Lëvizje në prokurori/ Ja drejtuesit që ndryshojnë
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka miratuar disa ndryshime në ...
Shumë prej jush e njohin këtë simbol si kryqin nazist. Ai u bë i famshëm nga Adolf Hitler, i cili e përdori atë si logon e partisë së tij.
Pas përfundimit të luftës së dytë botërore, ky simbol u kthye në një nga më të urryerit në botë, për shkak të gjenocidi që kishte shkaktuar Partia Naziste e drejtuar nga Hitleri.
Në fakt, simboli në fjalë i ka rrënjët mijëra vite përpara se të zbulohej nga Hitleri. Ai njihet me emrin ?Swastika? dhe simbolizon paqe dhe prosperitet.
Një tjetër fakt interesant është se ?Swastika? është një nga simbolet më të përhapura në Tokë.
Adolf Hitler e kopjoi këtë simbol, duke e zhvendosur me disa gradë dhe e shndërroi në kryqin e nazistëve.
Në të vërtetë, ky simbol përcjell pozitivitet. Mendohet se ai është marrë nga fiset kultura Hindu.
Lidhja me Shqipërinë
Svastika (kryqi i thyer) ka qenë e njohur në Ballkan shumë më parë se ç’është formuar etnosi ilir. Shembujt më “të lashtë janë që nga epoka e neolitit. Nga epoka e bronzit svastika ndeshet e paraqitur në karrocat e njohura prej argjili të Duplajës.
Nga mbarimi i epokës së bronzit, pra, në kohën kur tani mund të flasim për ilirët në këto treva, svastikën e gjejmë të paraqitur në shkëmbinj në Lipci afër Risanit në Bokën e Kotorit dhe në Zhlijeb afër Vishegradit.
Me përjashtim të paraqitjes së një svastike në fibulën e gjetur në Kompolje të Likës e cila datohet me fazën e fundit të kulturës së fushave të urnave (HaB) në trevën e ilirëve, ky simbol nuk ndeshet deri në mbarim të shek. VI. para e.r., por në shek. V para e.r. bëhet shumë i shpeshtë. Është interesant të theksohet se svastika nuk është e pranishme njësoj në gjithë trevën ilire. Më shpesh ndeshet në Istri dhe në trevat e Alpeve lindore kurse në trevën ndërmjet Savës, Dravës dhe Danubit ndeshet në kohën e hekurit të ri, dhe atë vetëm në një lokalitet – në Osijek.[ Pak më e shpeshtë është në trevën e japodëve, mirëpo, nuk dëshmohet në trevën e gjerë që e kanë populluar liburnët dhe dalmatët, ndërsa nga treva e liburnëve deri tani është i njohur vetëm një ekzemplar i këtij simboli. Sërish e ndeshim në trevën qendrore të ilirëve si edhe në pjesët jugore të tokës ilire.
Në repertorin e gjetjeve duhen marrë parasysh edhe ekzemplarët e trikvetrumit (triquetrum), që dallohen nga svastika, të cilët në vend që të kenë katër i kanë tre gemba të thyer. Deri tani nga treva ilire janë të njohur vetëm tre ekzemplarë të trikvetrumit – njëri në fibulën e fundit të kohës së bronzit – gjetiu në Krehina Graci dhe dy pak më të reja (shek. VIII para e.r.) të skalitur në dy kallçinj – të gjetura në Ilijak në Gllasinc.
Domethënia simbolike e svastikës është e njohur mirë nga historia e religjionit. Vetë fjala “svastikë” përmban edhe domethënien e këtij simboli: në sanskritishte “svasti” do të thotë shëndet, mirësi dhe gëzim. J. Dechelette, i cili këtij simboli i ka kushtuar kujdes të veçantë, svastikën e ka karakterizuar si simbol “Dielli në lëvizje”. Sipas tij, svastika është zhvilluar prej rrethit të thjeshtë, në të cilin pastaj është skalitur kryqi. Me kohë rrembat e kryqit janë thyer dhe kështu është fituar trajta e svastikës me rremba të thyer brenda rrethit. Kjo do të ishte paraqitja më e hershme grafike e svastikës. Tipi i svastikës me rremba të thyer është i fazës së zhvilluar të mëtejshme të këtij simboli.
Ndoshta kanë pasur domethënie apotropeike edhe svastikat në vatrat shtëpiake të Donja Dolinës. Këto objekte, siç kemi theksuar, përveç funksionit praktik, kanë pasur rol të madh edhe në besimin e popullsisë së atij vendbanimi lakustër, prandaj edhe shfaqja e svastikës në to ka qenë padyshim e lidhur ngushtë me vendin që në besimet e tilla ka pasur vatra e shtëpisë. Sipas shpjegimit që pat dhënë Q. Truhelka, banorët e Donja Dolinës u kanë dërguar ushqim të vdekurve, pajtorëve të shtëpisë e të familjes, që kishin qenë të varrosur nën shtëpi të tyre, përmes një vrime në formë të hinkës që gjendej në fund të këtyre furrave. Svastika në këto furra mund tëjetë simbol i lumturisë dhe i gëzimit, por edhe i vdekjes.
Svastikat e para janë gjetur në kohën e Neolitit, 5.000-6.000 p.e.s. në kulturën e Vinçës e cila shtrihej në Dardani, Maqedoni, Thesali, një pjesë të sotme të Shqipërisë, Serbi, Rumani, dhe një pjesë të Bullgarisë.
Afërsia e kësaj kulture me ilirët është e qartë. Qysh në këtë kulturë filloi përdorimi i bakrit, që solli deri tek zhvillimi i kulturës së Vuçedolli ku emërtimi ilir është përdorur pa asnjë dyshim.
Këtu në postimin e dytë mund të shihen sfastikat në Kulturën e Vinçës :
Malësorët e veriut kanë përdorë sfastikën në tatuazhe brez pas brezi, prej se mbahet mend. Sfastikën e quajnë “Dilli i gjyshave”, pastaj “Dilli i Hotit” etj.
P.N.P., e datëlindjes 1890, bijë e Shoshit. Me banim në Nikç të Kelmendit. Tatuazhin në dorën e saj të djathtë ajo e quan “Tbani (kasollja në stan) n?bjeshkë i mbuluem dhe me diellin plak n?pullaz (në çati)”. Nuk tregon se kush ia ka punuar. Është punuar me bojë blu. “Me mereqep shkollet”, thotë mbartësja e saj (14 shkurt 1971).
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka miratuar disa ndryshime në ...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me i...
Ka qenë kjo deklarata e z.Nishani dhënë për mediat vendase d...
Fluturimi Tiranë – Stamboll, i parashikuar në orën 20:00 ësh...
Shteti turk ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët luftarak...
Koloneli Muharrem Kose është ideuesi dhe planifikuesi i përp...
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë si opsion Ilir Metës, në ta...
Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, zhvill...
Në jo pak raste mediat kanë arritur të zbardhin takimet kokë...
Petrit Vargu, mjek në QSUT, dhe një nga anëtarët e zjarrtë t...
Teksa e shikon këtë përplasje mendon se bëhet fjalë për një ...
Një këngë që vetëm 24 orë pas publikimit të saj po kthehet n...
Një libër i historianit Abel Basti, tenton të hedhë dritë mb...
Një shtetas 26 vjeç humbi jetën gjatë ditës së sotme për sh...
Ilir Kulla ironizon Ambasadorët Romana Vlahutin dhe Donald L...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka komentuar në rrjetet s...
Që “RAMALU” po bëhet firmë, sh.p.k e njohur kjo duket qartë....
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zgjedhur 5 gjyqtarët, që do...
Policia ka arritur të gjejë një automjet të vjedhur dy ditë ...
Ndërkohë Reuters raportoi për 265 të vrarë, mes tyre dhe 104...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...