Malësi e Madhe/ Asgjësohen 470 rrënjë kanabis, arrestohen 3 persona
Policia e Malësisë së Madhe ka bërë të mundur arrestimin në ...
Në Nëntor të vitit 2014 u ftova nga Libraria e Kongresit Amerikan në Washington DC që të flisja rreth Udhetimit të Papës Françesku në Shqipëri i realizuar më 21 shtator të po atij viti, ku unë kam mbuluar rolin e Përgjegjësit të Përgjithshëm të Strukturës Informative. Disa miq të mi kishin organizuar me Librarinë e Kongresit amerikan këtë takim dhe unë pranova me gjithë qejf ftesën për të folur. Ndër të tjerë në takim do të ishin të pranishëm edhe diplomatët e ardhshëm të Ambasadës së USA në Shqipëri që pas pak muajsh do të vinin së bashku me Zotin Donald Lu. Gjatë organizmit të takimit, kur unë ende ndodhesha në Shqipëri, kishte lindur një debat i vogël në klasën e gjuhës shqipe të këtyre diplomatëve të ardhshëm ne Departamentin e Shtetit, sepse mësueset e tyre shqiptare kishin thënë në takimet ku do vendosej nëse do të vinin apo jo në takim diplomatët se ?çfarë do një klerik në Librarinë e Kongresit amerikan e sidomos pse duhet të shkojnë diplomatët ta dëgjojnë?. Sigurisht kuptoj mësuesen e shqipes e cila në formimin e vet nuk e kishte kuptuar natyrën e lirisë në Amerikë dhe ende arsyetonte me kategori të përvetësuara tashmë në sistemin komunist shqiptar. Sigurisht diplomatët erdhën.
Takimi u krye dhe ishte një takim i bukur e i përzemërt. Më pas madje së bashku me diplomatët hëngrëm edhe drekën. Sigurisht mësueseja e tyre nuk ishte e pranishme për të mos shkelur parimet e saj laike. Të pranishmit, përfshi dipolmatët, bënë edhe pyetje e ishin të interesuar për Shqipërinë. Një ndër pyetjet që m?u bë ishte kjo: Cilat mendon se janë pasojat më të mëdha që ka lënë komunizmi në Shqipëri dhe çfarë mund të bëjë Kisha për të ndihmuar që këto pasoja të zbuten?
Në atë rast u përgjigja pak a shumë në këtë mënyrë: Mendoj se pasojat më të mëdha që ka lënë komunizmi janë dy: së pari një koncept i cunguar, pothuajse i paqenë i të mirës së përbashkët që vjen si refuzim i kolektivizimit. Kjo çon në një ndjenjë të cunguar komunitare e cila u kujton shqiptarëve kolektivin; së dyti shqiptarët janë mosbesues ndaj njëri-tjetrit, pra mungesa e ndjenjës së besimit e cila vjen nga e kaluara komuniste e spiunimit. Kjo klimë mosbesuese nxit edhe konfliktualitetin deri në majat e politikës shqiptare. Si ndihmë që mund të japë Kisha dhashë idenë e një formimi të vazhdueshëm të ndërgjegjeve, për aq sa kemi mundësi, me vlerat civile qysh në fëmijëri. Sigurisht e zhvillova më gjërë idenë time, por nuk është këtu vendi që ta shkruaj.
Menjëherë pas takimit më afrohet një grua e moshuar, që më pas mora vesh se ishte edhe ajo një nga mësueset e gjuhës shqipe të diplomatëve. Ajo, disi e irrituar, më tha: ?pse flet keq për shqiptarët, sepse ne nuk jemi mosbesues ndaj njëri-tjetrit?? Nuk e kundërshtova aty për aty, sepse e pashë që ishte e bindur në atë që po thonte, por vetëm thjesht i thashë: ?çfarë kam thënë unë është shumë pak, kur ata të shkojnë në Shqipëri do të shohin më keq akoma?. Dhe kjo është verifikuar mendoj bollshëm nga ana e tyre, mjafton t?i pyesësh.
Mendoj sot si atëherë se diplomatët, përfshi këtu edhe ata amerikanë apo europianë, ende nuk e kanë kuptuar se me kë kanë të bëjnë. Njetet e mira të atyre hasin me një mur të pashoq mbylljeje shpirtërore këtej nga ne. Prandaj mendoj që ndërhyrja e ambasadorëve të BE dhe USA në procesin e Reformës në drejtësi, por jo vetëm, është vetëm pasoja e një klase politike e cila nuk ka asht dhe nuk di të gjejë rrugën e kompromisit dhe të konsensusit të cilat janë dy fjalë të fisshme. E para do të thotë: me premtu e me mbajt së bashku fjalën e dhënë, ndërsa e dyta do të thotë me pas të njëjtën ndjesi (cum sensus) sëbashku, me ndje bashkë. Por si mund të premtohet, të mbahet fjala e të ndjehet së bashku kur mungon një nënshtrat shpirtëror? Unë mund t?i kuptoj gjithë ditën të huajt që na ndihmojnë, por një fëmijë që nuk ka vullnet të rritet është vështirë ta mësosh duke e detyruar me zor.
Inteligjentit i mjaftojnë pak fjalë apo sikurse e thonë latinët: inteligenti pauca.
Policia e Malësisë së Madhe ka bërë të mundur arrestimin në ...
Grabitja spektakolare e ndodhur mesditën e djeshme ka trondi...
Këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar këngën e saj më të fund...
Ministria e Kulturës falë ngritjes së sistemit dhe metodolog...
Qëllimi i publikuar i Ministrisë së Brendshme të Austrisë: q...
Faqja në Facebook “Lolita” ka sulmuar median e Carlo Bolinos...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle është s...
Në kuadër të marrjes së masave të nevojshme për përballimin ...
Një ligjvënëse që reagon e para kur nuk i pëlqen një lajm, n...
Viktima Karafil Rapushaj ishte në pyll bashkë me djalin për...
Zëri i Amerikës ka mësuar se fondet prej 80 mijë dollarësh q...
Banka. Security, Aeroporti apo…?!! Sigurisht që një nga kure...
The Guardian ka publikuar një tabelë se si agjencitë e vlerë...
Një ‘sherr’ virtual ka ndodhur mes deputetes demokrate Arbjo...
Konferenca per Shtyp e Kryetarit te PD Lulzim Basha per cesh...
Qeveria shqiptare ka nenshkruar sot ne Tirane marrëveshjen p...
Ministria ruse e Punëve të Jashtme dënoi sot një vendim “abs...
Një ekip ndërkombëtar i kërkimeve ka zbuluar një lokacion të...
Kështu ka deklaruar Ministri i Brendshëm ne një takim me pol...
Gjysmë shekulli më parë, në republikat e quajtura të bananev...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...