Satirë- Reagon Presidenti Nishani për pucin ndaj Erdoganit/ Mua s'më bëjnë puc, se s'kam mustaqe
Ka qenë kjo deklarata e z.Nishani dhënë për mediat vendase d...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur një ditë më parë në Presidencë, për ceremoninë me ambasadorët, e cila u anulua nga Presidenti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Bushati shprehet se Presidenti Bujar Nishani duhet të sqarojë opinionin publik për këtë veprim të paprecedent në shkelje të ceremonialit të shtetit.
Sipas tij ceremoniali i shtetit nuk lë shteg për interpretime partiake, por siguron mirëkuptimin dhe bashkëpunimin midis institucioneve.
Bushati kritikoi ashpër Presidentin Nishani, për të cilin tha se është në kërkim të konflikteve të vockla dhe hesht për çimentimin e kulturës së korporatës në drejtësi.
Deklarata e Ditmir Bushatit
Për shpërfillësit e ligjit dhe frikacakët nga reforma!
Habitem se si një President që ka mesatarisht 2-3 këshilltarë për çdo çështje (përfshirë ato protokollare), nuk sqaron opinionin publik për veprimin e tij të paprecedent në shkelje të ceremonialit të shtetit dhe praktikës së konsoliduar diplomatike shumëvjeçare, por preferon të keqpërdor tellallët e vend strehimeve politike.
Ceremoniali i shtetit, si pika e vetme e referimit për protokollin e shtetit që siguron mirëkuptimin e bashkëpunimin midis institucioneve, është fare i qartë. Ai aplikohet njësoj për Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, Ministrin e Punëve të Jashtme. Ceremoniali nuk lë shteg për interpretime partiake, e as për trajtim privat të institucioneve shtetërore.
Koha e trajtimit të trupit diplomatik mbi bazën e “vendeve të rezervuara” ka perënduar që kur shqiptarët me votën e tyre të lirë e nxorën në opozitë partinë e zotit President. Trupi diplomatik nuk është ?mërgata e qyqeve? dhe as e ?qokatarëve?, por një trupë e një shërbim që punon për interesat e vendit e qytetarëve.
Keqardhje për Presidentin në kërkim të konflikteve të vockla, që hesht dhe pranon çimentimin e kulturës së korporatës në drejtësi. Është mendësia e korporatës, në shpërfillje të plotë të rendit demokratik, që tregojnë me gisht mbi 93% e shqiptarëve sot. Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët nuk kanë investuar pak në këtë proces jetik për vendin.
Keqardhje për ?amnezinë presidenciale? ndaj paranojës së partisë së zotit President për reformën në drejtësi, që po e çon këtë të fundit gjithnjë e më shumë drejt instikteve e metodave izolacioniste të Doktorrit, i cili, për hir të interesave të pushtetit dhe familjes së tij, u konfrontua me popullin dhe botën atlantike.
Zoti President, çlirojeni veten nga përdorimi i funksionit publik si pronë private dhe partinë tuaj nga paranoja e ?rrezikut euro-amerikan?, çlirojeni veten dhe partinë tuaj nga sindroma e qarramanit, sepse për Shqipërinë çështja më madhore mbetet miratimi i reformës në drejtësi.
Ka qenë kjo deklarata e z.Nishani dhënë për mediat vendase d...
Fluturimi Tiranë – Stamboll, i parashikuar në orën 20:00 ësh...
Shteti turk ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët luftarak...
Koloneli Muharrem Kose është ideuesi dhe planifikuesi i përp...
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë si opsion Ilir Metës, në ta...
Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, zhvill...
Në jo pak raste mediat kanë arritur të zbardhin takimet kokë...
Petrit Vargu, mjek në QSUT, dhe një nga anëtarët e zjarrtë t...
Teksa e shikon këtë përplasje mendon se bëhet fjalë për një ...
Një këngë që vetëm 24 orë pas publikimit të saj po kthehet n...
Një libër i historianit Abel Basti, tenton të hedhë dritë mb...
Një shtetas 26 vjeç humbi jetën gjatë ditës së sotme për sh...
Ilir Kulla ironizon Ambasadorët Romana Vlahutin dhe Donald L...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka komentuar në rrjetet s...
Që “RAMALU” po bëhet firmë, sh.p.k e njohur kjo duket qartë....
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zgjedhur 5 gjyqtarët, që do...
Policia ka arritur të gjejë një automjet të vjedhur dy ditë ...
Ndërkohë Reuters raportoi për 265 të vrarë, mes tyre dhe 104...
Deputetja socialiste Mimoza Hafizi, një nga mbështetëset në ...
Lëvizja Socialiste për Integrim duket qartazi e pozicionuar ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...