shtat vargjeve profetike të Dr Florit:
?Lëpinë aty ku floën, shkelën mbi parime/ Këtu ka vetëm pazare nuk ka më qëllime?.
Edi Rama i la ?zëmërthyer? shuma nga idiotët e dobishëm që besuan tek rilindja e tij.
Ai vazhdoi të qeverisë njësoj si Berisha, duke mbajtur në tryezën ovale të kabinetit, gjysmat e ministrave që gjoja luftoi në opozitë.
Prandaj, ai sot nuk mund të bëjë asgjë. Prandaj ai nuk mund të reformojë dot vendin e aq më pak drejtësinë.
Prandaj, ai sot qëndron mbi fron i turpëruar. Madje i përdhosur, kur kujton se për të vazhduar të rrijë, i duhet të përkulet ndaj shantazheve të Metës. Të zvarritet pas atij që nuk e do këtë reformë./lapsi
Kryesia e Partisë Socialiste, një nga forumet politike më të...
Kryeministri Edi Rama ende nuk ka reaguar në lidhje me dekla...
Kryetari i PDK-së Nard Ndoka ka reaguar përmes një komenti n...
Shëndetësia mbetet një nga sektorët më problematikë në Shqip...
Gjiri i Jalës ndodhet 5 kilometra larg rrugës nacionale Vlor...
Deputeti socialist Erjon Braçe kundërton propozimin e Kryeta...
Policia e Elbasanit sekuestroi rreth 6 kg lënde narkotike të...
Petrit Vargu vijon ironizimet ndaj ministrave socialistë në ...
Konfindustria thotë se lufta kundër informalitetit në ekonom...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prej të paktën 3...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta do të deklaronte më 28 Qershor...
Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, rezulton se ë...
Ne nje deklarate per shtyp per ceshtjen e Reformes ne Drejt...
Media franceze raportojnë se personat e ndaluar sot në Franc...
Nga Xheladin ZeneliKryetari i kuvendit të Shqipërisë z. Ilir...
Partia Demokratike paralajmëron publikimin e provave dhe fak...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Kreu i PD-së Lulzim Basha ...
Partia Demokratike i ka kërkuar edhe njëherë Prokurorisë së ...
Një grup i armatosur i lidhur me një udhëheqës të opozitës i...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes rrjeteve ...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...