web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aventurierët puçistë me uniformë tentuan përmbysjen e pushtetit legjitim

16 Korrik 2016, 10:17, Aktualitet CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe tentativën për grusht shteti në Turqi, ndërsa shpreh solidaritetin me qytetarët dhe autoritetet legjitime të vendit mik.

?Mbrëmë Turqia kaloi në tronditje të rëndë. Njësi të ushtrisë turke ndërmorën aktin antikushtetues të grushtit të shtetit dhe tentativës për të përmbysur me dhunë pushtetin e dalë nga vota e popullit, qeverinë dhe presidentin dhe institucionet e tjera.

Forcat politike, qytetarët e Turqisë, autoritetet e vendit qëndruan së bashku dhe bënë që kjo përpjekje aventureske antikushtetuese të dështojë. Në përleshje me forcat puçiste humbën jetën dhjetra civilë e shumë të tjerë u plagosën.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar antikushtetues të aventurierëve puçistë me uniformë dhe shprehur solidaritetin tim me qytetarët dhe autoritetet legjitime të vendit mik, shpreh ngushllimet e mia për familjet e viktimave të ketij akti shumë të rëndë dhe uroj shërim të shpejtë të lënduarve!?, thekson Berisha në një koment në Facebook.

 





07:26 Aktualitet

Horoskopi 16 Korrik

Horoskopi ditor për diten e shtunë – 16. korrik 2016Dite fan...

Lajmet e fundit nga