web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot/Sekuestrohen 6 kg kanabis, 4 në pranga

17 Korrik 2016, 13:48, Aktualitet CNA

Policia e Elbasanit sekuestroi rreth 6 kg lënde narkotike të dyshuar kanabis, si dhe një armë zjarri tip pisoletë. Policia arriti të arrestojë 4 persona, ndërsa i pesti është shpallur në kërkim.

Të arrestuar janë:

Myzafer Saljiu,  37  vjeç,  banues në fshatin Studeniçan Maqedoni.

Vangjel Bogdani, 56 vjeç, banues në fshatin Rrajcë

Vjonilda Rozani, 30 vjeçe, banuese në Korçë.

Aleksansdër Trpevski, 30  vjeç,  banues në  Shkup Maqedoni.

Policia po punon për kapjen e 54 vjeçarit I.A nga Rrajca. Këta persona u arrestuan pasi  në  Prrenjas,  gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera nga ana e  54 vjeçari I.A, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

6 kg lëndë narkotike e dyshuar  ?Cannabis Sattiva? si dhe një  armë zjarri  pistoletë  tip ?Zastava?, kalibër 7.65 mm. Lënda narkotike dyshohet  se do të trafikohej për në shtetin e Maqedonisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”  dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?. /citynews/ 





Lajmet e fundit nga