web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erdogan arreston një gjeneral shqiptar si puçist

16 Korrik 2016, 18:05, Aktualitet CNA

Autoritetet turke kanë arrestuar gjeneralin Adem Huduti, si një prej personavë që ishin pjesë e grushtit të shtetit.

Lajmi bëhet me dije nga mediat turke, ndërkohë BBC shkruan se ai se ai është figura më e lartë ushtarake e arrestuar deri tani, së bashku me Akin Ozturk.

Gjeneral Adem Huduti, ka lindur në Kosovë në vitin 1952. Më pas emigroi në Turqi. Në vitin 1973 Adem Huduti u diplomua në Akademinë Ushtarake.

Ai ka shërbyer në Divizionin e tretë të këmbësorisë në kufi me Greqinë, të brigadës së shtatë këmbësorike, në kufi me Rusinë dhe ka marrë pjesë në Korpusin e nëntë të Ushtrisë turke.

Për shumë vite, ai ka kontribuar në forcat Aleate Tokësore të NATO­-s për Europën Jugore në Itali. Në vitin 2014 Huduti mori gradën gjeneral lejtnant.

Pas sulmeve të 11 shtatorit kundër kullave binjake në SHBA, gjenerali Huduti shkoi në Afganistan dhe drejtoi trupat turke në Kabul.





Lajmet e fundit nga