Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
hërbimi inteligjent amerikan, (CIA), ka zbardhur të tjera dokumente interesante sa i përket situatës politike në Shqipërinë komuniste. Sot, gazeta po publikon një letër të siguruar nga CIA, e cila mban datën 8 janar 1954, që ishte shkëmbyer mes anëtarëve të Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë. Bëhet fjalë për një komitet të krijuar më 1949 në Paris, me në krye Mit?hat Frashërin. CIA në disa prej dokumenteve të publikuar deri më tani ka treguar se bashkëpunonte me anëtarë të saj dhe ka siguruar një shkresë ku jepen detaje mbi rolet e grupeve rivale të Enver Hoxhës në mërgim. Po ashtu, përmes kësaj shkrese, anëtarët njoftoheshin se do të bëhej riorganizimi i grupit. Por aty janë dhënë detaje interesante sa i takon debatit të ashpër në Shqipëri nëse ballistë bashkëpunuan apo jo me pushtuesit italianë. Sipas shkresës, del qartë se anëtarët e Ballit Kombëtar kanë qenë krah italianëve e gjermanëve. Aty thuhet se ata këtej thoshin që luftonin kundër italianëve, por shumë pjesëtarë ishin në qeverinë e drejtuar nga fashistët. Edhe kur në vend erdhën nazistë ata qëndruan në qeveri. Po ashtu jepet një pasqyrë e qartë dhe për rolin e legalistëve të Ahmet Zogut. Sipas dokumentit, ata ishin bashkëpunëtorë të nazizmit pasi punonin në qeverinë e tyre. Në dokument në disa raste jepen dhe opinione të CIA ku bëhet një pasqyrë e qartë e situatës politike në atë kohë.
Aktiviteti i Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë
Pas më shumë se katër vitesh ekzistence, Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë, (NCFA) i cili ka pasur mbështetjen e qeverive të Shteteve të Bashkuara dhe Britanike, si dhe drejtim personal nga përfaqësuesit e këtyre qeverive, më në fund është njohur dhe zgjeruar. Ky transformim, me lejimin e hyrjes së dy partive dhe disa individëve të pavarur, të papërfaqësuar më parë, i duket edhe shqiptarëve si një lloj zbutjeje dhe tolerimi. Për përfaqësuesit amerikanë dhe britanikë në NCFA, një lëvizje e tillë padyshim që dukej urgjente dhe në kohën e duhur, në kuadër të përpjekjeve për eliminimin e debateve të kota që ekzistonin dhe vazhdojnë të kenë grupet e shqiptarëve në ekzil. Është gjithsesi për të ardhur keq që ky hap drejt paqësimit nuk erdhi nga vetë liderët apo predikuesit shqiptarë për sheshimin e ndryshimeve të tyre ideologjike, por u bë me këmbënguljen e miqve të tyre amerikanë dhe britanikë. Por gjithsesi kjo është diçka pozitive dhe shpresojmë që të bëhet njëfarë mësimi për trurin e shqiptarëve që kanë qenë shumë të zënë duke luftuar njëri-tjetrin edhe larg atdheut, dhe duke neglizhuar atë që duhet të ishte objektivi i tyre i vetëm, domethënë çlirimin e vendit dhe të popullit të tyre nga skllavëria e nëntë viteve të fundit.
Drejtimi i komitetit
Komiteti i mëparshëm ekzekutiv, i drejtuar fillimisht nga Mit?hat Bej Frashëri e më vonë nga Hasan Dosti, nuk ishte formuar në kushtet e një konsultimi të gjerë me emigracionin shqiptar. Por gjithsesi ishte organizata e parë e shqiptarëve në ekzil dhe u prit me entuziazëm nga të gjithë, veçanërisht nga shqiptarët e skllavëruar në mëmëdhe. Në organizatën e re, ata shikojnë prova të qëllimeve amerikane dhe britanike për të mbështetur dhe për të marrë iniciativën për t?i sjellë bukë, drejtësi dhe liri popullit të Shqipërisë. Në fillimet e tij, komiteti ishte i përbërë nga përfaqësues të dy grupeve politike të emigracionit, Balli Kombëtar dhe Legaliteti. Ndërsa Sait Kryeziu u thirr për arsye të meritave të tij gjatë luftës së fundit. Grupe të tjera u ndaluan nga pjesëmarrja në Komitet për arsye të bashkëpunimit me armiqtë e Aleatëve gjatë luftës. Asnjë shqiptar me mendje të shëndoshë nuk do ta mohonte se ky është një kriter negativ dhe bazohet ose në mosnjohje të historisë së shkurtër të Shqipërisë ose në keqinterpretime të qëllimshme të saj. Realisht, grupe të tilla politike nuk kishin ekzistuar ndonjëherë as brenda Shqipërisë, prandaj edhe ata nuk e përfaqësojnë veten si më të panjollosur apo më demokratikë sesa njëri-tjetri. Dhe mbi të gjitha, asnjëri prej tyre nuk e përfaqëson dot veten si një parti politike me rrënjët në Shqipëri. Programet e këtyre partive nuk ngjasojnë fare me ato të vendeve të tjera satelite të Bashkimit Sovjetik, prandaj këto grupe politike mund të përkufizohen si tendenca politike apo lëvizje politike. Por edhe kështu Shqipëria me popullsinë e saj prej 1.200.000 banorë nuk mund të absorbojë kaq shumë lëvizje të ndryshme. Përshkrimi i mëposhtëm i historisë së grupeve politike në Shqipëri do të na shërbejë për të hedhur dritë mbi manifestimet aktuale të sjelljes së liderëve të tyre.
Balli Kombëtar
Data e saktë e krijimit të Ballit Kombëtar nuk mund të përcaktohet, por le të themi se ishte në vitin 1941. Balli Kombëtar u krijua si një lëvizje rezistence, ose siç preferojnë ta quajnë eksponentët e saj, ?një organizatë për të luftuar armikun?, që ishte asokohe pushtuesi italian. Ky vendim erdhi si rezultat i bindjes së liderëve të tij se aksi nazifashist nuk kishte më shanse për të fituar luftën. Këta liderë ishin influencuar nga propaganda britanike e grupeve operacionale që ishte hedhur nga ajri në zonat malore të Shqipërisë. Misioni i tyre ishte krijimi i rezistencës në lidhje me lëvizjen komuniste dhe kryerja e sulmeve ushtarake kundër forcave të aksit pushtues. Në disa rajone të Jugut të Shqipërisë, njësitë e Ballit Kombëtar vepronin kundër forcave italiane në të njëjtën kohë kur përfaqësues të tyre punonin në administratën shtetërore gjatë pushtimit italian. Një shembull i gjallë i kësaj është vetë kreu i NCFA, Hasan Dosti. Gjatë pushtimit gjerman të Shqipërisë që pasoi atë italian pas kapitullimit më 8 shtator 1943, Balli Kombëtar është përfaqësuar gjithmonë në qeveri. Nga përfaqësuesit e tij, Rexhep Mitrovica, Noce Muka jetojnë ende, kurse Kol Tomara dhe Bahri Omari, janë ekzekutuar nga komunistët. Më vonë, pas largimit nga liderët e rinj komunistë të vendit, me ndihmën e gjermanëve, Balli Kombëtar nisi tentativat për të monopolizuar skenën politike të grupeve politike në ekzil. Ata e prezantonin veten si grupet e vetme të rezistencës shqiptare dhe e kanë distancuar veten nga akuzat e kolaboracionizmit me armiqtë e aleatëve. Në të njëjtën kohë, ata nisën të njollosnin të gjithë të tjerët si kolaboracionistë, diktatorë të vegjël etj. Por në thelbin e tij politik, Balli ka qenë gjithmonë aq i paorganizuar dhe konfuz, prej pazareve të dyfishta të anëtarëve sa me aleatët e sa me aksin pushtues sa që nuk u ndërgjegjësua kurrë për detyrën e tij patriotike që duhet të ishte objektivi i tij i parë. Ata nuk arritën të kuptonin nevojën e bashkimit të forcave kombëtare për shkatërrimin e komunistëve me apo pa aprovimin e Aleatëve, edhe nëse kjo bëhej me përfshirjen apo jo të kolaboracionistëve.
Legaliteti
Ky grup mund të konsiderohet si promovuesit e programit me një pikë të vetme, të fokusuar te ish-mbreti Zogu. Objektivi i tyre i vetëm është rivendosja e monarkisë, e cila u shkatërrua nga pushtimi italian i Shqipërisë në prill 1939. Ndryshe nga Balli Kombëtar, liderët e Legalitetit nuk bashkëpunuan me qeverinë italiane, por u përfaqësuan në qeveri gjatë pushtimit nazist. Mes tyre ishin Asim Abduramani, Rok Kolaj, Rok Gera, Musa Gjylbegaj e të tjerë. Në fillim të vitit 1944, pas sulmeve nga elementët komunistë, me ose pa dijeninë e misioneve britanike të Abaz Kupit, kjo lëvizje mori mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare që ishte atëherë, në formën e parave, ushqimit, armëve e municioneve. Nën kontrollin e autoritetin e Zogut, lëvizja nuk akuzoi nacionalistë të tjerë për bashkëpunim me armikun, por demonstroi shumë vullnet për bashkimin e të gjitha grupeve që tingëllonin si nacionaliste në ekzil, kundër komunistëve.
Partia e bujqve dhe katundarëve
Kjo lëvizje politike u krijua në emigracion në fillim të viteve1950. Me përjashtim të presidentit të saj Sait Kryesiu, të gjithë anëtarët kishin bashkëpunuar më parë me qeveritë pushtuese italiane e gjermane. Por liderët e saj kanë treguar vullnet në bashkimin e grupeve në një front të vetëm anti-komunist.
Ndryshimet mes grupeve politike
Cilat janë ndryshimet mes grupeve politike, partive apo çfarëdo që e quajnë veten këto grupime? A ka ndonjëra prej tyre të drejta më të mëdha apo interesa më serioze për vendin e saj sesa të tjerat? Dhe më në fund, edhe për sa kohë do të vazhdojnë ata të shikojnë vëllezërit dhe motrat e tyre në Shqipëri si objekte të lojës së tyre të vogël politike, në vend që t?i konsiderojnë si bashkë-atdhetarë të robëruar dhe njerëz që duhet çliruar. Ndryshimet parësore të grupeve të emigracionit qëndrojnë në faktin se shumica e tyre e kupton nevojën për bashkim të shqiptarëve pa dallime të grupeve apo partive, në një lidership të ndershëm dhe të aftë që t?i meritojë përgjegjësitë që i jepen. Ndërsa një grup i vogël fanatikësh dëshiron të vazhdojë mosmarrëveshjet absurde me qëllim të përfitimeve personale nga divergjencat që lindin. Asnjë prej grupeve apo partive nuk mund të pretendojë se ka më shumë të drejta mbi vendin. Çdo shqiptar, pasi të ketë plotësuar detyrimin ndaj bashkë-atdhetarëve të tij do të mund të kthehet në vendin e tij të çliruar. Atje ai do u bashkohet të tjerëve për të ndihmuar që vendi të kthehet në një shtet kushtetues, në mënyrë që të gëzohen liritë e plota dhe secili të ushtrojë profesionin e tij për të mirën e familjes dhe të shoqërisë. Por për sa kohë që grupet e ndryshme të ekzilit të lejohen të vazhdojnë fraksionimet e tyre destruktive ku secili pretendon se mbështetet nga popullata e skllavëruar shqiptare, nuk do të bëhet asnjë masë progresi drejt objektivit.
Politikat e komitetit
Sa i përket opinionit publik në Shqipëri, nëse mund të quhet opinion ajo që mbetet jashtë burgjeve e kampeve të përqendrimit, mund të konkludohet se shumica e popullsisë dëshiron çlirimin nga komunizmi, por kjo nuk do të thotë se ata kërkojnë që kjo të vijë nga duart e Ballit Kombëtar, të Legalitetit, të Independentëve apo Katundarëve. Aq sa e pamundur mund t?u duket kjo liderëve shqiptarë të emigracionit, kjo ne duhet të na shërbejë si pikënisje për çdo iniciativë realiste në lidhje me Shqipërinë. Këshilli i mëparshëm ekzekutiv i NCPA ishte bazuar në koalicionin e disa grupeve politike, qëllimi i vetëm i të cilëve ishin paragjykimet e tyre të veçanta. Gjatë një kohe katër vjeçare, ata treguan se nuk ishin të aftë të kryenin detyrat me të cilat përballeshin. Interesat e popullit shqiptar humbisnin në ngatërresën e këtyre interesave partiake që shfaqnin liderët e emigracionit. Veçanërisht e pafalshme ishte koncepti se të vetmit që duhet të merreshin në konsideratë ishin ata që kishin kaluar disa parti. Një mënyrë e tillë absurde procedure ishte rekrutimi i anëtarëve shqiptarë të kompanisë së punës Hohenbrunn në Gjermani, të cilët në vend që të bëheshin bashkë si një grup, ishin ndarë sipas standardeve të grupimeve politike ku aderonin. Shifrat e aktiviteteve të Komitetit Qendror tregonin rezultate të dobëta në shumicën e fushave. Rezultatet në fushën operacionale ishin katastrofike prandaj ky grup duket qartë se nuk meriton asnjë lavdërim.
Riorganizimi
Ky pra është gjykimi i shkruesit për aktivitetet e komitetit të mëparshëm. Nuk priten ndryshime në lidhje me arritje të së ardhmes, por mangësitë mund të jenë më të mëdha për arsye të shtimit të numrit të anëtarëve. Teksa kemi arritur në këtë pikë të observimeve negative, lexuesi mund të zgjedhë të mos i marrë në konsideratë ose të pyesë se çfarë masash alternative duhet të merren. Së pari, duhet theksuar se problemi nuk është i thjeshtë pasi është e vështirë të gjesh bashkëpunëtorë të aftë mes shqiptarëve që kanë dhjetë vjet në emigracion. Shqiptarët janë përgjithësisht shumë të lidhur me vendin e tyre, por gjithashtu adhurojnë shumë dhe diferencat dhe zënkat e vjetra mes njëri-tjetrit. Përveç disave që kanë fituar një sens vlerësimi dhe kolektiviteti, shqiptarët shumë individualistë në perceptimet e tyre shoqërore dhe nuk i kalojnë ndonjëherë lidhjet e farefisnisë. Kjo vjen prej historisë së tyre të shkurtër e të furishme, si dhe mungesës së një shteti të pavarur e kushtetues. Dhe më në fund, për arsye ekonomike, Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend satelit fillimisht i perandorisë austro-hungareze dhe kohët e fundit e Italisë. Prandaj dhe aktualisht këta shqiptarë bien nën influencën ose të SHBA ose të Britanisë.
Për arsye të kritereve të kaluara dhe precedentëve të krijuar, nuk është e mundur të ndryshohet struktura bazë e NCFA. Prandaj, për të krijuar një instrument efektiv, mendojmë se duhet krijuar një këshill prej jo më shumë se pesë personash. Ky grup do të përfaqësojë shqiptarët në emigracion dhe ata në Shqipëri si autoriteti më i lartë në ekzil. Një staf shqiptarësh të aftë dhe me eksperiencë, i kufizuar në numrin e kërkuar nga programi i NCFA, të zgjidhet prej shqiptarëve, jo vetëm nga ata në Greqi dhe Itali. Ata duhet të kenë cilësitë e përshkruara më sipër dhe emërimi i tyre duhet të varet nga ekzaminimi i aftësive dhe njohurive në fushat ku do të punojnë. Emërimet të bëhen sipas përqindjeve fetare të mëposhtme: muslimanë 70%; Ortodoksë, 20%; katolikë 10 %./SOT
Gjatë vizitës se tij në Berlin, Ministri i Transporteve dhe ...
Partia Demokratike dhe të deleguarit e Lulzim Bashës kanë dë...
Ka qënë ky shqetësimi i z.Meta shprehur autoriteteve më të l...
Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetase 22-vjeçare, is...
Policia e Cërrikut ka arrestuar një shtetas 47-vjeçar pasi k...
Ilir Meta u tërbua kur mësoi që kushëriri i tij Duçka, që e ...
Nuk ka kaluar shumë kohë që nga ngjarja e bërë publike për d...
Organizata Botërore e Shëndetësisë është kundër koncesionit ...
Policia e Shkodrës ka asgjësuar rreth 28 mijë bimë të dyshua...
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në D.V....
Vitit 2016 rezulton të jetë një vit rekord për nga korrja e...
Një aksident automobilistik ka ndodhur sot, në rrugën e Rina...
Një shtetas 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Mallakas...
Deputetët e Partisë Socialiste, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi...
Policia e Memaliaj ka asgjësuar 7280 bimë të dyshuara si kan...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u takuan për herë të parë p...
...
E vetmja gjë për të cilën ranë dakord fushata e “Qëndrimit” ...
Që nga viti 1986 Parlamenti gjerman ofron bursa për praktika...
Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ndalon së kopjuari Presidenti...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...