Studimi/ Shqipëria me nivel të ulët sigurie fizike për femrat
Sipas hartës së fundit të publikuar nga Organizata WomanStat...
Tashmë është zyrtarizuar dicorci politik mes ish-deutetit Koço Kokëdhima, dikur njeriu më i besuar i Kryeministrit Edi Rama, dhe këtij të fundit. Kokëdhima pretendon se Rama e ka tradhëtuar, apo në kurriz të ish-deputetit të Vlorës, u komplotua nga klane brenda Partisë Socialiste, për ti hequr mandatin në Gjykatën Kushtetuese.
Por nëse i referohemi ngjarjeje politike ku ka qenë protagonist Kokëdhima, ?Komisari i Jugut? sikundër konsiderohej nga shumë prej kolegëve të tij deputetë, ka krijuar jo pak përplasje qoftë me strukturat e PS-së, qoftë me deklaratat e tij.
Në kulmin e fushatës kundër kultivimit të lëndëve narkotike, një operacion i ndërmarrë nga ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, që nisi me Lazaratin, Kokëdhima hodhi idenë e legalizimit të kanabisit. Madje aq seriozisht e morri këtë fushatë Kokëdhima sa nisi të shpjegojë se përse mund të përdorej bima narkotike, se cilat vende e kishin legalizuar, se çfarë përfitimesh do të kishte shteti, se çfarë përfitimesh do të kishin privatët e kështu me rradhë. Deklaratat e Kokëdhimës u kundërshtuan nga ministri i Brendshëm, i cili e kishte kthyer policinë në një forcë që më shumë merrej me korrjen e lëndëve narkotike që ishin mbjellë gjithkund, sesa ishin të angazhuara në parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Një tjetër moment në përplasjet mes Kokëdhimës dhe Partisë Socialiste ishte fakti se nga mbështetja dhe raportet që ai kishte me Kryeministrin Edi Rama, u kthye në një superdeputet, apo në një Kryeministër të Jugut të Shqipërisë. i caktuar si koordinator për rajonet Vlorë-Gjirokastër, Kokëdhima sfumoi pothuajse të gjithë ligjvënësit socialist, të cilët qoftë edhe për një vend pune, duhet të merrnin ?ok? e kolegut të tyre. Kjo situatë çoi në përplasjen mes tij dhe kolegëve deputetë, të cilët në mbledhjet e grupeve parlamentare, nuk nguronin të ngrinin këto shqetësime.
Ish-deputeti i Vlorës me fuqinë dhe mbështetjen që kishte arritur të merrte nga Kryeministri, nisi eksperimentimin e organizimit të strukturave të PS-së në bazë. Procesi në fjalë sërisht u kundërshtua nga deputetë të PS-së, madje për një moment u vu në dyshim edhe organizimi i Kongresit të kësaj partie, për shkak të vonesave në zgjedhjen e delegatëve pikërisht nga rajoni Vlorë-Gjirokastër. Kokëdhima nga njëra anë e konsideronte formulën që po aplikonte për organizimin e strukturave të PS-së si mjaft efikase, madje në sallën e Parlamentit do të deklaronte se në Qarqet ku ai po drejtonte punën, opozita nuk do të mund merrte asnjë deputet.
Po kështu në zgjedhjet vendore të 2015, Kokëdhima megjithëse deputet i PS-së, u angazhua në një fushatë duke punuar kundër kandidatëve për kryetar bashkie, të cilët ishin propozuar nga partitë aleate të PS-së, apo nuk kishin marrë mbështetjen e tij. Në këto kushte, Kokëdhima ndoshta kërkonte t?i provonte kritikëve të tij brenda Partisë Socialiste fuqinë që kishte në bazën dhe strukturat e partisë, apo mbështetjen që baza i jepte atij në punën që bënte.
Përplasjen e rradhës Kokëdhima do e kishte në distancë me Gramoz Ruçin, duke shprehur synimin për tu zgjedhur në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie. Por dukej se në këtë përballje, Kokëdhima do e kishte të vështirë, pasi pakënaqësitë që ai kishte krijuar brenda rradhëve të socialistëve, por edhe pozitës që ka pasur Ruçi në PS, beteja e nisur do të rezultonte humbëse, edhe sikur ai të zyrtarizonte kandidaturën. Veç kësaj, Edi Rama do e kishte të vështirë t?I kundërvihej Gramoz Ruçit për të mbështetur Koço Kokëdhimën, pasi një pozicionim i tillë mund të shkaktonte prishjen e ekujlibrave dhe një përplasje të madhe në Partinë Socialiste.
Por krahas sulmeve që i vinin nga kolegët e tij në PS, Kokëdhima u vendos nën presionin e vazhdueshmë edhe të opozitës, e cila e akuzonte se kishtë përfituar fonde shtetërore në tendera, pasi kishte marrë mandatin e deputetit. Përballë të gjithë situatës së krijuar, Kokëdhima, i cili ishte nën mbështetjen dhe mbrojtjen e Kryeministrit, nisi të merrte sinjalet e para se raportet mes tyre nuk ishin më si më parë.
Në një mbledhje të Kryesisë së PS-së, Rama vendosi që të dublonte rolin e Kokëdhimës në rajonet Vlorë-Gjirokastër, duke deleguar në secilin nga qarqet nga një ministër.
Pak ditë më pas, Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin që Kokëdhima duhej të dorëzonte mandatin e deputetit, ndërsa Partia Socialiste si asnjëherë më parë do të kalonte në heshtje këtë vendim.
Vendimi kundër Kokëdhimës duket se ishte vendosja e kapakut të një mbështetjeje të ndërsjelltë mes Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës, e cila nisi në kohën kur Rama ishte ministër i Kulturës në 1999 dhe vazhdoi deri në 2016-ën. /citynews/
Sipas hartës së fundit të publikuar nga Organizata WomanStat...
Zëvendës sekretarja e SHBA, Victoria Nuland, kreu dje një vi...
Mbrëmjen e djeshme Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit,...
Një aksident automobilistik ka ndodhur sot rreth mesditës në...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
Një person i dënuar në burgun e Peqinit ka vrarë veten me li...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvilloj...
Koço Kokëdhima konfirmon divorcin politik me Kryeministrin e...
Vizita katërorëshe e zv/sekretares së shtetit Nuland në Tira...
Gjykata për krime të Renda ka shtyrë pretencën për ish-minis...
Gjykata ka liruar nga burgu 6 persona të pandehurit për vjed...
Nën Urën e Dajlanit “Car Wash 100% anglez”. Lavazhierët, dy ...
Dy ditë më parë, citynews publikoi fotot nga takimi mes kreu...
Tashmë dihet nga të gjithë se Koço Kokëdhimën e hoqi nga pol...
Ministri i Drejtësisë ka folur sot në Komisionin e Sigurisë ...
Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas 35-vjeçar pasi ush...
Dioni është 3 vjeç e gjysmë. Ai është diagnostikuar së fundm...
Policia e Vlorës ka arrestuar në ambientet e spitalit drejtu...
Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas 41-vjeçar për shka...
Jetesa në kryeqytetin shqiptar, një të huaji i kushton më sh...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...