Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Kur Presidenti Barack Obama të largohet nga Shtëpia e Bardhë në muajin janar, ai do të qëndrojë në Uashington dhe do të banojë në një shtëpi që ndodhet në një lagje historike të kryeqytetit. Gazetat kanë publikuar fotografi të shtëpisë së tij të ardhshme në lagjen Kalorama të Uashingtonit, e cila ka qenë edhe shtëpia e një presidenti amerikan në të kaluarën. Kur ai të shkojë për të banuar atje, trafiku në atë rrugë do të bllokohet, por tani për tani kalohet lehtë. Tetiana Harçenko e Zërit të Amerikës përgatiti këtë material.
Kjo video satirike tregon Barak Obamën duke kërkuar një punë të re. Ai e vë veten në role të ndryshme dhe shpreson që të paktën të marrë një patentë shoferi.
Zoti Obama e ka zgjedhur tashmë se ku do të banojë familja e tij pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Ai do të zhvendoset në një shtëpi të madhe në një lagje të pasur të Uashingtonit, të quajtur Kalorama.
Kjo shtëpi llogaritet të kushtojë rreth 6 milion dollarë. Zoti Obama nuk do të blejë atë, por do ta marrë me qera, e cila do t?i kushtojë rreth 22 mijë dollarë në muaj.
Presidenti ka thënë se do të qëndrojë në Uashington që vajza e tij e vogël, Sasha, të mund të vazhdojë mësimet në shkollën ku është tani.
Lagja Kalorama është mjaft prestigjoze dhe e sigurt. Arsyeja është e thjeshtë: aty ndodhen shumë ambasada dhe banojnë ambasadorë si dhe zyrtarë të lartë të Uashingtonit.
Banorët janë mësuar me praninë e vazhdueshme të policisë dhe të shërbimit sekret. Historiani i lagjes, Steven Hansen, thotë se me ardhjen e familjes Obama kjo zonë do të bëhet edhe më e sigurtë.
“Mendoj se fqinjët do ta vlerësojnë ardhjen e Presidentit Obama në lagje. Po flitet se rruga do të mbyllet për trafikun dhe aty do të qarkullojnë vetëm banorët. Siguria do të rritet dhe banorët nuk ka pse të aktivizojnë sistemet e alarmit natën, sepse lagja do të mbrohet mirë dhe, në fund të fundit, kjo mund të ngrejë çmimet e shtëpive të tyre.?
John Horan, i cili jeton në afërsi të lagjes, e shëtit çdo ditë qenin e tij, Tiger, në lagjen Kalorama. Ai është i kënaqur që zoti Obama ka vendosur të qëndrojë në Uashington.
“Kjo nuk duhet të ndikojë shumë në lagje, sepse aty banojnë diplomatë nga e gjithë bota dhe zyrtarë amerikanë. Ata janë mësuar me idenë e forcave të sigurisë, ata e kuptojnë respektin që duhet treguar ndaj këtyre njerëzve, që kanë dhënë nga jeta e tyre për për shërbimin publik.”
Zoti Obama do të jetë presidenti i dytë amerikan që do të qëndrojë në kryeqytet pas përfundimit të mandatit. Woodrow Wilson ishte i pari. Ai jetoi në të njëjtën lagje, ku pritet të banojë Presidenti Obama.
Shtëpia e Wilsonit shërben sot si muze për vizitorët. Ajo shumë afër shtëpisë së ardhshme të familjes Obama.
“Këtu është ruajtur rreth 95 për qind e asaj që ishte dikur.?
Robert Enholm u tregon vizitorëve shtëpinë e Presidentit Wilson. Këtu ka shumë gjëra interesante për të parë, duke përfshirë mozaikë nga Vatikani, mobilie franceze dhe, në bibliotekën Wilson, një projektor të vjetër filmi.
Enholm sheh disa ngjashmëri në vendimin e presidentëve Wilson dhe Obama për të qëndruar në Uashington pas largimit nga detyra.
“Në një farë mënyre historia e shtëpisë sonë është historia e presidentëve që lënë detyrën dhe qëndrojnë në kryeqyteti për të qenë aktivë në politikë. Ky ishte padyshim një nga objektivat e Presidentit Wilson, dhe ndoshta presidenti Obama do të kuptojë se është një avantazh i madh të vazhdosh të banosh në Uashington.?
Nëse vazhdon të qëndrojë në Uashington, zotit Obama nuk i mbetet tjetër përveçse të marrë pjesë aktive në politikë, pa u shqetësuar aspak se nuk do të gjejë punë, siç shprehet në videon e tij satirike./VOA
Raimond Cani është mësues në shkollën 9 – vjeçare të fshatit...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një urim për bes...
Pas dy rasteve të para të grabitjeve të parave të bankave, p...
“Autorët e grabitjes kanë pasur informacion. Ka punonjës të ...
Këto foto tronditëse tregojnë se si Michael Jackson i ka kal...
“Dashuria” e qeverisë duket të jetë e pafundme për bunkerët ...
Në Nëntor të vitit 2014 u ftova nga Libraria e Kongresit Ame...
Policia e Malësisë së Madhe ka bërë të mundur arrestimin në ...
Grabitja spektakolare e ndodhur mesditën e djeshme ka trondi...
Këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar këngën e saj më të fund...
Ministria e Kulturës falë ngritjes së sistemit dhe metodolog...
Qëllimi i publikuar i Ministrisë së Brendshme të Austrisë: q...
Faqja në Facebook “Lolita” ka sulmuar median e Carlo Bolinos...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle është s...
Në kuadër të marrjes së masave të nevojshme për përballimin ...
Një ligjvënëse që reagon e para kur nuk i pëlqen një lajm, n...
Viktima Karafil Rapushaj ishte në pyll bashkë me djalin për...
Zëri i Amerikës ka mësuar se fondet prej 80 mijë dollarësh q...
Banka. Security, Aeroporti apo…?!! Sigurisht që një nga kure...
The Guardian ka publikuar një tabelë se si agjencitë e vlerë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...