web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjidhet kryetarja e LRI në Pukë

11 Korrik 2016, 14:46, Aktualitet CNA

Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi Konventën Zgjedhore në Pukë, ku në përfundim të votimit u zgjodh Romina Kuçi kryetare e re e këtij forumi. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm deputetit i LSI-së së Qarkut Shkodër, Agron Çela, Nënkryetarët e LSI-së, znj. Kejdi Mehmetaj dhe z. Endri Braimllarit, Kryetarja e LRI-së, znj. Floida Kërpaçi, Prefekti i Shkodrës, z. Paulin Radovani, si dhe përfaqësues të LSI-së në Shkodër. Në këtë konventë, ku merrnin pjesë rreth 700 delegatë dhe të ftuar, u shpalos puna që ka bërë rinia e këtij rrethi dhe suksesi qe ka pasur.

Në fjalën e saj gjatë aktivitetit, deputetja dhe njëkohësisht N/Kryetare e LSI-së, znj. Kejdi Mehmetaj synimi i vazhdueshëm i LSI-së është përmirësimi i cilësisë së arsimit në të gjithë Shqipërinë dhe krijimi i sa më shumë hapësira për punësimin e të rinjve dhe të gjithë qytetarëve.

?Synimi ynë i vazhdueshëm është të përmirësojmë cilësinë e arsimit, jo vetëm në Pukë, por në të gjithë Shqipërinë dhe të krijojmë sa më shumë hapësira për punësimin e të rinjve dhe të gjithë qytetarëve. Sepse detyra jonë për shkak të besimit që ju na keni dhënë që ta bëjmë jetën tuaj edhe më cilësore. Dhe jam e bindur që me kalimin e kohës pukjanët e kanë kuptuar që kë vetëm një zgjidhje dhe ka vetëm një rrugë për t?u besuar dhe se ne si LSI dimë ta mbajmë fjalën. Kemi qenë këtu gjithë kohës pranë jush në zgjedhjet e kaluara lokale ju besuar te ne dhe jam e bindur që do të besoni akoma më shumë në zgjedhjet e ardhshme, – tha znj. Mehmetaj. – Vazhdimisht uleshim të diskutonim sepse propozimet që ju na jepni janë në fakt ato më të mirat për zgjidhjen e problemeve. Nuk e harroj që herën e fundit që kam qenë në Pukë dhe duhet t?i tërheq pak veshin vetes, sepse duhet të vija pak më shpesh, disa nga sugjerimet që ju keni pasur për maturën shtetërore mbi të gjitha për turizmin në Puka kanë qenë shumë të vlefshme dhe ne jemi përpjekur jashtëzakonisht shumë që t?i vëmë ato në zbatim. E di që ju keni potencial dhe shumë dëshira por mbi të gjitha shumë ëndrra që jetën tuaj ta zhvilloni këtu në Pukë dhe përkushtimi ynë do të jetë maksimal që kjo gjë të bëhet e mundur?, – deklaroi deputetja e LSI-së ndër të tjera.

Ndërsa, N/Kryetari i LSI-së, z. Endrit Braimllari tha se rinia e Pukës, ka nevojë për mbështetje dhe se ka nevojë që zëri i institucioneve të jetë gjithnjë e më i fortë, duke përcjellë energji pozitive e cila duhet të transmetohet kudo.

?Ne ndjehemi të emocionuar sa herë që vijmë në Pukë sepse vërtetë nga ju marrim një mesazh shumë të qartë. Një mesazh që rinia e Pukës, ka nevojë për mbështetje, rinia e Pukës ka nevojë që zëri i institucioneve, zëri i pushtetit vendor, zëri i qeverisë qendrore të jetë gjithnjë e më i fortë. Me kaq shumë të rinj e të reja që janë në këtë sallë, me kaq shumë energji pozitive që keni ju do të na jepni një energji pozitive e cila duhet të transmetohet kudo. Shqipëria ka nevojë për energjinë tuaj, Shqipëria ka nevojë për solidaritet dhe mbi të gjitha Shqipëria ka nevojë për më pak fjalë dhe më shumë punë?, – theksoi z. Braimllari.

Duke marrë fjalën në këtë konventë, Kryetarja e LRI-së, znj. Floida Kërpaçi u shpreh se çështje çështjet më të ndjeshme për të rinjtë në gjithë Shqipërinë, janë arsimi, punësimi rritja ekonomike dhe përfshirja sociale. Sipas znj. Kërpaçi rinia meriton një Shqipëri me një arsim cilësor, sepse edukimi është çelësi i zhvillimit të një vendi dhe padiskutim që gjeneron vende të reja pune.

?Çështje të ndjeshme për të rinjtë, jo vetëm në Pukë, por për të rinjtë në gjithë Shqipërinë, janë arsimi punësimi rritja ekonomike dhe përfshirja sociale. Përgjatë gjithë viteve ligji i arsimit të mesëm ka ndryshuar për t?iu përshtatur nevojave të momentit por të pamenduara për një periudhë afatgjatë. Ajo për të cilën ne do të punojmë është rishikimi i këtij ligji në mënyrë që t?i përshtatet të rinjve dhe sfidave të së ardhmes. Rinia meriton një Shqipëri me një arsim cilësor sepse edukimi është çelësi i zhvillimit të një vendi dhe padiskutim që gjeneron vende të reja pune, – tha znj. Kërpaçi. – Rinia meriton një Shqipëri me rritje të qëndrueshme ekonomike dhe me resurset që ka në njerëz në bujqësi, në turizëm dhe pse jo në sektorin e shërbimeve dhe në sektorin gjeostrategjik, vendi ka nevojë për një politikë të përgjegjshme me ide të qarta mbi zhvillim ekonomik të vendit, ashtu sikurse tani ju miq të LRI-së së Pukës keni treguar angazhimin maksimal për të punuar, keni qenë të palodhur, ashtu do të vazhdojmë strukturimin tonë në çdo gjimnaz dhe në çdo qelizë të organizimit. Padiskutim që kjo konventë dhe gjithë kjo konferencë zgjedhore dhe gjithë ato aktivitete që kanë qenë jo vetëm aktivitete me njerëz por kanë qenë aktivitet me ide dhe me vizion, kanë qenë aktivitete që kanë treguar përkushtimin dhe angazhimin maksimal të çdo të riu i cili është pjesë e LRI-së së Pukës?, – theksoi Kryetarja e LRI-së.

Deputeti i LSI-së, z. Agron Çela falënderoi të gjithë zonjat dhe zotërinjtë e LSI-së së Pukës, të cilët i japin mbështetje, kurajë dhe besim LSI-së për tu rritur edhe më shumë në të ardhmen.

?Ne jemi gjithmonë afër Pukës, afër të gjithë pukjanëve dhe LSI-së. Duhet të falënderoj shumë në mënyrë të veçantë të gjithë zonjat dhe zotërinjtë e LSI-së, të cilët na japin mbështetje na japin kurajë, na japin besim që ne do të jemi sinqerisht edhe më shumë në të ardhmen dhe do të marrim edhe më shumë vota për të shkuar te objektivi që ne kemi. Që të jemi forcë e parë na duhet edhe më shumë punë?, – deklaroi ndër të tjera z. Agron Çela.





Lajmet e fundit nga