Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nën Urën e Dajlanit ?Car Wash 100% anglez?. Lavazhierët, dy adoleshentë tropojanë, të thonë me vendosmëri se me përjashtim të ujit dhe korentit shqiptar, pompat, stekat, sfungjerët, solucionet, janë të gjitha britanike.
Ku plazhi i makinave është 100% anglez, plazhi i njerëzve nuk mund të mos jetë 100% shqiptar.
Në Shkozet bëjnë për plazh kryesisht shqiptarë Kosove dhe Maqedonie.
Duke folur me ta që quhen Berat, Elbasan, Saranda, Labinot, Kujtesa, Buna, Vjosa, Vlora, si dhe Festimi, Flamuri, Patrioti, Vigjilenti, Agoni, Visari, Etniku, Lasgushi, Hitleri, Herolindi, Shpejtimi, provon ndjesinë se po flet me Kombin. Të vjen keq që nuk ka shqiprar Shqipërie që quhet Istog, Gjilan, Prizren apo ndonjë vlonjate a korçare që quhet Prishtina.
Emrat e lokaleve të ëve të Shkozetit janë ?Jehona e Gostivarit?, ?Besa e Gostivarit?, ?Vushtrria, ?Prizreni?, ?Lidhja e Prizrenit?, ?Tetova, ?Ferizaj? ?Prishtina? etj. Pra emrat e vendeve të Shqipërisë ua vënë kalamajve, emrat e vendeve të Kosovës dhe Maqedonisë ua venë bizneseve.
Sipas këmbyesit të valutave në rrugë, një durrsak i bëshëm që mban në duar tufa me Euro dhe dollarë, me këta nuk ja vlen të merresh. Janë të ngathët, të pakulturuar, të pagdhendur. Të mira, sipas derrit durrsak, këta kanë vetëm Eurot, dhe zgërdhihet.
Erdhi vjet nipi im nga Italia, thotë një mesoburrë, kur një dit, tek bënte plazh, pa një pejan nja 3 vjeç që bëri kakën në rërë. Mamaja e bebes, e mblodhi kakën e bebit me gazetë e hodhi në det. Zonjë, mos vepro në këtë mënyrë, se është gabim, i tha pejanes një durrsak që kishte ardh me pushime nga Afrika e Jugut. Pejania iu përgjigj; Ani-ani, s’ka problem, kështu e doni ju shqiptarët e Shqipnis. Sapo mori këtë përgjigje nipi u betua sa kohë në plazh të ketë kosovarë e tetovarë në Shqipëri nuk do vi më kurrë.
Një tironc,
-Njihen nga gjuha e derrit që flasin, nga e qethmja që s’ngjan me asnjë modë, nga e veshmja për ibret, nga e hecmja si katunar, nga të gjitha, jan’ rob’ të trash’.
Punëtori i karburantit:
– Dallohen pa fol që s’janë si ne. E kanë ballin e gjerë, veshët e mëdhenj, buzët të trasha, hanë shumë bukë dhe ëmbëlsira, pinë shumë ujë.
Një pispilluq që punon në një televizion:
-Janë bërë si mizat e dheut. Nuk i duroj dot. Do ta shes apartamentin që sapo e bleva.
Një lab:
– Para 20 vjetësh ishin 50 vjet para nesh. Tani i kemi lënë ne ata nja 200 vjet mbrapa, dhe të paktën 80 vjet anash. Janë të prapambetur, të trashë, të pistë, të pabesë.
Një durrsak:
-Na kan zili. Ka ardhur, ta zëmë, vjet dhe ka parë një kioskë, pastaj ka ardhur prap’ sivjet, dhe në vend të kioskës ka gjetur një grataçiel. Me zhvillimin tonë galopant mbeten me gojë hapur amerikanët dhe anglezët, e jo më këta.
Një elbasanlli:
-Njeriu nuk njihet në det dhe i lagur. Njeriu njihet në tokë dhe i thatë. Këta dallohen kur ecin duke u lëkundur sikur janë mbi anije, kur hanë dhe pinë si të babëzitur. Tani që u bë rruga në Shkozet më përpara mbërrin në Shkozet një prizrenali i trashë, se një leskoviqar i sofistikuar.
Një polic:
-Janë të çuditshëm. Edhe të trashë, edhe të hollë. Edhe të mirë edhe të këqinj. Edhe të ndershëm edhe të pamoralshëm.
Nën një çadër tre ë të rritur dhe një Festim nja 15 vjeç. Festimi pi kafe si burrat, tre burrat pinë kakao si gratë.
-Pse nuk keni vajtur në Greqi ose në Spanjë por keni ardhur në Shqipëri ?
-Kemi prona, shtëpi të mëdha, kerra të shtrenjtë, kemi pasurina, kemi pare, udhëtojm, bëjm biznese. A e diVpse vijmë këtu ?
-Jo, nuk e di, ma thuaj.
-Sepse këtu flitet Shqip.
Fjalët e fundit i tha duke uluritur dhe duke i rënë tavolinës me grusht aq fort sa kafeja e djaloshit dhe kakao e burrave kërcyen përpjetë dhe trembën dynjanë.
Katër diva nga Drenica, nga 19 deri 25 vjeç kanë qejf të bëjnë muhabet dhe pranojnë të fotografohen. Paguajnë 20 Euro në natë për një apartament dy dhoma e kuzhinë, ujë, dush, të gjitha, çka nuk iu duket shumë. Nuk kanë asnjë ide për korrupsionin, EULEX-in, islamizmin, Albin Kurtin. Për Hashim Thaçin, thonë, e kemi pi Drenice.
– Sa vjeç je ?
– 12.
– Nga je ?
– Nga Rahoveci.
– Si e ke emrin ?
– Atdhe.
Gjithçka e qartë. Paske ardhur Ti Atdhe i gjithi këtu prandaj bëjnë këta kështu.
Një prishtinalie thotë se shqiptarët e Shqipërisë janë të egër, të ngutur, të shqetësuar, nervozë, jetojnë si në jerm, si në delir.
Gjakovari thotë shkurt se ai dhe miqtë e tij vijnë në Shqipëri që përmes shpenzimeve të tyre me e pasuru Shqipërinë, sado pak.
Restorante pa numërim. Si t’i duash, në këmbë, ulur, ?Extra?, ?Familjar? etj., etj. ku mund të hash Gulash, Pasul, Musak, Burek, Çorbë.
?Kosovaexpres? nuk është kartë krediti, as tren i shpejtë. Është restorant ku hahet e pihet mirë.
Mes diellit përvëlues, muhabetit, kafeve, rakisë, pasulit, gulashit, pleskavicave, piskamave, e gjitha i ngjan gjëmimit të një koncerti madhështor me dirigjent Zotin;
Kujtesa nga Prishtina ka rënë kok’ e këmbë në dashuri me çamin. Patrioti i mban sytë nga deti. Një lab nga Salaria po ia lyp një Vjose nga Suhareka. Vigjilenti nga Kumanova po pi raki me një skraparlli. Etniku nga Peja po lidh krushqi me një shijaks, Labinoti nga Lipjani po pi kafe duke folur shtruar me një myzeqar. Agoni nga Shtimja po pyet një kolonjar nëse është e vërtetë se Baca kurvi ishte më vrasës se serbi. Berati i Podujevës është marrosur pas një shkodraneje me bishtaleca. Kushtrimi i Malishevës dhe Visari i Vitisë janë shtrirë përmbys në rërë. Vigjilenti i Leposaviqit është mbuluar i tëri me rërën e Shkozetit. Saranda nga Mitrovica e ka tret vështrimin kah dallgët e detit dhe Kepi i Rodonit. Flamuri i Drenicës shkon vazhdimishf në banjë se e ka zënë barku. Dardani nga Podujeva është ftohur pak dhe fshin qurrat me shami. Qurrat që dalin me furi nga hunda e Dardanit formojnë një ylber me ngjyra nën rrezet e diellit. Hitleri dhe Gëbelsi, njëri nga Samadrazha tjetri nga Dobërladani, po i thonë një gramshioti se komunistat duhen djegur në krematorium. Lasgushi nga Vaksinca, duke u dridhur si fije bari, po lodhet ta bindi një derdimen nga Peqini se poezia nuk vdes kurrë. Herolindi i Kaçanikut po bën biznes me një krutan. Një belkëputur nga Shtimja me emrin Buna, pak mbi bythë, ka bërë një tatuazh me një shqiponjë në fluturim.
Mes ferrparajsës përvëluese ja beh mitrovicaliu Nexhmedin Spahiu, që thotë; Jemi e njëjta bajgë që na ka ndarë më dysh rrota e historisë. Ne andejna kemi vuajtur tmerrësisht, jemi vrar’ e prer’ me serbin, por gjithsesi mbahemi, se nuk na ka kafshuar bisha komuniste, nuk na ka helmuar nepërka proletare, si ka ndodh me ju. Isha shtrirë nën një çadër. Po lexoja një libër. Pranë meje, një holandez. Më thotë holandezi; Kam një muaj që po shëtit plazhet e Shqipërisë. Je i vetmi shqiptar që po shoh me libër në dorë. A po e kupton se ata që të kanë thënë ty se ne anejna jemi më të trashë se ju knejna janë ca budallenj që Zoti i rujt se s’dinë ç’thonë ?
E kuptoj Nexh atë që po më thua ti mua. Kuptoje dhe ti këtë që po të them un tya;
Sikur teksti të nuhatej, ky reportazh do vinte era vllaznim.
Dy ditë më parë, citynews publikoi fotot nga takimi mes kreu...
Tashmë dihet nga të gjithë se Koço Kokëdhimën e hoqi nga pol...
Ministri i Drejtësisë ka folur sot në Komisionin e Sigurisë ...
Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas 35-vjeçar pasi ush...
Dioni është 3 vjeç e gjysmë. Ai është diagnostikuar së fundm...
Policia e Vlorës ka arrestuar në ambientet e spitalit drejtu...
Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas 41-vjeçar për shka...
Jetesa në kryeqytetin shqiptar, një të huaji i kushton më sh...
Dy persona u arrestuan në pikën kufitare të Kapshticës pasi ...
Të gjithë e dimë se të bësh ushtrime të mban trupin në formë...
Mafia ruse po bëhet gjithnjë e më aktive në Gjermani. Ajo po...
Fitimet vjetore nga tregtia e paligjshme e drogave në Shqipë...
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të ...
Policia Kufitare e Kapshticës ka arrestuar dy persona pasi u...
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një shtetas 18-vjeçar pa...
Kodi i ri i Hekurudhës tashmë ka mbërritur në tavolinën e qe...
Një nga themeluesit e Partisë Socialsite, Sabit Brokaj, ka k...
Mbrojtja karshi diellit merr një rëndësi të lartë në muajt e...
...
Samsung ka prezantuar telefonin e tij më të ri, të quajtur G...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...