web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritet pakënaqësia për situatën ekonomike në Shqipëri

11 Korrik 2016, 14:33, Aktualitet CNA

Situata ekonomike në vend, ka bërë që një numër i madh qytetarësh shqiptarë të jenë

Pakënaqësia për situatën ekonomike në vend është rezulton të jetë rritur në vitin 2016. Lajmi bëhet i ditur nga ?EUNACAL?, e cila përmes një sondazhi të kryer në Shqipëri, arriti në konkluzionin se perceptimi negativ i qytetarëve shqiptarë për ekonominë është rritur ndjeshëm nga ai i vitit të shkuar. Për sondazhin janë marrë në pyetje qytetarë me bindje politike të majta, të djathta dhe të qendrës.

Nga qytetarët me bindje të majta rezulton se pakënaqësia për situatën ekonomike është rritur me 13% krahasuar me vitin 2015. Sot, 60% e të anketuarve me bindje të majta janë shprehur të pakënaqur nga situata ekonomike.

Nga qytetarët me bindje të djathta rezulton se 78% e të anketuarve, janë shprehur të pakënaqur me situatën ekonomike. Në krahasim me vitin e kaluar, pakënaqësia për situatën ekonomike tek të djathtët është rritur me 7%.

Me po të njëjtin rritëm është rritur pakënaqësia edhe tek personat që janë të pozicionuar në qendër. Nga sondazhi rezulton se 87% e tyre janë të pakënaqur me situatën ekonomike. Krahasuar me një vit më parë, numri i të pakënaqurve tek ?qendra? ishte 7% më i ulët./citynews

 





Lajmet e fundit nga