web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë, policia jep detajet

16 Korrik 2016, 10:53, Aktualitet CNA

Një shpërthim me tritol ka ndodhur pas mesnate në  lagjen ?Kastrioti?në Fushë-Krujë.

Burime nga policia bënë të ditur se lënda plasëse eksplozive, e prodhuar në mënyrë artizanale, ishte vendosur në biznesin në pronësi të dy vëllezervë.

Në momentin e shpërthimit piceria ishte e mbyllur dhe për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë janë shoqëruar disa persona dhe vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.





Lajmet e fundit nga