Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Midis eunukëve që iu shërbenin sulltanëve ishte dhe një që quhej ?eunuku i bozës?. Ky kishte detyrën që t? i servirte bozë sulltanit dhe të kujdesej për mbajtjen e bozës në gjendje të freskët. Eunuku i bozës zemërohej shumë kur kolegët e tij e quanin me tallje ?Bozë?.
Në PD kanë bërë karrierë politike dhe kanë marrë poste lloj-lloj njerëzish dhe një prej tyre është Eunnuku i Bozës. Ky emër i përshtatet jo vetëm se përafrohet me emrin dhe mbiemrin e tij real, por edhe sepse ai qëkurse ka hyrë në politikë nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka servirur bozë politike.
Në PD është krijuar bindja e çuditshme se Eunnuku i Bozës është intelektual megjithëse ai nuk ka veçse një diplomë universitare për degën e inxhinierit të tekstileve, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Eunnuku i Bozës nuk do ta kishte marrë dot as këtë diplomë, nëse nuk do të kishte shkuar në Fakultetin ku jepte mësim babai i tij. Eunnuku i Bozës shkoi si student në degën e tekstileve në vitin 1990, kur industria tekstile e ndërtuar në kohën e komunizmit kishte falimentuar me kohë. Në Shqipëri kishte kombinate tekstili dhe trikotazhi, por në dyqane gjeje një tip këmishe dhe nuk gjeje brekë. Edhe kjo industri pushoi së funksionuari në 1990 dhe punëtorët kaluan në pushim duke marrë 80% të pagës. Pikërisht në këtë kohë kur në vend nuk punonte më industria tekstile, Eunnuku i Bozës nisi studimet për inxhinierinë e tekstileve. Kuptohet se ai brez nuk mësoi asgjë, në mungesë të kësaj industrie.
E megjithatë, Eunnuku i Bozës pas pesë vite studimesh universitare u diplomua në 1995 si inxhinier tekstili dhe me mbështetjen e të atit, nisi punë si pedagog në degën e tekstilit në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Gjatë dhjetë viteve që Eunnuku i Bozës ka punuar si pedagog ai ka dhënë disa lëndë,që kanë të bëjnë me trikotazhet dhe tekstilet, për të cilat nuk kuptonte asgjë, kështu që ka kontribuar që të diplomohen injorantë me diplomë universitare si vetja e tij.
Sa i përket karrierës së tij politike, Eunnuku i Bozës është munduar që të shesë një fabul sikur ka qenë pjesëmarrës i lëvizjes studentore në dhjetor 1990, kur e vetmja gjë e vërtetë këtu është se ai ka qenë student në dhjetor 1990. Eunnuku i Bozës e nisi këtë detyrë kur Genc Pollo u grind me Sali Berishën dhe krijoi partinë e tij. Eunnuku i Bozës u bë një nga ndihmësit më të afërt të Pollos dhe njeriu që dilte në konferenca shtypi në emër të partisë për të sharë Berishën më ashpër se të gjithë. Ishte koha kur PD ishte në opozitë pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 1997.
Eunnuku i Bozës ishte i trembur se mos e largonin nga puna në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike ku ishte pedagogu më i paaftë. Prandaj ai kaloi me partinë e Pollos që atëherë shihej me sy të mirë nga PS në pushtet, se kishte përçarë opozitën. Si shpërblim që Eunnuku i Bozës u largua nga PD, atij i dhanë të drejtën të kryejë studimet në filialin e Universitetit të Nebraskës që hap në Tiranë pas ardhjes së PS-së në pushtet dhe që ishte pararendëse e universiteteve private të krijuar më pas në Shqipëri për të shitur diploma bachelor, mastera, doktoratura.
Eunnuku i Bozës mori në filialin e Universitetit të Nebraskës në Tiranë një master për administrim-biznes. Ai e bëri ciklin e studimeve për master në pesë vite (1999-2004). Me këtë, Eunnuku i Bozës e quante veten intelektual të kompletuar. Para zgjedhjeve të vitit 2005, Pollo u rikthye paturpësisht të bëjë aleancë me Berishën, për shkak të etjes për pushtet. Me këtë rast u rikthye te Berisha edhe Eunnuku i Bozës, njeriu që e kishte sharë publikisht Doktorin më tepër se Pollo.
Me ardhjen e PD-së në pushtet, Eunnuku i Bozës u emërua zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, ku drejtonte Genc Ruli. Si zëvendësministër, Eunnuku i Bozës u mundua që të abuzonte sa më tepër me pushtetin për përfitimet e tij personale. Bëmat e tij në këtë detyrë janë zbuluar pas largimit të PD-së nga pushteti në 2013.
Lulzim Basha ka një afeksion të pashpjegueshëm për Eunnukun e Bozës, ose më saktë edhe Bashës i pëlqen boza politike. Kur Basha u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës në 2011, e mori Eunnukun e Bozës në bashki si nënkryetar. Në postin e nënkryetarit të Bashkisë së kryeqytetit, Eunnuku i Bozës e tregoi veten për atë që është, nulitet i plotë.
Me rastin e zgjedhjes së forumeve të reja drejtuese në PD, pasi Basha u bë kryetar, Eunnuku i Bozës u anëtar i kryesisë së partisë dhe sekretar për organizimin, duke u bërë kështu një nga drejtuesit kryesorë të kësaj partie. Me Eunnukun e Bozës si përgjegjës për organizimin në PD, kjo parti e ka të sigurt çorganizimin. Por Eunnukut të Bozës aq i bën objektivi i tij është që të bëhet deputet në zgjedhjet e vitit 2017 dhe të sigurojë terrenin në Korçë që atje të bëhet deputeti shefi i tij i vjetër Genc Pollo. Eunnuku i Bozës, në cilësinë e të dërguarit nga qendra në zgjedhjet e PD-së në Korçë falsifikoi votat që të zgjidhej kryetar njeriu i Pollos.
Në PD duan të dinë se cilën krahinë përfaqëson, pra nga e ka origjinën Eunnuku i Bozës, i cili na paraqitet si intelektual i shquar i ardhur nga bota akademike, se ka qenë pedagog mediokër i trikotazhit. Eunnuku i Bozës në intervistat televizive që ka dhënë nuk ka parapëlqyer të flasë për origjinën e tij, siç bëjnë natyrshëm shumë politikanë. Ai herë thotë se është beratas, herë gjirokastrit dhe ndonjëherë edhe lushnjar. Në fakt mbiemri i tij, në kohë më të hershme, në fillim të shekullit të kaluar, gjendet në fshatin Koshovicë të Gjirokastrës dhe në Bubullimë të Lushnjës. Ngado që të jetë Eunnuku i Bozës, ai nuk e nderon por vetëm e turpëron vendin e origjinës së tij.
Sot në moshën 44 vjeç, Eunnuku i Bozës është një njeri që ka mbajtur shumë poste shtetërore e partiake dhe ka dështuar në të gjithë. Nëse Eunuku i Bozës ka hyrë në ekipin e ri drejtues të Bashës si një nga përfaqësuesit e të krishterëve ortodokse, kjo është për të ardhur keq se në këtë parti dhe pranë saj ka me të vërtetë të rinj intelektualë ortodoksë, me shkollim vërtet të vlefshëm dhe jo me diploma të rreme si ai, që mund ta bëjë shumë mirë përfaqësimin e këtij komuniteti dhe punën që duhet ta bëjë ai./ Shkruar nga Kastriot Myftaraj ekskluzivisht për citynews
Kryeministri Edi Rama ka vënë dje në zbatim planin B për ref...
Këngëtarja kosovare, Fjolla Morina, është aksidentuar me mak...
Nga Artan FugaPër ndeshjen me Rumaninë t’i lemë hartimet me ...
Si zbuluan Lindorët tunelin spiun nën sipërfaqen kufitareNë ...
Toka ka arritur një rekord të ri të nxehtësisë për muajin e ...
Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar gjatë kësaj të prem...
Parlamenti i Kosovës miratoi projektligjet për vazhdimin e m...
Deputeti Eduart Ndocaj ka lajmëruar themelimin e partisë së ...
Fatos Nano rrugëve të Francës duke reflektuar sesi të ndihmo...
Edhe nëse Gabriel Grada nuk do të kishte një histori krejt t...
Policia e Lezhës ka dhënë versionin zyrtar të konfliktit me...
Policia Helene ka goditur një grup të strukturuar kriminal t...
Në vijim të denoncimeve lidhur me moszbatimin e kontratave t...
Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, ka ndërruar sërish asi...
Avokati Altin Goxhaj ka deklaruar se pas helmimit të dhjetra...
Gazetari dhe analisti, Kastriot Myftaraj është shprehur se K...
Vera është sezoni i pushimeve, relaksimit, ditëve të gjata d...
Policia ka dhënë versionin zyrtar lidhur me plagosjen e tref...
Është arrestuar në Luksemburg, shqiptari Ali Qazimaj i dyshu...
Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se pronarët e hotelev...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...