web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Formula e re për Reformën në Drejtësi/ Rama: Habitem pse PD nuk po e pranon

11 Korrik 2016, 12:58, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për formulën e re për Reformën në Drejtësi, të propozuar nga SHBA dhe BE, e cila ka pranuar kërkesën e PD-së në lidhje me ngritjen e një komisioni ?Ad Hoc? duke parashikuar 12 anëtarë të ndarë në mënyrë të barabartë. Kryeministri Rama tha se ky propozim i ri nuk është asnjë më shumë sesa propozimi i fundit që kishte bërë PD.

?Të jeni të sigurt që as SHBA dhe as BE nuk bëjnë asgjë që cënon thelbin e kësaj reforme, formula e propozuar akomodon plotësisht një kërkesë të përsëritur dhe stërpërsëritur pa pushim të PD. Dhe unë po habitem pse PD nuk po thotë PO e lumtur.?, tha Rama

Kryeministri ka folur edhe për çështjen e vijës së kuqe, e cila duket se u shkel me propozimin e ri. Ai tha se kjo vijë e kuqe nuk është përcaktuar nga ai, por nga SHBA dhe BE.

?Sa i përket vijave, ju siguroj se unë i njoh shumë mirë ngjyrat dhe ndërkohë vija e kuqe nuk është bërë nga peneli im por është përcaktuar nga SHBA-BE dhe që ka në esencën e vet proçesin e vettingut. Për ne nuk ka qenë anjëherë problemI tek si Parlamenti do të votojë pasi kemi lëshuar 2/3, kemi rënë dakort për çdo qasje që garanton pjesmarrjen e opozitës bazuar dhe në rekomandimin e Venecias. Por thelbi është jo se kush do mbushë me ujë shishet por sa i pastër do jetë burimi prej nga uji. Pra si do të garantojmë që filtri i kandidaturave që pastaj i shkojnë Parlamentit të jetë i sigurt. Nëse filtri është i sigurt, për ne nuk ka asnjë problem tjetër.?, deklaroi kryeministri

 





Lajmet e fundit nga