Thaçi: Gjenocidi në Srebrenicë tronditës edhe sot
Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka kujtuar 11 korrikun...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi priti në takim zyrtar Ministrin e Punës dhe Cështjeve Sociale të Maqedonisë, z. Dime Spasov. Mes dy ministrave u konfirmua vullneti për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve tona. Zhvillimi i tregut të punës, bashkëpunimi për cështjet sociale, bashkëpunimi në fushën e arsimit profesional, bashkëpunimi rinor ishin disa nga cështjet që u diskutuan në takimin mes z. Klosi dhe homologut maqedonas.
Mes dy ministrave u nënshkrua marrëveshja e sigurimeve shoqërore. Marrëveshja njeh vitet e punës për qytetarët shqiptarë që punojnë në Maqedoni dhe anasjelltas, njeh vitet e punës së qytetarëve maqedonas që punojnë në vendin tonë.
Marrëveshja do të zbatohet për skemën e sigurimeve shoqerore dhe konkretisht për përfitime financiare për:
– sëmundje, për personat e punësuar;
– barrëlindje, për personat e punësuar dhe të vetëpunësuar
– aksidente në punë dhe sëmundjet profesionale për personat e punësuar
– pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, për personat e punësuar, të vetëpunësuar, si dhe për punëdhënësit
Ministri Klosi deklaroi se marrëveshja do të nxisëe bashkëpunimin në tregun e punës mes dy shteteve, dhe vjen në kuadër të një pune të madhe që MMRS po bën me të gjitha shtetet ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë në Europë e më gjerë.
Ministri Maqedonas i Punës dhe Cështjeve Sociale z. Dime Spasov gjithashtu deklaroi se nënshkrimi i marrëveshjes do të nxisë lehtësinë e levizjes së punonjësve të të dyja vendeve.
Bashkëpunimi në fushën e arsimit profesional do të jëtë një tjetër cështje shumë e rëndësishme mes dy vendeve, sikundër edhe bashkëpunimi rinor përmes projekteve të përbashkëta në kuadër edhe të marrëveshjes për ngritjen e zyrës së parë rinore rajonale në Tiranë.
Ministri Spasov ftoi ministrin Klosi për vizitë zyrtare në Shkup në muajin tetor, ftesë të cilën ministri Klosi e mirëpriti me kënaqësi.
Më poshtë deklarata e plotë për mediat e ministrit Klosi dhe ministrin maqedodas z. Spasov, pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Ministri Klosi:
I nderuar z. Ministrër Spasov, mirëserdhet në Tiranë, mirëserdhet në Shqipëri, mirëserdhet në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Vizita juaj në Tiranë konfirmon edhe njëherë vullnetin tonë për marrëdhënie të mira fqinjësie e bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona. Sapo jam kthyer nga Samiti i Parisit, së bashku me kolegun maqedonas, në praninë e 6 Kryeministrave të rajonit dhe të liderëve evropianë, ku firmosëm marrëveshjen e ngritjes së zyrës së bashkëpunimit rajonal rinor, iniciativë e re dhe shumë reale për bashkëpunimin e politikave rinore në rajonin tonë. Mendoj që dhe vizita juaj menjëherë pas kwsaj firmosje, është në shërbim të këtij misioni. Respekt për njëri ? tjetrin, komunikim e bashkëpunim mes njëri ? tjetrit dhe politika të përbashkëta ndërmjet vendeve tona.
Duhet ë të kemi shumë mirë të qartë që dy vendet tona janë dy vende të cilat realisht kanë shumë për të bashkëpunuar dhe mendoj që kjo sidomos në tregun e punës, ku ne do duhet që të rakordojmë gjithmonë e më shumë institucionet tona të politikave të punësimit për të patur një politikë të qartë në vendet e rajonit. Edhe në Samitin e Parisit e theksuam se kualifikimi në një treg të përbashkët të punës është një armë shumë e fortë e rajonit tonë me kaq shumë probleme.
Jam shumë i sigurt që kjo marrëveshje administrative qw firmoswm sot, me shtetin e Maqedonisë, për njohjen e kontributeve shoqërore mes dy vendeve tona, për qindra shqiptarë që punojnë tashmë në Maqedoni dhe për të gjithë qytetarët maqedonas që kanë ardhur nw Shqipëri të punojnë, për një përiudhë të caktuar apo për të gjithë jetën, do t?u njihen tashmë vitete e punës në të dyja vendet.
Marrëveshja do të zbatohet për skemën e sigurimeve shoqwrore dhe konkretisht për përfitime financiare për:
– sëmundje, për personat e punësuar;
– barrëlindje, për personat e punësuar dhe të vetëpunësuar si, sikundër dhe për punëdhënësit;
– aksidente në punë dhe sëmundjet profesionale për personat e punësuar;
– pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, për personat e punësuar, të vetëpunësuar, si dhe për punëdhënësit
Marrëveshja me Maqedoninë për njohjen e viteve të punës, është në vijim të një pune të madhe që po behet për lidhjen e marrëveshjeve të njohjes së pensioneve me shtete ku ka një numër shqiptarësh që kanë punuar apo punojnë dhe kudo që mijëra shqiptarë kanë nevojë për njohjen e viteve të punës ndërmjet Shqipërisë dhe vendit ku jetojnë.
Pranova me shumë kënaqësi ftesën e Ministrit Spasov për të vizituar Shkupin Tetorin e këtij viti, ku ne do të kemi mundësinë të firmosim një marrëveshje të re për unifikimin e sistemit të arsimit profesional ndërmjet vendeve tona. Folëm gjatë me Ministrin Spasov, për mënyrën se si mund të binjakëzojmë sistemet tona të arsimit profesional, për të patur mundësinë e shkëmbimit. Shkëmbimit të kurrikulave, të nxënësve, laboratorëve, mësuesve, eksperiencave dhe sidomos shkollat tona në zonat tona kufituare, të jenë të hapura për nxënësit nga të dyja anët e kufirit.
Do vazhdojmë të punojmë fort që në politikat rinore që do të ngrejmë edhe në kuadër të zyrës rajonale të bashkëpunimit rinor, të kemi punësim, kualifikim dhe pwrgatitje të të rinjve të dy vendeve tona, jo vetëm për tregun rajonal por natyrisht edhe për tregun rajonal të punës.
Faleminderit z. Ministër që ishit sot në Tiranë dhe padyshim do të vazhdojmë që shkëmbimet tona të mos jenë vetëm në nivel të lartë ministror por duhet të jenë shumë më tepër në nivel institucionesh që ne drejtojmë e përfaqësojmë.
Ministri Spasov:
I nderuar Ministër i Mirëqenies Sociale dher Rinisë z.Blendi Klosi, të nderuar të pranishëm, të nderuar përfaqësues të medias, ju falenderoj për praninë tuaj. Është kënaqësi të kemi mundësinë të vizitojmë Ministrinë tuaj dhe të takohemi me ju dhe ekipin tuaj. Sot kemi nënshkruar një marrëveshje shumë të rëndësishme ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, kjo marrëveshje administrative ka hyrë në zbatim që në 1 Qershor të këtij viti. Me anë të kësaj marrëveshjeje, ne punojmë në funksion të realizimit të të drejtave të qytetarëve në plotësimin e kushteve për përfitimin e mbrojtjes sociale. Duke patur parasysh faktin që dy vendet tona janë vende fqinje dhe mike e intensiteti i lëvizjeve të qytetarwve është shumw i lartë dhe nw këtë kontekst mendoj që me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje,qytetarët tanë do të munden të lëvizin më lirshëm dhe të plotësohen mundësitë për realizimin e të drejtave të tyre.
Mendoj se nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të shërbejë në bashkëpunimin e mëtejshme dhe forcimin e saj ndërmjet dy vendeve tona në fushën e sigurimeve shoqërore. Ishte kënaqësi të bisedoja me ju për cështjet dhe problemet që kanë të bëjnë me punësimin dhe problematikat e punësimit të të rinjve.
Ju falenderoj që pranuat ftesën për të vizituar Shkupin dhe për të nënshkruar memorandumin e bahskëpunimit i cili do të shërbejë për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme.
Ju falenderoj edhe një herë për pritjen e ngrohtë.
Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka kujtuar 11 korrikun...
Edmond Haxhinasto, aktualisht ministër i Transporteve, duket...
Prokuroria ka sekuestruar pamjet filmike të deklaratave të m...
Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me gr...
Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike, duket se ka një...
Një bankë e nivelit të dytë është grabitur sot në qendër të ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për formulën e re për R...
Një bankë e nivelit të dytë është grabitur sot në qytetin Vl...
Instituti i pavarur i kërkimeve EUNACAL, ka publikuar opinio...
Divorci politik mes Koço Kokëdhimës dhe Edi Ramës, duket se ...
Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht nënkryetari i K...
Tashmë është zyrtarizuar dicorci politik mes ish-deutetit Ko...
Sipas hartës së fundit të publikuar nga Organizata WomanStat...
Zëvendës sekretarja e SHBA, Victoria Nuland, kreu dje një vi...
Mbrëmjen e djeshme Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit,...
Një aksident automobilistik ka ndodhur sot rreth mesditës në...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
Një person i dënuar në burgun e Peqinit ka vrarë veten me li...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvilloj...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...