web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grushti i shtetit në Turqi/ Reagon amabasada në Tiranë: Presidenti dhe qeveria janë në krye

16 Korrik 2016, 06:26, Aktualitet CNA

Ambasada turke ka reaguar sot për grushtin e shtetit të ndodhur dje. Sipas ambasadës përpjekja për një grusht shteti ka dështuar. Ajo sqaron se qeveria dhe Presidenti janë në krye të detyrës. Sipas amabasadës, forcat e armatosura nuk ishin në mbështetje të grushtit të shtetit, por ishte vetëm një pjesë e saj, që sipas ambasadës ka marrë përgjigjen e merituar.

“Situata në Turqi ishte një përpjekje për grusht shteti, për të rrëzuar qeverinë e zgjedhue demokratike. Kjo përpjekje dështoi nga solidariteti i popullit turk. Presidenti dhe qeveria jonë janë në krye. Forcat e armatosura turke nuk ishin  të përfshira, vetëm një pjesë e saj ka qenë pjesë e grushtit të shtetit, e cila do të marrë përgjigjen e merituar?, shkruhet në njoftimin e ambasadës





Lajmet e fundit nga