Parlamenti i Kosovës miraton mandatin e ri të EULEX-it
Parlamenti i Kosovës miratoi projektligjet për vazhdimin e m...
Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar gjatë kësaj të premteje se, Shtetet e Bashkuara me shumë mundësi janë ende superfuqia e parë e botës dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me cilindo që zgjidhet president në zgjedhjet e nëntorit, por shtoi se nuk dëshiron aspak të marrë këshilla prej amerikanëve sesi duhet të jetojë ai apo edhe rusët.
Komentet e Putinit vijnë pas një periudhe acarimesh në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë, që janë minuar kryesisht nga çështje të tilla si Ukraina dhe Siria. Putin ritheksoi edhe njëherë kritikat mbi atë që ai e quajti si rol të devijuar të Shteteve të Bashkuara në çështjet e Ukrainës, ndërsa shtoi se kundërshton edhe ato që ai i konsideron si përpjekje të SHBA-ve për të penguar Rusinë të riparojë marrëdhëniet e saj me Bashkimin Europian.
Gjithsesi, pati edhe fjalë të mira për Amerikën.
?Amerika është një fuqi e madhe, ndoshta në ditët e sotme është e vetmja superfuqi në botë. E pranojmë këtë?, tha Putin gjatë Forumit Ekonomik Ndërkombëtar që zhvillon punimet në Shën Pjetërburg të Rusisë. ?Ne duam dhe jemi të gatshëm të punojmë me Shtetet e Bashkuara?.
I pyetur në lidhje me Donald Trumpin, Putin duket se kërkoi të hidhte poshtë komentet pozitive të bëra prej tij në lidhje me kandidatin republikan për Shtëpinë e Bardhë në të kaluarën, duke shpjeguar se ato janë keqinterpretuar.
Në dhjetor, Putin e përshkroi Trumpin si ?shumë pompoz, të talentuar dhe një udhëheqës absolut në garën presidenciale amerikane?. Këto komente, por edhe fjalët e ngrohta të shprehura prej Trumpit në lidhje me Putinin, shtuan spekulimet se Kremlini do të ishte i kënaqur të shihte manjatin e pasurive të paluajtshme në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Por këtë të premte, Putin tha se e kishte përshkruar Trumpin thjesht dhe vetëm si një personazh ?pompoz?.
?Ai është i tillë apo jo? – pyeti Putin duke buzëqeshur. – Nuk dhashë ndonjë vlerësim tjetër ndaj tij?.
Megjithatë, Putin shtoi se mirëpret vullnetin e mirë të Trumpit për të riparuar marrëdhëniet SHBA-Rusi. ?E çfarë ka të keqe këtu??, pyeti shefi i Kremlinit duke shkaktuar duartrokitje mes audiencës. Ai theksoi gjithashtu edhe ?marrëdhëniet e ngrohta? të tij me ish-presidentin amerikan Bill Clinton, bashkëshortja e të cilit, Hillary është kandidate e demokratëve për Presidencën amerikane.
Putin tha se, ishte mirënjohës për vëmendjen dhe respektin që Bill Clinton ka shfaqur ndaj Rusisë dhe vet presidentit të saj personalisht. Por, nuk kishte shumë për të thënë mbi Hillary Clintonin, pasi u justifikua se me të nuk ka punuar kurrë drejtpërdrejt.
Parlamenti i Kosovës miratoi projektligjet për vazhdimin e m...
Deputeti Eduart Ndocaj ka lajmëruar themelimin e partisë së ...
Fatos Nano rrugëve të Francës duke reflektuar sesi të ndihmo...
Edhe nëse Gabriel Grada nuk do të kishte një histori krejt t...
Policia e Lezhës ka dhënë versionin zyrtar të konfliktit me...
Policia Helene ka goditur një grup të strukturuar kriminal t...
Në vijim të denoncimeve lidhur me moszbatimin e kontratave t...
Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, ka ndërruar sërish asi...
Avokati Altin Goxhaj ka deklaruar se pas helmimit të dhjetra...
Gazetari dhe analisti, Kastriot Myftaraj është shprehur se K...
Vera është sezoni i pushimeve, relaksimit, ditëve të gjata d...
Policia ka dhënë versionin zyrtar lidhur me plagosjen e tref...
Është arrestuar në Luksemburg, shqiptari Ali Qazimaj i dyshu...
Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se pronarët e hotelev...
Deputeti i opozitës Dashamir Shehi ka dalë kundër propozimit...
Drafti me ndryshimet kushtetuese ka hyrë zyrtarisht në proce...
Kreu i qeverisë Edi Rama është fotografuar pak çaste më parë...
Një 50-vjeçar shqiptari i ka dhënë fund jetës teksa vuante d...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një taki...
Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi se nga auditimi i admini...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka lejuar kompaninë Anthro...
Në historinë e qeverive maqedonase ka pasur shumë ndryshim...
Pavarësisht armëpushimit, SHBA dhe Irani kanë kryer sulme ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...