web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërndanin drogë/ Arrestohen 2 persona

16 Korrik 2016, 09:28, Aktualitet CNA

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të dyshuar si shpërndarës droge pasi u kapën me 40 doza kanabis.

Burime nga policia bëjne me dije se shtetasit e arrestuar janë Artur  Kazanxhi,  43 vjeç, banues në Durrës dhe Romeo Skënderi 37 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen Nr. 1 Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Romeo Skënderi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale  40 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Shtetasit e mësipërm lëndën narkotike u’a shpërndanin përdoruesve të ndryshëm.

Të arrestuarit janë persona me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e krimeve kundër pronës dhe lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” në bashkëpunim.





07:26 Aktualitet

Horoskopi 16 Korrik

Horoskopi ditor për diten e shtunë – 16. korrik 2016Dite fan...

Lajmet e fundit nga