web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Beqaj dhe mafia e ilaçeve po vrasin shqiptarët

17 Korrik 2016, 14:50, Aktualitet CNA

Shëndetësia mbetet një nga sektorët më problematikë në Shqipëri, ku çdo ditë raportohen skandale jo vetëm mbi kushtet në të cilat ndodhen qendrat shëndetësore dhe ato spitalore, por edhe me mungesën e vazhdueshme të medikamenteve.

Pak ditë më parë u denoncuan raste pa fund të mungesës që medikamenteve që kurojnë fëmijët e sëmurë me kancer. Prindërit dhe të afërmit e fëmijëve shprehen se këto medikamente përveç faktit se janë shumë të shtrenjta dhe që blihen në farmaci, rezultojnë se janë edhe të pakontrolluara.

Nëse kjo është e vërtetë, do të thotë se këto lloj medikamentesh hyjnë në vendin tonë pa iu nënshtruar kontrolleve, çka do të thotë se janë kontrabandë. Por kontrabandën nuk mund ta bëjë thjesht një farmaci, aq më tepër kur bëhet fjalë për kura me medikamente që shkojnë deri në disa milionë.

Një tjetër preparat që mungon dhe që është denoncuar nga Citynews është Ketosteril, i cili përdoret nga pacientët që kurohen nga veshkat. Një ilaç mjaft i shtrenjtë që rimbursohet nga shteti, por për qejf të Ilir Beqaj, Vjollca Brahos, apo sektit të Luzhiana Abazit, apo çdokujt tjetër ky medikament sot nuk iu jepet të semurëve por ju është servirur një tjetër zevendesues që pretendohet se është më i mire.

Ndryshimi pozitivisht është për tu vlerësuar por në fakt duket të jetë me pasoja të rënda. Pacientët që janë në kurim e sipër me Ketosteril, nuk kanë medikamentin e tyre, kjo sepse është ndryshuar në listën e rimbursimeve dhe ofrohet në tjetër ilaç.

Por rimbusimi me medikamentin e ri nuk bëhet direkt, por pacientëve u rikërkohet të shkojnë në Tiranë për të ribërë kontrrolle, analiza dhe për të mbledhur disa vula në QSUT e më pas të shkojnë në qytetet e tyre për të marë preparatin e ri. Nga Hasi, Delvina, Erseka, Saranda, Korca, Malesia e Madhe, të zbarkojnë pranë ?kasapëve? në Tiranë, pas tyre të shpenzojë lekë lart e poshtë, të sëmurë, të braktisur, por edhe të vjedhur.

Një pacient në kurim e sipër, duhet të ndalë një ilaç e të fillojë një tjetër pasi një tufë më hajdutë kanë pushtuar sistemin shëndetësor. Jo vetëm kaq, por duhet të rifillojnë nga e para të njëjtat procedura që kanë kryer pak javë më parë, sepse nuk ju zëvendësohet ilaci i rimbursuar. Një pazar kriminal ku pushtetarë, drejtues politikë, biznezmenë që meren me tregëtimin e ilacëve, zhytin duar e korrrupsionit në sëmundjet e pacientëve jo vetëm duke ju ndryshuar kurimin në mënyrë vrasëse por edhe duke i torturuar më parë, për të përfituar atë që ja u jep ligji, taksat dhe kontributet që ata kanë paguar gjithë jetën e tyre

Por edhe në rastet kur medikamentet ekzistojnë rreziku është që ato janë prodhime indiane, të cilat vëshirë se mund ti gjesh në ndonjë vend europian, përfshi këtu edhe ato që nuk janë pjesë e BE-së. Kostoja e ulët e këtyre medikamenteve ndoshta është një nga arsyet sepse ato shihen si zgjidhje për shqiptarët, megjithëse standardet e tyre nuk i gjen askund. Por jo vetëm kaq, në spitale mund të gjesh në depot apo farmacitë medikamente përtej datës së skandencës, të cilët mund të hyjnë në qarkullim me mungesën e medikamenteve të tjera, çka mund të çojë në rastin më të mirë në një moskurim të gjendjes shëndetësore të pacientit.

Një repart kirurgjie me 10 kirurgë shpenzon për paga rreth 4000 euro në muaj. Koncesioni i ri i sterilizimit i kushton këtij reparti 18.000 euro në muaj. Ndërkohë që më parë i njëjti proces kryej nga infermierët e specializuar brenda pagës së tyre mujore. 18mije euro x 12muaj= 216.000 euro në vit. Në Shqiperi jane rreth 12 spitale rajonale pa përfshirë QSUT, që do të thotë se paratë që shpenzohen janë disa miliona, të cilat sot mund të përdoreshin jo vetëm për të siguruar medikamentet në spitale, por edhe për të përmirësuar kushtet e hotelerisë dhe shërbimit në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Këto janë disa shembuj të thjeshtë që tregojnë sesi mafia e ilaçeve apo e shëndetësisë vrasin shpejt apo avash shqiptarët.





Lajmet e fundit nga