Grabitja në Rinas/Aviacioni Civil: Ja 3 dështimet me masat e sigurisë nga Operatori TIA
Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC), e konsideron shumë të r...
Tani që Fahriu u bind përfundimisht se Amerika e ka shumë seriozisht punën e reformës në drejtësi, i trembur për rolin që ka patur si ndërmjetës mes PD-së dhe LSI-së për sabotimin e reformës, ai si dhelpër e vjetër e Sigurimit të Shtetit, kërkon një shteg shpëtimi, sido që të shkojë kjo histori.
Për këtë qëllim, Fahriu i ka shkruar këtë letër ambasadës amerikane.
I nderuari ambasador Lu!
Me anë të kësaj letre dua të shpreh pendimin tim të thellë për rolin që kam pasur në sabotimin e reformës në drejtësi dhe të vihem në dispozicion të plotë si dëshmitar i Byrosë Kombëtare të Hetimeve që do të krijohet, për hetimin e kësaj çështjeje.
Gjithçka nisi, i nderuari z. Lu, për shkak të një pjate me përshesh me mish keci. Unë isha i ftuar në vilën e Metës në Gjirin e Lalzit vitin e kaluar, edhe Doktori ishte në Lalëz. Unë u bëra gati të ikja se atë pasdite më kishte thirrur për kafe Ismail Kadareja te Mali i Robit, por Meta më mbajti.
-Rri Fahro më tha, mbushe barkun me përshesh me mish keci bio, se te gjirokastriti vetëm me kafe do të përcjellin.
Që të them të drejtën, shkëlqesi ambasador, unë e kam dobësi përsheshin me mish keci bio, kështu që nuk ka bëra fjalën dysh Metës, ndenja.
-Fahro,-Më tha Meta,- derisa të na lajmërojë Mona se është gati përsheshi me mish keci, a nuk hidhesh një vrap te vila e Doktorit t? i thuash se çfarë qëndrim do të mbajnë për reformën në drejtësi? Nuk dua ta pyes në telefon se ti e di që përgjohemi ne të gjithë. Thuaji nga ana ime se kjo reforma në drejtësi do të na çojë pas hekurave mua dhe atë.
Dhe unë shkova te Doktori, z. ambasador dhe e ia çova fjalët e Metës.
-E paska kuptuar mirë reformën në drejtësi ai, – më tha Doktori, mirë Fahri, më tha Doktori, shkruej përgjigjen time?
Kështu ishte mësuar që më fliste Doktori kur më diktonte editorialet e gazetës ?55? por unë ia preva shkurt:
-Doktor, nuk duhet të mbetet gjë me shkrim, ai më tha, unë ta thashë, ti më thua, unë ia them.
-Ke të drejtë Fahri, më fal se më është bërë shprehi. Mirë, kështu do të funksionojë, ti do jesh ndërmjetësi verbal.
-Po të më kërkojë Meta që t? i çoj fjalë edhe Lulit, Doktor? – i thashë.
-Nuk ka problem, ti mund të jesh edhe ndërmjetësi i tij me Metën, por në fillim duhet të vish te unë dhe të më tregosh se çfarë mesazhi i dërgon Meta atij. Jo të lutem, e di që ai do të më tregojë vetë edhe pa ma thënë ti, por kam hall se mos harron ndonjë gjë
Kështu, z. ambasador, pa dëshirën time u bëra ndërmjetës për sabotimin e reformës në drejtësi. Përgjigjia e Doktorit për Metën ishte:
-Nëse ti më mbështet indirekt por fort, unë do ta kundërshtoj hapur reformën në drejtësi. Më mirë armiq të Amerikës dhe të lirë, se pas hekurave.
Meta u kënaq shumë nga përgjigjia e Doktorit dhe tha se Doktori është burri i fjalës.
-Shko thuaji Doktorit që të më pështyjë në birucë nëse për shkakun tim miratohet reforma dhe ne të dy përfundojmë në biruca, ja kështu si po të pështyj ty Fahro tani-më tha Meta dhe më pështyu në fytyrë.
-Të hamë njëherë shef,- i thashë, -se edhe te Doktori do të shtronin drekën dhe tani do të jenë duke ngrënë.
-Shko Fahro,- më tha Meta duke ma shtyrë pjatën që e kisha mbushur me përshesh me mish keci, se ky është i nxehtë, sa të ftohet pak vete dhe vjen. Këto mesazhe nuk presin. Shko pa u tharë pështyma ime në surratin tënd që të bindet Doktori për seriozitetin e çështjes.
Dhe unë shkova dhe ia thashë Doktorit fjalët e Metës. U mallëngjye Doktori dhe i tha Zenit:
-E dëgjon, një djalë si Iliri të kisha, mëso ti prej tij. Thuaji Metës,- m? u drejtua mua Doktori pastaj,- që të më pështyjë mua në mes të Kuvendit po ta votojë PD-ja reformën në drejtësi.
Ja kështu siç po të pështyj ty Fahri. Dhe më pështyu në fytyrë. Kështu mbi surratin tim, me pështyma u vulos marrëveshja Berisha-Meta për sabotimin e reformës në drejtësi. Tani dua te laj fytyren para Amerikes.
Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC), e konsideron shumë të r...
Kryeministri Edi Rama është takuar në Paris me homologun e ...
Ai është me disa kabina, pishina dhe vaskë me hidromasazh.Di...
Ylli Dylgjeri, ish-këshilltar i Fatos Nanos, ka ironizuar pë...
Sot ai ka një kompani që vlen plotë 25 mln euro.“Kompania im...
Në shkrimin e saj, Markarian tregon se si prindërit e saj e ...
Grupi hetimor që po heton mbi grabitjen spektakolare të krye...
Historiani turk Talha Uğurluel gjatë një vizite në Lezhë tek...
Me mbi 1.49 miliardë përdorues, Facebook është një prej rrje...
Presidenti Bujar Nishani ka vlerësuar Shoqatën Çamëria me de...
Në këtë fillim të nxehtë vere, Edi Rama dhe Ilir Meta janë b...
Grabitja e kryer në aeroportin Nënë Tereza në Tiranë 4 ditë ...
Në kuadër të Samitit të Parisit, u mbajt në kryeqytetin fran...
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, është etiketuar me emra...
Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” ...
Tre makina janë përfshirë nga zjarri pak më parë në një qend...
Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim një 13 vjeçare për ...
Ka qënë ky thelbi i letrës së z.Lanti drejtuar z.Miri. Në te...
Nuk me vjen aspak keq per veten sesa per profesionin. Eshte ...
Presidenti Bujar Nishani përmes një deklarate bën të ditur s...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...