Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia. Për Zvërne...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia. Për Zvërne...
Reforma në drejtësi parashikon një sërë masash për rivlerësimin dhe verifikimin e figurës të punonjësve të sistemit të drejtësisë. Ky proces është bërë i njohur si procesi i vetingut.
Qëllimi i rivlerësimit është të garantojë që në sistemin e drejtësisë do të punojnë vetëm ata që janë të kualifikuar nga ana profesionale dhe integriteti për të garantuar drejtësi të pavarur, profesionale dhe të ndershme.
Procesi synon të largojë nga sistemi të gjithë ata të cilët janë të korruptuar, të lidhur me krimin dhe që janë të paaftë profesionalisht.
Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve; ndihmësit e tyre ligjorë; dhe inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Rivlerësimi do të fillojë menjëherë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese dhe paketës ligjore në zbatim të tyre.
Rivlerësimi i të gjithë subjekteve duhet të kryehet brenda një periudhe pesë vjeçare. Fillimisht do të vlerësohen, me një procedurë të posacme, ata të cilët do të bëjnë vlerësimin e të tjerëve, pra anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Kolegjit të Apelimit (shih më poshtë).
Rivlerësimi do kryhet nga dy institucione të posaçme që do të krijohen për këtë qëllim: a) Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili do të bëjë vlerësimin e individëve, dhe b) Kolegji i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese i cili do të shqyrtojë ankesat ndaj vendimeve të Komisionit. Këto dy institucione janë shpjeguar në fund të këtij artikulli.
Rivlerësimi do të përfshijë tre drejtime: vlerësimin e pasurisë, vlerësimin e figurës dhe vlerësimin profesional.
Vlerësimi i pasurisë
Çdo subjekt do t?i nënshtrohet vetëdeklarimit dhe kontrollit të të gjitha pasurive të tyre dhe të personave të lidhur.
Subjekti duhet të justifikojë pasuritë mbi bazën e burimeve të ligjshme?burime të ligjshme konsiderohen vetëm të ardhurat e deklaruara për të cilat janë paguar taksat.
Nëse pasuria e deklaruar apo zbuluar është më e madhe se dyfishi i të ardhurave të ligjshme, personi konsiderohet fajtor dhe përjashtohet nga sistemi, nqs nuk verteton të kundërtën.
Kontrolli i figurës
Subjektet bëjnë vetëdeklarim për figurën e tyre dhe i nënshtrohen verifikimit të kontakteve të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Nëse verefikohen kontakte të tilla, individi prezumohet fajtor dhe shkarkohet, nëse nuk provon të kundërtën.
Vlerësimi i Aftësive Profesionale
Vlerësimi përfshin vlerësimin e aftësive për të gjykuar apo hetuar e ngritur akuzë, aftësive organizative, etikës dhe cilësive personale bazuar në standarde të parashikuara në ligj.
Subjekti që vlerësohet se ka mangësi të mëdha, të cilat nuk mund të korrigjohen përmes edukimit, ai shkarkohet menjëherë.
Nëse vlerësohet se subjekti ka njohuri, aftësi, gjykim ose sjellje të cekëta por që mund të riparohen, ai pezullohet dhe i nënshtrohet një programi të detyruar një vjeçar edukimi.
Hapi i parë i vlerësimit është vetëdeklarimi i subjektit, pastaj Komisioni i Pavarur i Kualifikimit verifikon vetëdeklarimet, si dhe kryen verifikime shtesë.
Komisioni do të ketë akses në të gjitha informacionet që kanë institucionet publike pa kufizim (përjashto, informacionet e klasifikuara sekret shtetëror)?përfshi të dhënat tatimore, të dhënat e pasurive të patundshme, të dhënat e bizneseve, hyrje-daljet nga vendi, etj?si dhe të dhëna të tjera si të dhëna bankare, të dhëna biznesi, etj.
Komisioni do të ketë të drejtë të intervistojë të gjithë personat që përfshihen në vetëdeklarimin e subjektit, si dhe persona të tjerë që sheh të arsyeshme. Komisioni ka të drejtë, gjithashtu, të urdhërojë individë dhe kompani t?i japin prova.
Në procesin e rivlerësimit barra e provës i kalon subjektit të rivlerësuar, që do të thotë se ai konsiderohet fajtor për çdo dyshim dhe duhet të provojë vetë të kundërtën.
Procesi i rivlerësimit të punonjësve të sistemit të drejtësisë do të ndihmohet nga një mision i posaçëm ndërkombëtar, i quajtur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Qëllimi i ONM-së është mbikqyrja e procesit të rivlerësimit, por edhe ndihma konkrete e Komisionit dhe Kolegjit me të dhëna dhe informacione dhe këshillim i tyre në procesin e vlerësimit.
ONM-ja do të përbëhet nga vëzhgues nga vendet partnere të Shqipërisë në kaudrin e procesve euro-atlantike, pra anëtare të NATO-s ose BE-së, dhe do të drejtohet nga Komisioni Europian.
Vëzhguesit duhet të kenë përvojë të paktën 15 vjeçare si gjykatës ose prokurorë në vendet e tyre.
Vëzhguesit e ONM-së do të monitorojnë gjithë procesin e rivlerësimit dhe do të kenë në dispozicion gjithë informacionin dhe dokumentet që do të kenë edhe Komisioni i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit. Në mënyrë të veçantë, dy detyrat kryesore të ONM-së do të jenë:
1. fillimisht, të ndihmojë në procesin e përzgjedhjes së atyre që do të bëjnë rivlerësimin e gjithë gjyqtarëve, prokurorëve dhe subjekteve të tjera që do të rivlerësohen?duke i ofruar Avokatit të Popullit rekomandime për kandidatët për anëtarë të Komisionit të Kualifikimit, për gjyqtarë të Kolegjit të Apelimit dhe për Komisionerë Publikë;
2. pastaj, t?i ofrojë Komisionit të Kulaifikimit të dhëna, gjetje, prova, fakte dhe mendime në procesin e verefikimit të lidhjeve apo kontakteve të subjekteve me njerëz të përfshirë ne krimin e orgamizuar?pra, praktikisht do të gjurmojnë lidhjet e subjekteve me krimin jashtë vendit dhe të dhëna të tjera që lidhen me jashtë.
Institucionet që do të bëjnë vlerësimin
Procesi i rivlerësimit do të realizohet nga tre institucione të posaçme: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Komisionerë Publikë, dhe Kolegji i Apelimit. Ata do të ndihmohen nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i shpjeguar më sipër.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të funksionojë si organ gjykues dhe do jetë i përbërë nga katër trupa të përhershme gjykuese me tre anëtarë secili.
Komisionerë Publikë
Pranë Komisionit do të veprojnë edhe dy Komisionerë Publikë të cilët do të përfaqësojnë interesin publik në procesin e verfikimit dhe do të kenë të drejtën të ankimojnë vendimet e Komisionit. Pra, në rast se komisioni vlerëson pozitivisht një gjyqtar a prokuror dhe Komisioneri Publik mendon se vendimi është i gabuar, ai ka të drejtë ta ankimojë vendimin në Kolegjin e Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese.
Anëtarët e Komisionit gëzojnë statusin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.
Kolegji i Apelimit
Kolegji i Apelimit do të përbëhet nga shtatë gjyqtarë dhe do të jetë organi i vetëm gjyqësor që do të shqyrtojë ankimet kundër vendimeve të Komisionit. Kolegji do të vendosë në trupa gjykuese me pesë anëtarë.
Anëtarët e Kolegjit gëzojnë statusin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Procesi i përzgjedhjes së kandidaturave për anëtarë të Komisionit, gjyqtarë në Kolegjin e Apelimit, si dhe të Komisionerit Publik do të organizohet nga Avokati i Popullit.
Procesi i grumbullimit do të jetë transparent, publik dhe i hapur për çdo kënd që dëshiron të aplikojë. Mbi bazën e aplikimeve Avokati i Popullit harton një listë emërore të kandidatëve që plotësojnë kriteret përzgjedhëse formale dhe ia dërgon atë Kuvendit, së bashku me rekomandimet e bëra nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Kuvendi duhet t?i zgjedhë anëtarët me tre të pestat e votave të anëtarëve të tij. Nëse Kuvendi nuk arrin t?i zgjedhë anëtarët brenda 30 ditësh, në ditën e 30-të, Presidenti, përzgjedh me short publik anëtarët, gjyqtarët dhe komisionerët publikë nga lista e kandidatëve të rekomanduar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Anëtarët e Komisionit, gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit, Komisionerët Publikë, si dhe punonjësit e tjerë të këtyre institucione do të jenë vetë subjekt i kontrollit të vazhdueshëm. Kusht që ata të përzgjidhen është autorizimi me shkrim nga ana e tyre i kontrollit vjetor të pasurisë, kontrollit të vazhdueshëmtë llogarive të tyre bankare si dhe monitorimin e komunikimeve të tyre, përfshi telefonatat, emailet, mesazhet etj.
Deklaratat e pasurisë së tyre bëhen publike/ EXIT.al
“Nuland ‘shkarkon’ Ambasadorin Lu” Kështu e nis komentin e t...
Rënia e ndjeshme e interesave për kursimet nuk është më një ...
Kryeministri Edi Rama priti sot Ndihmës/Sekretaren e Shtetit...
Qytetarët që kanë udhëtuar në aksin Lezhë-Milot gjatë orëve ...
Edmund Cooper ka qenë njëri nga shkrimtarët më të shquar të ...
Kevin Bajraktari gjithashtu përfundoi nder 15 te paret nga m...
Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Një grua rreth 50 vjeçe u përfshi në një aksident të rëndë r...
Një evazion fiskal nga ana e njerëzve të lidhur me pushtetin...
Në Gjermani po diskutohet më në fund tema e dezinformimit në...
Përgjatë dy viteve të fundit beteja më e madhe publike e qev...
Palau është një arkipelag që përbëhet prej rreth 350 ishujve...
Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland në nj...
Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit Victoria Nuland ka de...
Gazetari i citynews ne Lalz, u interesua sepse Meta nuk prit...
Nuk jam parashikues i madh, por për dreq me kanë dalë disa h...
Tempulli Akshardham (Swaminarayan Akshardham), në New Delhi,...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njëherëz edheKryetar i LSI-s...
Fatmir Xhafaj prej disa javësh, shkon në punë me një automje...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...