“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Reforma në drejtësi dhe numrat për kalimin e saj kanë rihapur një debat të njohur dhe padyshim problematik të politikës shqiptare këto 25 vjet. Atë të trafikimit të votave, ose thënë më direkt, të blerjes apo shkëmbimit të tyre me favore të tjera ekstrapolitike.
Që më 1996, kur një deputet i PS i quajtur Sali Rexhepi shkeli vendimin e partisë së tij për bojkot të Parlamentit dhe u ul në vendet që i takonin opozitës së athershme, ky ka qenë një fenomen i pandarë dhe padyshim negativ i demokracisë shqiptare në këtë çerek shekulli. Si të gjitha fenomenet e shitblerjen dhe të favoreve të pamerituara, ai ka qenë kryesisht fenomen i përfaqësuesve të opozitës. Thënë ndryshe, mazhoranca, me mjetet e saj, ka pasur thuajse gjithnjë mundësinë të peshkojë vota pirate dhe jo përfaqësuese në anën kundërshtare për të zgjidhur problemet apo ngërçet politike të krijuara në momente të caktuara.
Fenomeni duket se po përsëitet (së paku verbalisht) në rastin e reformës në drejtësi. Të dyja palët janë përfshirë në këtë diskutim duke pasur qëndrime dhe deklarime të kundërta. Mazhoranca dhe një pjesë e ndërkombëtarëve i janë drejtuar deputetëve të opozitës duke ju kërkuar atyre që të votojnë ligjin, mbi bazën e bindjeve dhe vullnetit të tyre personal, nëse nuk gjendet konsensus. Nga ana tjetër, PD ka deklaruar se nëse kjo gjë ndodh, stabiliteti i parlamentit do të kërcënohet realisht. Padyshim, të dyja palët janë të pasinqerta dhe përgjegjëse për këtë fenomen negativ që po tenton të përsëritet.
E para, mazhoranca po tenton të mashtrojë opinionin duke shitur si votim parimor, një devijim për interesa të disa deputetëve të opozitës (gjithnjë nëse këta janë të gatshëm ta bëjnë këtë gjë). Ajo e di shumë mirë që ai deputet që voton në kundërshtim me vendimin e partisë e bën këtë jo sepse ka bindjen që po i shërben vendit; jo sepse beson se sistemi të nesërmen do bëhet më i mirë dhe as se kjo është një betejë parimore e tij apo e saj. Ai e bën nën presionin e mazhorancës apo në shkëmbim të favoreve të saj. Emrat e përfolur si të gatshëm ta votojnë janë shumica njerëz që as e njohin reformën në drejtësi dhe as kanë kërkuar kurrë, në mbledhjet e partisë që vetë PD të mbajë një qëndrim të ndryshëm. Nëse ata shkojnë ta votojnë direkt në sallë, pa e tentuar asnjëherë të vetme ta bindin partinë për të ndryshuar mendim, pa asnjë betejë paraprake argumentash, do të thotë se ata janë pjesë e një skenari trafikimi. Një prej formave më negative të demokracisë.
Nëse dikush nga opozita e ka vërtet betejë parimore; nëse dikush është i bindur që reforma duhet të bëhet dhe nuk do të votojë kundër saj, e ka fare të thjeshtë. E para ai ose ajo duhet të bëjë një betejë të vërtëtë në parti, me argumenta dhe me teza bindëse se përse kjo reformë duhet të kalojë. Nëse kjo betëj dështon, në vend që të votojë kundër vendimit të partisë me të cilën nuk është dakort, ai të dorëzojë mandatin e deputetit dhe të vijojë jetën e tij. Së paku në këtë rast nuk ka mbi supe peshën e një vendimi që në asnjë rrethanë nuk do ishte korrekt.
E dyta, vetë opozita nuk është e sinqertë kur deklaron se trafikimi i deputetëve do sjellë destabilitet. Edhe kjo mund të ndodhë, por aktualisht, kjo opozitë dikur në mazhorancë zgjodhi President të vendit nënkryetarin e saj me 6 vota të trafikuara në 2007; po ashtu më 2013, pas largimit të LSI nga qeverisja, e siguroi për pak kohë mazhorancën po në këtë mënyrë. Ky fenomen ka qenë stil loje në politikën shqiptare dhe PD ka qenë si përfituese më 1996, 2007 dhe 2013 aq edhe viktimë e saj si psh në 2003. Ndaj nëse PD kërkon që ky fenomen të mos përsëritet, duhet të njohë përgjegjësinë e saj dhe të kërkojë falje. Edhe pse, në këtë rast ka plotësisht të drejtë. Trafikimi i votave është një fenomen negativ dhe jo shumë larg, për të mos thënë shumë i ngjashëm me vjedhjen e tyre?/opinion
Pas paçes në një ambjent shoqëror si një rit supersticioz i ...
Dyshimet e dy tre gazetareve se po krijohet nje celule ” ant...
Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Pol...
Moderatori i emisionit “E diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea ës...
Nënkryetari dhe Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokra...
Në Spanjë partitë analizuan rezultatin e zgjedhjeve të parak...
Tre hetime të veçanta të hetuesve italianë çmontuan një orga...
Tabloidi Dailymail ka publikuar imazhet e njërit prej atenta...
Sot dynjaja po gajaset me sms-të e një idjoti, që shteti, dm...
Kontrolli i Lartë i Shtetit nga një auditim në Bashkinë e Ti...
Ka bërë bujë kjo deklaratë e z.Taku Ngjela, në Selinë e part...
Policia turke dyshon se ” truri i sulmit” në aeroport “Atatu...
Një një postim në rrjetet sociale ish-gazetari Agim Xhafka k...
Armina Mevlani ka publikuar nje set me fotografi ku ajo kopj...
Xhuma Shëpi. Nga Bilishti. Datëlindja 1958. Ka marrë penën. ...
Lana jo. Jo Lana. Me gjithato ujra, ura, tuba, gjiriza, lavi...
Ka zgjatur vetëm 2 orë kapardisja e z.Leskaj me punë e tij p...
Ish-deputeti socialit i akuzuar nga opozita dhe i dorëhequr ...
Është viti 2036. Njerëzit e klonuar do të ecin mbi tokë, int...
Nuk kanë të sosur telashet për zonjën Merkel, të parën e Gje...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...