Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha mund të konsiderohet ndër opozitat më komode kundrejt skandaleve që kanë përfshirë Qeverinë Rama përgjatë mandatit të parë qeverisës. Por nga ana tjetër, Basha në cilësinë e ish-Kryebashkiakut të Tiranës, ndoshta është ndër të paktët që në rreth 1 vit pasi ka lënë mandatin nuk është akuzuar apo sulmuar nga pasardhësi i tij në Krye të Bashkisë, Erjon Veliaj.
Ky i fundit veç disa deklarimeve sporadike, nuk ka ndërmarrë asnjë akuzë konkrete ndaj Bashës, edhe pse përgjatë 4 viteve që ai drejtoi qytetin e Tiranës, shpesh herë ishte nën sulmet e vazhdueshme, deri në paralajmërimet për të denoncuar abuzimet në organin e akuzës. Por duket se palët u tërhoqën në llogoret e tyre dhe veç disa ?sulmeve të lehta? asnjë prej tyre nuk ndërmorri veprime konkrete.
Përplasja më e ashpër mes Bashës dhe Veliajt ishte ajo për ndërtimin e këndit të lojrave në Parkun e Liqenit, projekt që u kundërshtua ashpër nga shoqëria civile, opozita, madje kreu demokrat Lulzim Basha e lidhi ekzistencën e saj, me parkun.
Gjatë nisjes së punimeve të parkut, Basha do ta cilësonte si betejën për ?jetë a vdekje? në aspektin politik, por veç dy protestave, kreu demokrat u tërhoq pa dhënë asnjë shpjegim, ndërsa Veliaj përfundoi projektin e tij. Kjo është një nga pikat e errëta, të cilat kreu demokrat të paktën duhet të sqarojë sepse kjo betejë, ashtu si edhe disa të tjera, të cilat janë konsideruar si më të rëndësishmet për ekzistencën e opozitës, u ndërprenë pa dhënë asnjë rezultat.
Në anën tjetër, Erjon Veliaj, pavarësisht akuzave të artikuluara ndaj Bashës, gjatë kohës që PS ishte në opozitë dhe kreu demokrat në Krye të Bashkisë së Tiranës, nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të denoncuar në organin e akuzës qoftë edhe një shkelje ligjore, nga ato të cilat vetë socialistët kishin artikuluar.
Të njëjtën sjellje Basha bëri edhe ndaj paraardhësit të tij në Bashkinë e Tiranës, Kryeministrit aktual Edi Rama, i cili përgjatë 11 viteve që mbajti këtë post, u akuzua në pothuajse çdo vit për abuzimet, shkeljet ligjore me lejet e ndërtimit, përfitime personale, etj, por që i vetmi denoncim real kundër tij, është ai i Komisionit Hetimor Parlamentar të vitit 2003, i drejtuar në atë kohë nga deputeti i ndjerë Sokol Olldashi.
Dyshimet
Prej dhjetorit 2014, kohë kur në Shqipëri zhvilloi një vizitë Xhorxh Soros u hodhën dyshime mbi arritjen e një pakti mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kreut të PD-së Lulzim Basha. Drejtuesit e dy partive zhvilluan takimet me Sorosin, i cili nuk gjeti kohën e mjaftueshme për të zhvilluar takime me politikanë të tjerë të vend, përfshirë këtu kreun e LSI-së Ilir Meta dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha.
Nga Dhjetori i 2014 dhe deri më sot, Edi Rama në postin e Kryeministrit pati qetësinë e mjaftueshme për të qeverisur, megjithë skandalet e njëpasnjëshme që shoqëruan kabinetin e tij në 3 vitet e mandatit të parë. Opozita e drejtuar nga Basha u tregua apatike dhe përballë megaskandaleve që nisin me shëndetësinë dhe vazhdojnë me energjitikën, ekonominë, financat publike, rendin e sigurinë, dhe deri në çështjen e përgjimeve të paligjshme, apo grabitjen në pistën e aeroportit ?Nënë Tereza? të miliona eurove, PD zhvilloi jo më shumë se 3 protesta, nga të cilat dy nuk drejtoheshin kundër Ramës, por kundër Kryetarit të Kuvendit, duke krijuar përshtypjen që Basha në krye të PD-së nuk synonte rrëzimin e Qeverisë, por postin e Kryeparlamentarit.
Kjo situatë krijoi jo pak përplasje mes tij dhe ligjvënësve demokratë në mbledhjet e Grupit Parlamentar, edhe pse sa herë që ndjehej nën sulmet dhe kritikat e tyre, Basha artikulonte sulmet ndaj Qeverisë, të cilën e pagëzonte si Rama-Meta, duke shpërndarë akuzat në dy drejtuesit e koalicionit qeveritar, Kryeministrin në njërën anë dhe Kryetarin e Kuvendit në anën tjetër.
Kjo krijoi përshtypjen se Basha e kishte të vështirë të sulmonte drejtpërdrejtë Ramën, në dallim nga ish-Kryeministri Berisha, i cili në çdo debat parlamentar, pavarësisht përgjegjësive e fokusonte akuzën tek Kryeministri.
Ndryshimet në qëndrimin e mbajtur ndaj Ramës nga Basha e Berisha thelluan dyshimet për ekzistencën e një pakti të arritur pas vizitës së George Soros në Tiranë, ku siç u raportua në atë kohë multimiliarderi me origjinë hungareze, ia pati thënë në sy kreut demokrat se ndjehej i lumtur që Shqipëria kishte Kryeministër, Edi Ramën. /citynews/
Seanca parlamentare e 21 Korrikut nuk do të jetë vetëm një t...
Një 40 vjecar është vetëhedhur në humnerën e Qeparoit në Him...
Të kesh libra në shtëpi jo vetëm është gjithmonë diçka e mir...
Intervistë me Dafina Pecin, përfaqësuese e shoqërisë civile ...
Getoar Selimi ka publikuar në Instagram një fotografi prane ...
I dyti në radhë është F-22 Raptor dhe kushton 350 milionë do...
“E premte” quhet kënga që kanë sjell dy reperët. Tekstin e k...
Tarzani i jetës reale i cili jetoi për më shumë se 40 vjet n...
Vetëvrasja ekonomike e Britanisë, për të cilën u pendua menj...
Revista e njohur serbe “Svet” ka arritur të sigurojë foto-pa...
Ushtarët e ISIS kanë ekzekutuar katër futbollistë në Siri, n...
Sot ai ka qenë në Tiranë.Reperi me famë ndërkombëtare shoqër...
Policia maqedonase ka arrestuar katër persona në Shkup dhe n...
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia një shtetas shqipta...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë nga Varshava për dr...
Kokëdhima po ashtu bëri dëme të mëdha në strukturat e së maj...
Një vajzë 13-vjeçare, e raportuar e humbur në datën 2 korrik...
Specialisti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla, shprehet në...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...