Foto+Video/ Shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë në Itali, i “tradhëton” një ‘selfie’
Tre hetime të veçanta të hetuesve italianë çmontuan një orga...
Në Spanjë partitë analizuan rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme. Zgjedhësit spanjollë i dhuruan papritur një rezultat të mirë kryeministrit konservator, Rajoy. Por formimi i qeverisë nuk do të jetë më i lehtë për të.
Njeriu i ditës është Mariano Rajoy. Ai del para shtypit, pas një mbledhjeje të kryesisë së partisë. Sytë i janë zvogëluar, me sa duket ka fjetur pak. “Qytetarët na thanë, atë që na patën thënë në dhjetor: shkëmbehuni me njëri-tjetrin, flisni me njëri-tjetrin dhe merruni vesh! Partia Popullore është edhe më tej e gatshme për këtë. ” Rajoy shtoi se “Spanja ka nevojë tani për një qeveri të fortë, e cila të gëzojë besim brenda dhe jashtë vendit, që të sjellë stabilitet në Evropë – gjë që pikërisht tani është kaq e rëndësishme”.
Por krerët e partive i kanë këmbyer mendimet dhe kanë folur me njëri-tjetrin tashmë: për muaj me radhë – pa rezultat. Rajoy-n kjo nuk e dëmtoi, përkundrazi: këtë herë janë më shumë spanjollë që i kanë dhuruar besim atij. Por nëse këtë besim atij do t’ia dhurojnë edhe politikanë të partive të tjera, kjo është e diskutueshme. Zëdhënësi i socialistëve, Antonio Hernando e bëri të qartë pozicionin e partisë së tij. “Ne nuk do ta mbështesim zotin Rajoy, kur të dojë të zgjidhet. Ne as nuk do të abstenojmë. Zoti Rajoy duhet të kërkojë vetë mbështetje te aleatët e tij, për të arritur të zgjidhet.”
Problemi është Rajoy vetë
Një koalicion i madh me Mariano Rajoy është për socialistët një gjë e pamundur. As Albert Riviera, prej liberalëve Ciudadanos nuk do të hyjë në qeveri me Rajoy. Këtë ai e bëri të qartë sërish të hënën.
Rajoy është i lidhur shumë ngushtë me skandalet e korrupsionit të partisë së tij, shumë e thellë është antipatia kundër kryetarit të konservatorëve. Në fakt duket se para së gjithash është personi Rajoy ai që e pengon dakordimin. Casimiro Garcia, analist politik nga Madridi është i qartë.
“Po të varet vetëm nga personi i tij, që Spanja të ketë një qeveri të fortë dhe të qendrueshme, atëherë Rajoy do të japë dorëheqjen. Për këtë unë vë bast! Një koalicion i madh mua më duket më i mundur se gjashtë muaj më parë. Por çelësi është Rajoy.” Vetë Rajoy u pozicionua të martën (28.06.) për pyetjen, nëse e përfytyron ai që në rast nevoje të hapë rrugën për të tjerët. “Partia Popullore mori tetë milionë vota dhe 50 vende më shumë se forca e dytë politike në Parlament. Ne do të flasim me partitë e tjera. Por do të ishte kryetari i parë në histori, që fiton një zgjedhje dhe të cilit të tjerët i kërkojnë pastaj që të largohet,” tha ai.
Rajoy nuk i zbulon kartat. Ai ka nevojë që të mos e tregojë masën e negociueshme për të në bisedat e ardhshme. Këto biseda testimi pritet të jenë të vështira dhe të zgjasin deri vonë në verë. Politikanët do të negociojnë në kryeqytet deri sa të gjendet një zgjidhje. Sepse zgjedhje të treta – këtë e premtuan kandidatët kryesorë të të gjitha partive – nuk do të ketë./DW
Tre hetime të veçanta të hetuesve italianë çmontuan një orga...
Tabloidi Dailymail ka publikuar imazhet e njërit prej atenta...
Sot dynjaja po gajaset me sms-të e një idjoti, që shteti, dm...
Kontrolli i Lartë i Shtetit nga një auditim në Bashkinë e Ti...
Ka bërë bujë kjo deklaratë e z.Taku Ngjela, në Selinë e part...
Policia turke dyshon se ” truri i sulmit” në aeroport “Atatu...
Një një postim në rrjetet sociale ish-gazetari Agim Xhafka k...
Armina Mevlani ka publikuar nje set me fotografi ku ajo kopj...
Xhuma Shëpi. Nga Bilishti. Datëlindja 1958. Ka marrë penën. ...
Lana jo. Jo Lana. Me gjithato ujra, ura, tuba, gjiriza, lavi...
Ka zgjatur vetëm 2 orë kapardisja e z.Leskaj me punë e tij p...
Ish-deputeti socialit i akuzuar nga opozita dhe i dorëhequr ...
Është viti 2036. Njerëzit e klonuar do të ecin mbi tokë, int...
Nuk kanë të sosur telashet për zonjën Merkel, të parën e Gje...
Strategjia, siç u tha në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, sy...
Që nga viti 1986 Parlamenti gjerman ofron bursa për praktika...
Ajo njihet si “Parajsa e Bardhë” dhe përfshin tarracat të ci...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. deklaroi sot pasdite se ...
Një gjykatë në Prishtinë e dënoi me 13 vjet heqje lirie një ...
Një makinë ka aksidentuar rëndë një fëmijë në Sarandë. Ngjar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...