Digjet automjeti, policia nis hetimet
Një automjet është përfshirë nga flakët, ndërsa policia ka n...
Kryeministri Edi Rama përmes një letre drejtuar Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha rishpreh qëndrimin për të mbështetur dhe votuar çdo propozim të opozitës mbi reformën në drejtësi që pranohet nga BE dhe SHBA. Rama thekson se pret me padurim propozimet e opozitës, pasi drafti i saj i fundit, u rrëzua publikisht nga SHBA dhe BE.
“Nuk do të ndodhte kurrë që bota demokratike të shënjestronte opozitën këtu, në vendin tonë të vogël, përmes zërave më autoritarë të saj, nëse rëndësia e Reformës në Drejtësi nuk do të ishte e jashtëzakonshme dhe jo vetëm për Shqipërinë në vetvete, po edhe për Shqipërinë si një vend aktualisht joproblematik i Ballkanit Perëndimor.
S’ka hije dyshimi për mua, se ky angazhim i paprecedent i partnerëve tanë në këtë proces, është edhe një çështje e forcimit të mëtejshëm të ligjshmërisë në Shqipëri, si një element që rrit qendrueshmërinë demokratike të shtetit tonë në funksion të rritjes së sigurisë së vendit e të vetë rajonit ku jetojmë”, thekson Rama në letrën e tij drejtuar Bashës.
Letra e plotë
I nderuar kryetar i Partisë Demokratike,
I dashur Lulëzim,
Dje ambasadori Lu bëri propozimin e çuditshëm që Ju dhe unë të mbyllemi përjetë në një dhomë(!), për të prodhuar zgjidhjen e shumëpritur nga populli shqiptar e nga miqtë e mëdhenj të këtij vendi dhe aq të domosdoshme për të çelur rrugën e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Një propozim i tillë e shpreh qartë, përmasën e pazakonshme të frustrimit të aleatit tonë strategjik, SHBA, në kushtet e ngërçit ku ndodhet procesi, teksa ora e të vërtetës po afron. Por po ashtu, ky propozim nxjerr në pah më shumë se njëqind deklarata zyrtare, se çfarë rëndësie madhore ka për Shtetet e Bashkuara, kjo reformë në drejtësi në një vend aleat si Shqipëria; ku askush nuk do të donte të përballej nesër me regresin shqetësues që mosvotimi i reformës do të sillte në disa plane themelore.
Më anë tjetër, i dërguari i qeverisë gjermane, foli dje me një qartësi krejt “jodiplomatike”, jo vetëm për peshën e madhe që Gjermania i jep Reformës në Drejtësi për vlerësimin e mëtejshëm të Shqipërisë, po edhe për frustrimin e partnerit tonë të madh europian, përballë shfaqjes së dhënë deri më tash nga opozita. Eksperienca ime po besoj edhe e Juaja, nuk e njeh një rast të ngjashëm, kur një diplomat, i ardhur posaçërisht për një çështje politike në Tiranë, të flasë në emër të një qeverie (e të kujt qeverie se!) dhe të kritikojë pa asnjë rezervë opozitën.
I sjell këto në vëmendjen Tuaj për t’Ju bërë një thirrje të sinqertë, publike, për një reflektim shumë serioz në kuptimin më të mirë të fjalës.
Nuk do të ndodhte kurrë që bota demokratike të shënjestronte opozitën këtu, në vendin tonë të vogël, përmes zërave më autoritarë të saj, nëse rëndësia e Reformës në Drejtësi nuk do të ishte e jashtëzakonshme dhe jo vetëm për Shqipërinë në vetvete, po edhe për Shqipërinë si një vend aktualisht joproblematik i Ballkanit Perëndimor.
S’ka hije dyshimi për mua, se ky angazhim i paprecedent i partnerëve tanë në këtë proces, është edhe një çështje e forcimit të mëtejshëm të ligjshmërisë në Shqipëri, si një element që rrit qendrueshmërinë demokratike të shtetit tonë në funksion të rritjes së sigurisë së vendit e të vetë rajonit ku jetojmë.
Duket qartë që rrjedha e deritanishme e procesit po i bie ndesh, në një formë haptazi të papranueshme për ta, jo thjesht dëshirës së partnerëve tanë më të mëdhenj, për ta parë Shqipërinë të hedhë me kurajo një hap kaq të rëndësishëm përpara, po edhe objektivit të tyre për ta nxitur më tutje procesin e afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në, përmes çeljes së negociatave me Shqipërinë. Këtë të fundit e ka konfirmuar si vullnet të plotë dhe më shumë se në një rast, vetë kancelarja gjermane me të cilën biseduam gjerë e gjatë për perspektivën e Shqipërisë, edhe pak ditë më parë në Varshavë.
Çka rrezikojmë të humbasim në shumë drejtime si vend dhe si popull, nëse nuk e kalojmë Reformën në Drejtësi, është vërtet jashtëzakonisht shumë! Dhe nxjerrja si pengesë e fundit për votimin e reformës, e shkeljes së sovranitetit tonë kushtetues për shkak të mënyrës së përfshirjes së ndërkombëtareve në procesin e vetingut, është vërtet e tepërt dhe plotësisht vetëndëshkuese; jo thjesht e vetëm për Partinë Demokratike, po për të gjithë pa përjashtim dhe për Shqipërinë në radhë të parë.
Ne nuk duhet ta lejojmë kurrësesi që Shqipëria të turpërohet botërisht, si vendi ku Kuvendi nuk kaloi reformën në drejtësi sepse deputetët nuk donin përfshirjen reale të partnerëve të vendit tonë, në procesin e pastrimit të sistemit të drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar! Kjo është një nga ato njolla që nuk hiqen për një kohë shumë të gjatë ndërkombëtarisht dhe që kushtëzojnë cilësinë e marrëdhënieve më të rëndësishme ndërkombëtare të vendit.
Si mund t’ia bëjmë ne këtë vendit tonë, njerëzve tanë, fëmijëve të këtij vendi?!
Duke Ju uruar gëzuar ditëlindjen e vajzës Suaj, dua të nënvizoj këtu në fund, se jam gati të mbështes pa asnjë vërejtje, çdo propozim që Ju do të bëni, për ta kaluar me sukses këtë reformë jetike e për ta shpëtuar vendin nga njollosja e pashmangshme dhe rreziku real i regresit demokratik në rast dështimi.
Natyrisht, çdo propozim duhet të jetë i pranueshëm për aleatët tanë strategjike, SHBA/BE.
E ndërkohë që propozimin Tuaj të fundit ata e kanë rrëzuar edhe publikisht, mbetem me padurim në pritje të një reagimi konstruktiv nga ana Juaj.
Koha nuk pret, sfida është historike.
Shumë sinqerisht,
Edi Rama
Një automjet është përfshirë nga flakët, ndërsa policia ka n...
Tentativa për grusht shteti mbrëmjen e djeshme në Turqi shka...
Kreu i qeverisë Edi Rama, duket se po kalon ditët e vetmisë ...
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni premtoi ndë...
Qeveria pritet të miratojë amnistinë fiskale, pas propozimit...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur pas mesnate në lagjen “K...
Një helikopter i ushtrisë turke ka zbritur në Greqi dhe 8 us...
Politika shqiptare të gjejë kompromisin për miratimin e refo...
Ish-Kryeministri Sali Berisha dënon me ashpërsinë më të madh...
Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme u arrestua në flagra...
Kryeministri turk në një deklaratë për mediat një ditë pas t...
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shpreh solidaritetin e tij ...
Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të dyshuar si shp...
Kjo është makina e Ministrit të Transportit, Edmond Haxhinas...
Mediat turke kanë bërë publike arsyen e grushtit të shtetit....
Në një kohë kur Turqia po vuan dëmet e shkaktuara nga tentat...
78% e bizneseve shqiptare presin që anëtarësimi në BE do të ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Të shtëna me armë zjarri shpërthyen në Ohio të SHBA-së në ...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...