Ishte në të njëjtën qeli me të birin/ Ndërron jetë i paraburgosuri në Shkodër
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Institucioni i Presidencës ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili i kërkoi Presidentit Bujar Nishani të sqarojë opinionin publik për shkeljen e ceremonialit të shtetit. Bushati akuzoi Presidenit duke i thënë se është në kërkim të konflikteve të vockla dhe hesht për çimentimin e kulturës së korporatës në drejtësi.
Në reagimin e Presidencës thuhet se incidenti me ministrin Bushati është rast skandaloz dhe i paprecedentë i dhunimit të rregullave dhe ligjeve të shtetit nga ana e kryediplomatit.
Nishani thekson se në çdo rast fjala hapëse e kësaj Konference bëhet nga Presidenti, por në këtë rast nuk ka ndodhur. Në mënyrë të përsëritur-vijon deklarata- Ministri Ditmir Bushati refuzon të njohë Institucionin e Presidentit të Republikës.
Reagimi i plotë:
Institucioni i Presidentit të Republikës e konsideron një rast skandaloz dhe pa precedent aktin e shëmtuar të dhunimit; të rregullave dhe ligjeve të shtetit, të detyrës dhe funksioneve të garantimit të sigurisë të Gardës së Republikës, të ushtrimit të funksioneve dhe detyrës kushtetuese të Presidentit të Republikës nga ana e një funksionari të lartë të shtetit siç është Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
Në datën 14 korrik 2016, në orën 19.30, Presidenti i Republikës kishte ftuar në një takim Ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në botë, të cilët ishin thirrur në Atdhe për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore.
Ministria e Jashtme në mënyrë të përsëritur, në fyerje të Kushtetutës së Republikës, thyerje të praktikes protokollare shtetërore, dhunim të prerogativave kushtetuese të Kryetarit të Shtetit e përjashtoi dhe ndaloi pjesëmarrjen e Tij në hapjen dhe zhvillimin e Konferencës Vjetore.
Në çdo rast Konferenca e Ambasadorëve hapet dhe përshëndetet nga Kryetari i Shtetit, që është Presidenti i Republikës dhe askush tjetër.
Ky akt i papërgjegjshëm, foshnjarak, bizantin dhe i dënueshëm rëndon shumë imazhin e vendit tonë, për fat të keq.
Në mënyrë të përsëritur Ministri Ditmir Bushati refuzon të njohë Institucionin e Presidentit të Republikës.
Në pritjen që Kryetari i Shtetit kishte organizuar në ambjentet e Presidencës nuk ishte i ftuar Ministri Ditmir Bushati dhe pjesëtarë të MPJ-së.
Lista e të ftuarve i ishte dhënë autoriteteve të Gardës së Republikës në respekt të procedurave protokollare dhe sigurisë.
Me një akt prej dhunuesi, Ministri Ditmir Bushati dhe persona të tjerë, të paftuar, depërtojnë me forcë në ambjentin ku do të organizonte pritjen Presidenti i Republikës.
Një veprim i paekulibruar dhe i paprecedent në historinë e Shtetit Shqiptar.
Administrata e Institucionit të Presidentit të Republikes duke shprehur shqetësimin e thellë për mosëpërmbushjen e detyrës nga punonjësit e Gardës së Republikës i është adresuar drejtuesve të këtij institucioni, i ngarkuar me ligj për të garantuar sigurinë e funksionimit të Kryetarit të Shtetit, për të hetuar dhe marrë të gjitha masat e nevojshme në zbatim te ligjit dhe Kushtetutës së vendit.
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, shprehe...
Letra e Frangaj për ErdoganFort i nderuar mik! Të them mik m...
Pas një debati politik të gjatë e të mërzitshëm lidhur me re...
Autoritetet turke kanë arrestuar gjeneralin Adem Huduti, si ...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar SHBA-ve të...
Shumë prej jush e njohin këtë simbol si kryqin nazist. Ai u ...
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka miratuar disa ndryshime në ...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me i...
Ka qenë kjo deklarata e z.Nishani dhënë për mediat vendase d...
Fluturimi Tiranë – Stamboll, i parashikuar në orën 20:00 ësh...
Shteti turk ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët luftarak...
Koloneli Muharrem Kose është ideuesi dhe planifikuesi i përp...
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë si opsion Ilir Metës, në ta...
Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, zhvill...
Në jo pak raste mediat kanë arritur të zbardhin takimet kokë...
Petrit Vargu, mjek në QSUT, dhe një nga anëtarët e zjarrtë t...
Teksa e shikon këtë përplasje mendon se bëhet fjalë për një ...
Një këngë që vetëm 24 orë pas publikimit të saj po kthehet n...
Një libër i historianit Abel Basti, tenton të hedhë dritë mb...
Një shtetas 26 vjeç humbi jetën gjatë ditës së sotme për sh...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...