web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hahn takon Ramën: Diskuton për reformën në drejtësi dhe integrimin

4 Korrik 2016, 16:34, Aktualitet CNA

Reforma në drejtësi dhe e ardhmja e Shqipërisë në Bashkimin Europian ishin në qendër të takimit që Kryeministri Edi Rama zhvilloi me Komisionerin për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn.

Përmes një postimi në Tëitter, eurokomisioneri e ka cilësuar sit ë mirë takimin me Kryeministrin Rama. ?Diskutuam mbi reformën në drejtësi dhe të rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian?, shkruan Hahn në Tëitter.

Gjatë qëndrimit në Francë në kuadër të samitit të Parisit, kryeministri Edi Rama është pritur në një takim edhe nga Presidenti Francois Hollande.  Takimi është zhvilluar në pallatin Elize dhe në fokus ka patur marrëdhëniet mes dy vendeve, me theks të veçantë tek ato në fushën e ekonomisë.

Në samitin mes vendeve të Ballkanit perëndimor dhe BE-së, pritet që Unioni të caktojë një sërë fondesh për të investuar në infrastrukturën e vendeve të rajonit.





Lajmet e fundit nga