web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Mero Baze/ Një kujtesë për “miqësitë” me Kokëdhimën

9 Korrik 2016, 19:22, Aktualitet CNA

Kokëdhima po ashtu bëri dëme të mëdha në strukturat e së majtës në Jug të Shqipërisë, duke tentuar të krijojë një strukturë të tij paralele me Partinë Socialiste, e fokusuar tek kontrolli mbi burimet njerëzore dhe tenderat, duke shkaktuar përçarje të mëdha. Në tre rrethet e Jugut, në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, tre kandidatët e tij për kryetar u rrëzuan nga socialistët, jo se nuk e meritonin, por vetëm se i mbështeste ai.

Falë mbështetjes që gëzonte nga raporti i tij konfidencial me Edi Ramën, ai arriti t?i imponohet Kongresit të fundit të Partisë Socialiste, duke shkelur statutin dhe duke u konsideruar delegat Kongresi, jo për shkak të mandatit të deputetit, por si i propozuar nga Vlora, çka e bën atë sot, të jetë sërisht anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste.

Ai po ashtu ishte prodhuesi i konflikteve më të mëdha me Lëvizjen Socialiste për Integrim për histori tërësisht biznesi.

Konsorciumi i tij në Xarrë të Sarandës, duke marrë tokat e ish- NB Vrinës, për llogari të një grupi rreth tij, e futën atë në konflikt me Dhimo Koten, një ish- kryetar komune dhe biznesmen, që po ashtu kultivon agrume në vreshtat e tij prej viteve ?90. Pas kësaj, Kote u afrua më shumë me LSI dhe konflikti me Kokëdhimën kaloi në nivel politik.

Në zgjedhjet e vitit 2015, ai plasi hapur. Kokëdhima mbështeste çdo kandidat që ishte kundër LSI, pamvarësisht koalicionit. Kështu, në bashkinë e re të Vurgut, ndërsa koalicioni formalisht ishte me PBDNJ dhe PS e LSI duhet të mbështesnin kandidatin e Vangjel Dules, palët u ndanë. Kokëdhima mbështeti kandidatin e MEGA-s në Finiq, dhe konflikti shkoi aq hapur, sa Meta shkonte prezantonte kandatin e Dules, që ishte normalisht në koalicion me PS, ndërsa Kokëdhima në të njëjtën orë dilte në tribunë me rivalin e tij.

Konfliktet u zgjeruan dhe në Vlorë dhe Gjirokastër, por falë faktit që Kokëdhima nuk kishte mbështetje politike, nuk bëri dëme.

Pasi Gjykata Kushtetuese i hoqi atij mandatin e deputetit, Kokëdhima u gjend papritur para një mungese autoriteti në bazë. Kokëdhima u ndje i befasuar, kur gjithë grupi socialist ngriti kartonat që ai të përballej me drejtësinë dhe Berisha u ndje keq, që i iku një nga qindra shkaqet që kishte bërë gati, për të mos votuar reformën.

Tani jemi në momentin më tragjikomik të Kokëdhimës. Ai ka ndërtuar një fabulë në kokën e tij, se si amerikanët kanë urdhëruar Edi Ramën, ta heqi nga deputet dhe se kështu do veprohet dhe pas reformës në drejtësi me të tjerë. I autosugjestionuar si çdo delirant, duke u vetëcaktuar si ?viktima? e parë e drejtësisë amerikane në Shqipëri, ai është kthyer javët e fundit në një lloj heroi për Berishën dhe kundërshtarët e tjerë të reformës, duke vajtuar fatin e tij të keq, që ja ndollën dhe gatun vetë (dhe mirë bënë). Mban nga pas një grua që ka mandat deputeti, dhe e trajton mandatin e saj si pronë private, duke garantuar kundërshtarët e reformës, se kontrollon votën e saj.

Tani, unë nuk e di çfarë do bëjë kjo zonja me votën e saj, dhe as sa punë do prishë për fatin e reformës, por di të them se Kokëdhima është kthyer në shtratin e vet, atje ku duhet të ishte, mes të frikësuarve nga ligji, drejtësia dhe ndëshkueshmëria, dhe nga ku gabimisht Edi Rama e ngriti dhe e futi brenda në Partinë Socialiste. Nëse Kokëdhima ka fuqi të jetë tutor votash femrash, le ta bëjë dhe këtë, se një drejtësi që vjen nga votë tutorësh nuk i duhet kujt.

Është i vetmi rast kur duhet të gëzohen të gjitha palët, Berisha dhe kundërshtarët e reformës që ju shtua një si vetja, dhe socialistët që shpëtuan nga një i tillë.

E shikoj si tallen me të, këta ta opozitës, si i shkelin syrin njëri- tjetrit që ?ja kanë marrë Ramës, Kokëdhimën?, se si bëjën plane tashmë bazuar mbi vizionin e Kokëdhimës. Nuk e kam zakon të citoj vetveten, po tre vjet më parë në vitin 2013, në një nga shkrimet e ashpra kundër fenomenit Kokëdhima, kam shkruar në fund se ?Edi Rama nuk ka nevojë për armiq, derisa të ketë mik Koço Kokëdhimën?. Tani siç duket nuk e ka më, dhe thjesht dua t?ua kujtoj këtë gjë miqve të rinj të Kokëdhimës të ri. Ta gëzoni! Tani as ju nuk keni më nevojë për armiq. U del Koçua!





Lajmet e fundit nga