Grabitja në Rinas/PD: Foto dhe filmime për përfshirjen e njerëzve të Sajmir Tahirit
Partia Demokratike paralajmëron publikimin e provave dhe fak...
Nga Xheladin Zeneli
Kryetari i kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta bashkë me bashkëpunëtorët e tij,zhvilloi vizitë zyrtare në Podgoricë, me 12 Korrik 2016, kryeqyetin e Malit të Zi ,me ç’rast pati takime me zyrtarët e qeverisë së Malit të Zi si dhe u paraqit me një fjalim në parlamentin e këtij shteti.
Fillimisht duhet të cekim se mediumet në gjuhën shqipe i dhënë një pompozitet faktit se z. Meta foli shqip në parlamentin e Malit të Zi .
Z. Meta u drejtu pjesëmarrësve në parlamentin malazez në gjuhën e tij amtare, ashtu si iu drejtu homologu i tij malazez në gjuhën e tij malazeze parlametit shqiptar,kohë më parë me rastin e vizitës së tij në Tiranë. A mos vallë u prit që kryeparlametari i Shqipërisë t’ju drejtohet deputetëve në gjuhën e tyre sllavo-malazeze !?. Është një procedurë normale protokolare që zyrtarët e shteteve të tyre përkatëse të flasin gjuhën e vet dhe njëkohësisht është obligim i shtetit nikoqir që të realizohet përkthimi gjuhësor. Sa i përket instalimit të sistemit të përkthimit simultan nga gjuha shqipe në ate malazeze, kjo është një metodë e aprovuar dhe e realizuar prej kohësh nga shumë parlamente të shtetetve të rajonit. Mali i Zi është shumë prapa në këtë aspekt. Por, ma mirë vonë se kurrë.
Gafi i parë me përmasë skandali, u bë kur kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, me rastin e vizitës së tij në Podgoricë, në emër të presidentit të Shqipërisë, i dorëzoi kryeministrit malazez Millo Gjukanoviq dekoratën e Flamurit Kombëtar, dekoratën më të lartë që i jepet një qytetari të huaj nga zyra e presidentit të Shqipërisë !?. Së pari , shteti shqiptar dekoron kryeministrin i cili mban përgjegjësinë kryesore e mos realizimit e të drejtave të plota të shqiptarëve në Mal të Zi, gjatë 25 vite të fundit, dhe së dyti, shteti shqiptar dekoron poltikanin më të korruptuar në rajon. Në fillim të këtij viti, Millo Gjukanoviq muar titullin “kriminel i vitit” nga organizata e njohur Projekti Raportues i Krimit të Organizuar dhe Korrupcionit ( OCCRP) e cila merret me hetimin e korrupcionit të politikanëve dhe qeveritarëve të vendeve të ndryshme. Ironia e rastit është fakti se vetë kryeparlametari i Shqipërisë akuzohet për korrupcion në shtetin e tij !.
Tani ti kthehemi fjalimit të z. Meta në parlamentin e Malit të Zi.
S’ka dyshim se duhet vlerësuar fakti se kryeparlametari i Shqipërisë ,në fjalimin e tij, u angazhu në ngritjen e çështjes së të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, por me këtë rast bëri disa gafe (gabime) të cilat nuk i lejojen një zyrtari të lartë të Shtetit Amë.
– Lidhur me simbolet kombëtare,z. Meta, në mes tjerash tha”…” flamuri shqiptar mund të jetë i pranishëm në institucione shtetërore me seli në komuna me shumicë shqiptare, përkrah flamurit shtetëror kombëtar të Malit të Zi”. Një gjë e tillë veçse egziston , sepse sipas Ligjit të tanishëm për përdorimin e simboleve nacionale, neni 8 i të cilit thotë: ” Në njësit e vetëqeverisjes lokale, ku pjesëtarët e popujve pakicë përbëjnë shumicën,në ditët e festave shtetërore si dhe festave të popujve pakicë, në objektet e vetëqeverisjes lokale, përkrah flamurit shtetëror, vendoset edhe flamuri i papujve pakicë”. Pra, z. Meta nuk kërkoi diçka të re , diçka që nuk është e pranishme në këtë moment apo diçka në favor të avancimit të çështjes në fjalë. Çfarë do të duhej të kërkonte z. Meta është anulimi i nenit 23 i Ligjit për rendin dhe qetësinë i cili e konsideron flamuri shqiptar si flamur i një ” shteti tjetër”, çka ka shkaktuar incidentet e shpeshta që kanë ndodhur kohët e fundit ( për të cilët z. Meta nuk tha asnjë fjalë) dhe që kanë nxitur reagimin organeve policore të Malit të Zi ndaj shqiptarëve që dëshirojnë të festojnë me simbolet e veta kombëtare;
– Lidhur me Komunën e Tuzit ( Malësisë ) , z. Meta tha se “Tuzi duhet të jetë komunë e pavarur, por duke ruajtur edhe disa lidhje me Podgoricën …”. Nuk mund të jetë njëkohësisht edhe komunë e pavarur edhe të mbaj lidhje me Podgoricën (!?). Pra, as në këtë rast z. Meta nuk ofroi diçka progresive,por konstatoi gjendjen e tanishme e statusit të komunës “urbane” dhe mbajti pozicionin e njëjtë me atë të Podgoricës zyrtare e cila angazhohet tash një kohë të gjatë që të mbaj Tuzin ( Malësinë) nën diktatin e vet administrativ duke i refuzuar atyre statusin e barabartë të komunës me komunat e tjera në Mal të Zi;
– Gjatë fjalimit të tij, z. Meta disa herë i kategorizoi shqiptarët në Mal të Zi si ” pakicë nacionale”. Ky është një term i tejkaluar juridik dhe si i tillë degradues dhe në në asnjë mënyrë nuk do të duhej të përdoret për shqiptarët në Mal të Zi. Që nga viti 2007 ( kur u aprovua kushtetuta e Malit të Zi të pavarur), shqiptarët katekorizohen si “popull pakicë” , çka është një term pak më i avancuar i statusit të tyre politik. Por, në të vërtetë , shqiptarët në Mal të Zi janë pjesë e ndarë e popullit shqiptar;
– Në fjalimin e tij, z. Meta përmendi edhe pakicën malazeze në Shqipëri dhe shfaqi ndjeshmëri ndaj ” kërkesave të tyre legjitime” sipas standardeve më bashkëkohore europiane. Përmendja në të njëjtin kontekst e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe malazezëve në Shqipëri , mund të kuptohet si tërheqje e paralelizmave në mes dy entiteve krejtësisht të ndryshme nga aspekti etno-gjeografik dhe historik. Shqiptarët në Mal të Zi janë popull autokton,kurse malazezët në Shqipëri janë të ardhur. Z. Meta gabon kur deklaron se “të gjithë popujt e kombet diku janë shumicë, e diku janë pakicë. Ndaj, e vetmja zgjidhje për të gjithë ne, është të zbatojmë të njëjtat standarde për pakicat dhe minoritetet në vendet tona” (!?). Si mund të zbatohen të njëjtat standarde si për shqiptarët në Mal të Zi, ashtu edhe për malazezët në Shqipëri !?.Ky është një absurditet i llojit të vet që nuk ka nevojë për sqarim.
Bëhet pyetja se nga i merr informatat z. Ilir Meta dhe pse nuk është i njoftuar me informatat e fundit për shqiptarët në Mal të Zi? A do të ishte e udhës që para se të drejtohet organit më të lartë legjislativ të Malit të Zi, dhe të flas për të drejtat e shqiptarëve , të konsulltohet së pari me ekspertë të mirëfilltë të të drejtave të tyre dhe njohës të mirë të çështjes shqiptare në këtë shtet ?.
Kryetari i organit më të lartë legjislativ të Shqipërisë, si Shteti Amë i shqiptarëve në Mal të Zi,do të duhej të ishte më i përgatitur lidhur me prezentimin e çështjes së të drejtave kombëtare të pjesëtarëve të kombit të vet që jetojnë brenda kufijëve administrativ të Malit të Zi./ https://www.facebook.com/xhzeneli?fref=nf
Partia Demokratike paralajmëron publikimin e provave dhe fak...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Kreu i PD-së Lulzim Basha ...
Partia Demokratike i ka kërkuar edhe njëherë Prokurorisë së ...
Një grup i armatosur i lidhur me një udhëheqës të opozitës i...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes rrjeteve ...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi sot gjatë një konfer...
Aq e guximshme ishte bërë gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Majl...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka ftuar Kryeministrin Edi Ram...
Deputeti Eduart Ndocaj është shprehur se Kryeprokurori Adria...
Nga Antonio FerrariÇfarë ka ndodhur me të vërtetë në Turqi? ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Tepelenë-Gjirok...
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka k...
Z.Topi, Dukety sikura klasa politike është në një marrëveshj...
Një 21 vjeçar është gjetur mëngjesin e sotëm i vetëvarur në...
Ishte befasuese, por jo e papritur. Grushti i shtetit ne Tur...
Kryeministri Edi Rama ka ftuar Kryetarin e Partisë Demokrati...
Ushtarakët kanë kritikuar qeverinë ‘Rama’ se nuk ka mbajtur ...
Një taksist nga Shkupi rrëfen histori tronditëse se si vajza...
Kështu ka thënë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, në një kon...
Ekstremizmi fetar po fiton terren gjithmonë e më shumë si an...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...